55 përgjigjet e Edi Ramës

redaktor

Në të parën konferencë shtypi online, në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, si kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama iu përgjigj 55 pyetjeve të qytetarëve. Për çështjen më të nxehtë të ditës, atë të ligjit për nëpunësin civil, Rama tha se: “Ne nuk do të pastrojmë administratën nga njerëzit, por shtetin nga korrupsioni”.  Shqetësimit të qytetarëve për sistemin e drejtësisë Rama i dha këtë përgjigje: “Shumë shpejt nis punën një grup ekspertësh për të çuar më tej reformën në drejtësi”. Ndërsa për situatën ekonomike në vend shefi i qeverisë shqiptare mendon se: “Kriza e ekonomisë dhe financave të vendit është e thellë. Po përgatitemi për një ndërhyrje radikale. Do ta kapërcejmë së bashku”. Rama theksoi se formalizimi i ekonomisë do të jetë objekt i palëvizshëm i përpjekjes sonë. Pjesë e pyetjeve ishte edhe çështja e monopoleve në vend, përfshirë atë të kompanisë ajrore ‘BelleAir’. I pyetur nëse do të kallëzohen penalisht ish-pushtetarët që janë përfshirë në afera korruptive, Rama thotë: “Padyshim që po”.

 

Po flitet për një projekt të Serbisë së Madhe ku qeveria e Saliut ka marrë pjesë me konsensus në të. Pse nuk reagoni?

Nuk ka asnjë projekt të tillë, qeveria e mëparshme ka plot faje po jo këtë.

 

A do të ketë kallëzim Penal për ish-pushtetarët “në qoftë se” do të perceptohen afera korruptive?

Padyshim qe po.

 

A do të shohim siç nuk i kishim parë, dhe institucionet në nivel lokal si shkollat, universitetin?

Programi ynë dhe plani i veprimit i ministres sonë të Arsimit janë shumë inkurajues.

 

Universitetet publike janë kthyer në vatra korrupsioni, si do veproni me “sekserët” e provimeve?

Do të jemi gati për të monitoruar me thellësi e transparencë vërtetësinë e provimeve.

 

Z. Kryeministër, si do te veproni kundër korrupsionit, duke filluar nga institucionet e larta deri te ato të vogla?

Do të reformojmë strukturat dhe do të godasim të korruptuarit.

 

Kur do i vijë fundi kaosit në Tiranë? Ngado parregullsi, kaos dhe plotë me policë. Kaq vështirë të jetë rregulli?

10 ditët e para në detyrë të Ministrit të Brendshëm premtojnë shumë, jam i bindur se ne do ta kthejmë Policinë e Shtetit në detyrë.

 

Z. Rama, Matura Shtetërore sivjet = 5 provime + mesatarja= 6.100/6=16.6% vlen mesatarja në fund të 4 viteve. Priten ndryshime?

Matura shtetërore do të reformohet në funksion të konkurrencës dhe meritës.

 

Z. Rama, a do të hiqet TVSH për produktet e shportës, si të importuara apo të vendit në fillim të vitit 2014?

Ne do mbajmë zotimet tona dhe do të përgjigjemi për to një për një në fund të mandatit. Si fillim duhet të ndalim rënien e madhe!

 

Z.Kryeministër, kur do ndërrohet Drejtori i Përgjithshem i AKU-së? Do mbahen në punë njerëzit që vërtet vlejnë?

Çdo shërbëtor i këtij shteti që është në detyrë falë meritës do të qëndrojë në detyrë dhe do respektohet shumë më tepër se deri sot.

 

Zoti Rama, si prind fëmije kërkoj të na ktheni dyqanet nëpër shkolla si shërbim shumë i domosdoshëm për fëmijët tanë…

Nëpër shkolla nuk do të ketë aktivitete tregtare. Kanë rezultuar shumë problematike dhe në dëm të cilësisë së shkollës.

 

Zoti Rama, pas një kontributi 20 vjeçar për PS, me urdhër të ministres së Arsimit për heqjen e dyqaneve në shkolla mbetëm të papunë!

Dyqanet në shkolla janë një fenomen i papranueshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe edukativ të nxënësve.

 

Si do të veprohet me vendimet e marra nga qeveria e larguar, në mbledhjen e saj të fundit me dt.05/09/2013.

Kemi nisur shfuqizimet sikundër jemi zotuar publikisht dhe do të vazhdojmë.

 

Jam një qytetar nga Vlora, të cilit më është zaptuar prona private me forcë. Çfarë do bëhet me ndërtimet pa leje?

Qeveria ka bërë gati bazën ligjore për një ndërhyrje të fortë kundër ndërtimeve pa leje.

 

Çdo bëhet me protestën e studentëve të juridikut? Po me të shkarkuarit e policisë dhe shkrirjen e Gardës?

Po ndjekim me vëmendje edhe të parën edhe të dytën.

 

Z.Rama, Unaza e Re është në varësinë e Njësisë nr. 6 dhe të komunës Kashar. A do të kalohet në varësi të bashkisë Tiranë?

Është një anomali e kudondodhur dhe do ta shërojmë përmes reformës tërësore të administrimit të territorit.

 

23 Qershori dita 0. A do të thotë kjo gjithë shqiptarët njëlloj para ligjit, a do ketë më favorizime ndaj “bosave” shqiptarë?

Asnjë favorizim.

 

Cili është plani juaj në lidhje me bulevardin e ri. Çfarë do bëhet me qytetarët që po grabiten nga Basha, na ndihmoni?

Po e shohim me kujdes.

 

Për mungesë fondesh, vizioni dhe keqmenaxhimi, filmi shqiptar po kalon ditë të errëta. Çfarë politika kini ju?

Kriza e ekonomisë dhe financave të vendit është e thellë. Po përgatitemi për një ndërhyrje radikale. Do ta kapërcejmë së bashku.

 

Cilat janë hapat që keni menduar për “çlirimin e Shqipërisë” nga KLD e mafia ekzistuese gjyqësore? Apo 4 vjet pritje?

Shumë shpejt nis punën një grup ekspertësh për të çuar më tej reformën në drejtësi.

 

Kur do kemi një stadium evropian, zoti kryeministër, se e gjithë Evropa qesh me ne! Dhe çfarë do bëni për sportin…

Do ta nisim nga sporti për të gjithë. Të premtosh stadiume në kohë krizë ekonomike është një sport i të shkuarës:-).

 

Jam një banor i Vlorës, në lagjen time nuk ka ujë të pijshëm dhe asnjë rrugë të shtruar…

Do të punojmë së bashku për t’i shëruar plagët e vjetra të Vlorës e të gjithë Shqipërisë.

 

Çfarë vendimi do merrni me institucione si TVSH-ja, ATSH-ja…, etj?

Do t’ia kthejmë publikut.

 

Do të shtyni ligjin e nëpunësit civil, një precedent i rrezikshëm, çfarë ju shtyu të merrni këtë risk?

I rrezikshëm është vakuumi që krijon ligji në fjalë si i pazbatueshëm për mungesë aktesh nënligjore.

 

A do të ketë një akt të posaçëm për ata nëpunës me 20 vite në profesion që u hoqën nga puna me një letër?

Gjithkujt do t’i jepet mundësia të konkurrojë.

 

Keni deklaruar se do të zhvillohen konkurse për punësimet në administratë. Ku konsistojnë këto konkurse?

Do të ketë vazhdimisht njoftime publike sipas ligjit.

 

Kur do lirohen hapësirat publike ku lulishtet e Laprakës që bëre ti, sot Luli i ka mbush me tavolina e karrige?

Kjo është pyetje për bashkinë.

 

Keni deklaruar para zgjedhjeve që në shumë shkolla të vendit matematikën e jep një militant i partisë? Çdo bëhet?

Çdo vajzë e djalë që ka mbaruar mësuesi dhe çdokush që dëshiron të bëhet mësues do ketë shansin të konkurrojë.

 

A do mund të konkurrojmë, ne që humbëm punën, pasi kandiduam për PS, sepse znj. Nikolla tha asnjë mësues s’do largohet?

Mësuesit s’janë të partisë, po të fëmijëve e nxënësve të Shqipërisë! Koha e ngjyrimit politik të mësuesve ka mbaruar.

 

I dashur Edi, sot mora vesh që është emëruar drejtoreshë Tatimesh 1 person që s’ka fare njohuri për fushën! Mbi ç’kritere zgjedhja?

Keni informacion të gabuar, shumë shpejt rezultatet do të tregojnë vlerën e përzgjedhjes së bërë.

 

A mundet të ketë rilindje me 2 bashkëkryetarë, çfarë do të bëhet për sportin kam parë programin dhe s’kishte shumë për sportin?

Me siguri do keni parë programin e PD dhe keni parasysh PD në shumëbashkëkryetarësi:-)

 

Konkurrenca e paligjshme në biznesin privat. Ç’masa do merren nga qeveria Juaj për këtë problem?

Formalizimi i ekonomisë do të jetë objekt i palëvizshëm i përpjekjes sonë.

 

Si do zgjidhet problemi i plehrave dhe ndotjes së mjedisit. Po për ato që djegin gëlqere me plastikë e goma çdo bëhet?

Thamë do ndalim importin e plehrave dhe e bëmë që ditën e parë të qeverisjes. Një Shqipëri e pastër është ambicia jonë!

 

Pse po shkatërrohen Hekurudhat? Në çdo shtet ku ka demokraci ka hekurudha, ka 23 vjet që Shqipërinë po shkatërrojnë?

Sepse shteti ka ikur në drejtim të paditur dhe ne përditë do të punojmë pa u lodhur ta kthejmë në krye të detyrës.

 

Çfarë do të bëhet me aeroportin dhe me kompanitë e rrugëtimit. Do vazhdojë monopoli (Belle-Air)?

Goditja e monopoleve është pjesë e programit tonë. Belle Air ka një pozicion të privilegjuar dhe problematik në treg.

 

Jam oficer i nivelit të lartë në Gardën e Republikës. Ndalojeni ristrukturimin e tipit “hiq tropojanë dhe vendos tepelenas”?

Garda e Republikës është strukturë që s’e ka shoqen në botën bashkëkohore. Shkrirja e saj nevojë strukturore e shtetit.

 

Do përfitojnë nga këto legalizime edhe shfrytëzuesit e hapësirave të përbashketa tek pallatet e Tiranës?

Hapësirat e përbashkëta të zaptuara për qëllime fitimi do çlirohen.

 

Çfarë do bëni me problemin me pasaportat me Greqinë?

Po punojmë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi të trashëguar nga pakujdesia e qeverisë së mëparshme.

 

Si shpjegohet mospërfshirja e Taulant Ballës në kabinetin qeveritar kur Librazhdi doli rrethi më i votuar pro PS?

Taulant Balla është nënkryetar i grupit tonë parlamentar dhe drejtues i delegacionit tonë në Parlamentin Europian.

 

Deri kur do të vazhdojë vjedhja që çdo muaj na bën KESH dhe ujësjellës në faturat?

Normalizimi i sistemit të energjisë është prioritet shumë i rëndësishëm.

 

A keni ndonjë program për emigrantët shqiptarë?

Do të jemi më pranë emigrantëve se qeveritë paraardhëse.

 

A do ta mendoni seriozisht pastrimin me themel të administratës aktuale të Shqipërisë?

Ne nuk do të pastrojmë administratën nga njerëzit po shtetin nga korrupsioni.

 

Ndërtimet pa leje në zonën e Golemit kur do t’i hiqni? Sepse ato po e ndotin shumë plazhin?

Bregdeti do të jetë në fokusin e vëmendjes sonë.

 

Mund ta dimë çfarë do bëhet për punësimin e të rinjve dhe si do veprohet për punësimin?

Do të krijojmë hapësira të reja punësimi për të rinjtë përmes arsimit profesional, investimeve prodhuese, konkurseve reale.

 

A mendoni se duhet ndërhyrë në sistemin e arsimit në lidhje me librat që ju shpërndahen nxënësve ?

Jam absolutisht dakord.

 

Mbaj premtimin për punësim këtej nga Selenica e Vlorës po vdes populli për bukë, po hanë akoma ata njerëzit e Salës…

Qeveria s’ka mbushur ende pesëmbëdhjetë ditëshin dhe nuk ka asnjë shkop magjik për t’i ndryshuar gjërat sa hap e mbyll sytë!

 

Jam një 21-vjeçar që kam kontribuar sado pak në PS, dhe po kërkoj një takim me kryeministrin Edi Rama?

Rrjetet sociale janë një hapësirë takimi dhe ja ku po komunikojmë. Por mund edhe të më shkruani e-mail direkt.

 

Në reformimin e Policisë së Shtetit do të largohen punonjësit e Policisë me diploma falso?

Kam besim të plotë së në një kohë të shkurtër do të shohim një polici tjetër dhe do të kemi një polici me të tjerë parametra.

 

Do shkojë ndonjë nga ish-ministrat që ju akuzoni para drejtësisë apo do i falim dhe kësaj here?

Qeveria as shpall dënime as jep falje. Lufta jonë me të korruptuarit do jetë frontale.

 

Mbas sa kohësh, nën qeverisjen tuaj, do fillojmë të shohim ndryshim përsa i përket papunësisë, krimit dhe rendit?

Siguria do te vije me shpejt se sa punësimi por pas katër vitesh do ballafaqohemi me çdo zotim.

 

LSI I keni dhënë Pogradecin (emërtimin e drejtorëve: Posta, OSSH, Spital). Ku Janë konkurset/meritat?

Me LSI s’kemi ndarë qytete po përgjegjësi.

 

A do ta kontrolloni edhe bujqësinë farërat plehrat kimike helmet e ndryshme.

Është zotim i yni. Do të bëjmë për fshatin shumëçka fshatit i është mohuar në këto vite.

 

Infemierët që punojnë në Fier nëpër spitale fillojnë punë në nëntë dhe e lënë 12:00…

Nuk do vazhdojë gjatë kjo gjendje, shpejt do të shihni përmirësimet.

