Seanca e kësaj të enjte në Kuvend u mbyll pas më shumë se 6 orësh.
Në këtë seancë u miratuan dhe projektligjet, ku mazhoranca nuk arriti që të merrte dot vota nga deputetët e rinj të opozitës, pasi numri maksimal i votave ishte 78, aq deputetë sa ka mazhoranca e vetme.
Në rendin e ditës ishte për diskutimi edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2018; ndryshime në projektligjin për vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit; projektvendimin për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme dhe emërimi i anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Nëndrejtorit Ekzekutiv.
Ndërkohë që jashtë sallës së Parlamentit, opozita protestonte duke kërkuar largimin e qeverisë teksa e quajti një turp seancën e sotme plenare.



b.b/dita
