Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka shpërndarë certifikatat e para simbolike në Bashkinë e Kolonjës. Kalimi i pronësisë së pyjeve dhe kullotave tek bashkitë tashmë është realitet.
Në fjalën e tij Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi theksoi se ky projekt po zbatohet në të gjithë Shqipërinë, dhe do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në aspektin politik, ekonomik, social dhe ekologjik të vendit.
Sipas Klosit, krijimi i kësaj mundësie të re ligjore synon të frenoje deri në eliminimin përfundimtar shfrytëzimin informal të pyjeve dhe kullotave.
“Është një proces që nuk ka qenë i lehtë, proces që ka vite që projektohet por që tashmë ne kemi fillimet e para të disa rezultateve konkrete. Ne sot do të dorëzojmë certifikatat e para simbolike për bashkinë e Kolonjës duke shënuar kështu fillimin e një procesi për të gjithë Shqipërinë”
“Kryetarët e bashkive, nga sot janë posedues realë në zyrat e gjendjes civile me këto pyje dhe mund t’i shfrytëzojnë ato si pasuri të vërtetë. Sa është mundësia që kryetarët e bashkive dhe gjithë komuniteti të shfrytëzojnë këtë lëndë drusore dhe të prodhojnë nga kjo ekonomi” tha ai.
b.b/dita

Shfrytëzimi jashtëligjor i pyjeve bëhet nga firma private të cilat mbështeten nga KOKAT NË TIRANË,”Prijini”ato koka dhe do ndalojë dhe MASAKRA e Pyjeve.