Nga shumëkëmbëshat kinezë, një qetësues më i fortë se morfina

anazapta

Një substancë kimike që gjendet në helmin e një shumëkëmbëshi të zakonshëm që jeton në Kinë mund të kthehet në një qetësues më të fuqishëm se morfina.

Preparati kundër dhimbjeve nuk ka efekte anësore, përveç një reduktimi të lehtë të ndjesisë së nuhatjes.

Studiuesit e Universitetit të Queensland-it në Australi kanë zbuluar se helmi i insektit të njohur si skolopendra me kokë të kuqe ka në përbërjen e tij një molekulë që e përdor për të paralizuar prenë.

Pikërisht kjo molekulë mund të përdoret për të qetësuar dhimbjet e personave me sëmundje kronike të pashërueshme.

Studimi në fjalë është botuar në revistën shkencore “Pnas”. / Përgatiti: Gazmira Sokoli

 

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Mirë që nuk i postoni komentet të cilat tregojnë sesa pak ju ka kapluar dija, por të paktën hiqeni përcaktimin “insekt” për shumëkëmbëshin…

    • Cfare thua o shoku ?! Ai ndyresire duhet te vuaje te shtate rrathet e ferrit dhe,prap nuk shlyhen ndyresite qe ka bere.

  • Po sikur ta futësh shumëkëmbëshin skolopendra brënda shumëkokëshit tonë sali çfarë ndodh? Edhe kësaj specieje i filloka emri me “S” !?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *