Në Kuvend betohen 3 deputetët e rinj, jashtë tij protestohet

Leda Hysa

Mbledhja e Kuvendit këtë të enjte shoqërohet sërish me protesta opozitare.

Nën një situatë të tensionuar jashtë sallës tre deputetë të rinj nga opozita i janë shtuar sot Kuvendit.

Ndërsa jashtë dëgjohen vuvuzelat e thirrjet kundër qeverisë, si dhe hidhen shashka Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani janë betuar në Kuvend si deputetët më të rinj.

Pak minuta para se të hynte në sallë, Gjoni përfaqësues i LSI-së u sulmua me një shiringë me bojë jashtë banesës së tij. (lexo këtu) Gjoni u shpreh se sulmi ishte porositur nga lart, por se kjo gjë nuk do ta ndalte në qëllimet e tij.

Protesta nuk do zhvillohet vetëm përballë hyrjes se Parlamentit, por është planifikuar që të bllokohen të gjitha rrugët përreth.

Ndryshe nga herët e tjera opozita ka bërë një tjetër plan që konsiston në shpërndarjen e protestuesve në 6 pika.

Sipas hartës, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: Hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.

 

 

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Nuk po don me iau mrri ymri me marre rroga
    Qonu popull rasjani flaken Shlirohuni prej poshtrakve
    qe jan kunder popullit Asnje person qe ka pase fungcion
    ne politike deri tash Kurr me i zgjegje !

    • Malok shpelle shko meso ship.Nuk just duan me shume see nje milion shqiptare dhe asnje nga nderkombetaret.Kriminele,imorale,trafikante ,parazite dhe injoranteve ju hodhi POPULLI ne plehra dy here radhazi.

    • Ti zotni ke nevoje urgjente , te fillosh punen nga kursi kunder analfabetizmit ! Njerez te tille , qe peretendojne se jane shqiptare dhe nuk dine te flasin shqip , nuk i nevojiten askujt ne kete vend !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *