KPK shkarkon kryetarin e Gjykatës së Përmetit

Leda Hysa

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Pashk Gjaçi, kryetar i Gjykatës së rrethit Përmet.

Gjaci u shkarkua për shkak se shfaqi probleme me pasurinë. Trupa gjykuese që vlerësoi figurën e gjyqtarit Gjaci përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Roland Ilia anëtar.

Pashk Gjaci ka punuar si avokat deri në vitin 2010 kur u emërua kryetar i gjykatës së Përmetit, ndërsa të ardhurat e tij të vetëdeklaruara vijnë nga puna si avokat, nga paga si gjyqtar, nga paga e bashkëshortes si dhe nga fitimet nga pronat e patundshme.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *