Ata që e shtrëngojnë shumë rripin e pantallonave rrezikojnë të preken nga kanceri i fytit. Studiuesit skocezë besojnë se shtrëngimi i rripit i detyron acidet e stomakut të kthehen në ezofag, duke shkaktuar dëmtime të këtij të fundit, çka e rrit rrezikun e kancerit.
Studimi i kryer në Universitetin e Glasgow-t dhe Strathclyde thekson se peronat mbipeshë janë më të rrezikuar.
“Mbajtja e një rripi të shtrënguar , veçanërisht nëse jeni mbipeshë, tërheq membranën mes stomakut dhe gurmazit. Kjo bën që acidet të ngjiten lart në gurmaz”, thonë studiuesit.
Ndryshe nga stomaku, i cili është ndërtuar në mënyrë që t’i durojë këto acide, fyti mund të dëmtohet. Kjo shkakton ndjesinë e urthit, i cili në terma afatgjatë mund të kthehet në kancer të ezofagut.
Refluksi i acideve shihet si shkak i kancerit, pasi acidet e stomakut dëmtojnë qelizat e ezofagut, duke shkaktuar ndryshime. Pikërisht qelizat e ndryshuara ka gjasa të larta të kthehen në kancerogjene. / Përgatiti: Gazmira Sokoli

Obobo! Une e shtrengoj shume sepse jam barkalec dhe me bien pantallonat poshte. Po te mos e shtrengoj keq por dhe po ta shtrëngoj keq! Si i behet hallit? A ka ndonjë politikan te ma zgjidhe hallin sepse thone qe ata jane specialiste per gjithçka vetem per politike jo? Po saliu a e shtrengon rrypin? Duhet ta shtrengoje prandaj nxjer mbeturina kancerogjene nga fyti !? Kujdes sali! Lexoji keta skocezét se e hengre?
Elbasanasit jane me fat se i mbajne pantallonat pa ryp
MBANI TIRANTA NE VEND TE RIPIT QE MOS U BIJEN PANTALLONAT DHE DO DUKENI SI AMERIKANE.