 

Meqë e vendosë të shkrish Gardën ku u bazove?

Në praktikat më të mira ndërkombëtare.

 

A do ndërmerrni ndonjë iniciativë që ti bëni “të zbatueshme” marrëveshjet e shqiptarëve në Maqedoni?

Jemi në mbështetje të plotë te vëllezërve tanë në Maqedoni e mbetemi të shqetësuar për moszbatimin e marrëveshjeve.

 

Sot isha në spitalin onkologjik Tirane Nënë Tereza. Doktorët janë kasap. Të shohin nga duart…

Spitali Nënë Tereza po ndryshon dhe do ndryshojë përditë pa ndalim, deri sa të bëhet një spital normal.

 

Share This Article
23 Comments
  • Pergjigjet e Edi Rames me duken shume te pergjithshme. Pyetjeve per LSI-ne nuk u ka dhene pergjigjen e vertete. Nese edi Rama nuk shikon arkt-kontrollet e kontrollit te Lart te Shtit per ish drejtoret apo ministrat e LSI kur ata ishin ne bashkqeverisje me Sali Berishen, do te thote se korrupsioni nuk do luftohet, por perkundrazi, do te marri hov. Zv.ministri i Transporteve shkoi nje ish drejtor i aviacionit i njohur si shume i korruptuar, gje qe na bind se Edi Rama i pranon propozimet e Ilir Flori metes pa asnje verifikim. Keto po na zhgwnjejne.

  • edi rama vazhdon te thote ate qe duan te degjojne ithtaret e tij mendjelehte,por ai flet per nje nivel te ulet kulturor,pa treguar se si? Sa? Kur? Ku? Me c’kosto? do te kryhen keto gjera..me lsi me 18 deputete.dhe me sorosianet e tij ta harroni rilindjen

  • Pergjigje te sakta e te prera , qe rikonfirmojne edhe nje here ate cka Edi Rama i premtoj elektoratit gjat fushates se zgjedhjeve te 23 Qershorit dhe ne programin e Qeverise te miratuar para dy javesh ne parlament. Besoj dhe shpresoj shume ne vullnetin dhe perkushtimin e Kryeministrit, per te bere me te miren per kete popull. Sigurisht rruga eshte teper e veshtire. Sali Berisha si gjithnje ka lene pas nje humnere qe eshte gati te perpij cdokend qe do guxoj ta kapercej. Por une besoj se Edi Rama guxon mjaftueshem per te kapercyer kete humnere. A nuk ishte dikur keshtu edhe kryeqyteti (nje humnere qe qelbete droge e fekale, kudo kaos urbanistik dhe pa nje cop gjelberim) kur zoti Rama ne vitin 2000 u zgjodh per ta administruar ate ? Tash, Ai dhe Qeveria ka jo vetem pervojen por edhe vizionin qe duhet per realizimin e programit. Eshte teper e nevojshme ta mbeshtesim , mirekuptojme dhe ti leme kohen e nevojshme per te deshmuar se Ai di ti kthej premtimet ne rezultate konkrete. Fillimi eshte mjaft premtues. Urime Edi Rama.

  • Edi ju pergjgijet pyetjeve si …………revolucionar……

    Eshte interesant fakti se te gjithe keta qe e mbajne veten per djathte dhe shajne Enverin gjithe diten ,
    veprojne sipas metodave te asaj kohe
    Nderkaq qe njerezit qe jane pro Enverit , nuk mendojne ne kete menyre revolucionare si keta “djathtistet”, Njerezite pelqejne Enverin per ate kohe, por metodat etij nuk i pelqejne tani

    Ai thote se ne Administrate do luftojme koruspionin, jo te heqim njerezit nga puna

    Ne demokraci pushtetet jane te dnara dhe korupsionin e luftojne mekanizmat e kontrollit te shtetit ne bashkepunim me prokurorine , nuk e lufton Kryeminsitri me shoket e tij te ……”vegjelise apo te ………bixinesit ” lol

    Dhe heqja nga puna behet per ata njerez qe jane kryesore ne institucione , sic edhe e bente Sala kur i hiqte njerezit ne tufe, se gjasme po bente reformen dhe i hidhte intelektualet ne ruge te madhe

    Edi thote diku per punen e stadiumit te ri, qe nuk do ndertojme stadium te ri tani qe nuk kemi mundesi
    _________Sic duket Edi nuke din se parate e stadiumit jane dhene nga FIFA dhe nje pjese nga qeveria jone
    dhe firma qe ka fituar tenderin do filloje ta dnertoje stadiumin e ri tek Qemal Stafa,

    ___Problemi eshte qe stadiumi te ndertohet ne nje qender te re, qe ndertimi i ketij stadiumi te perdoret si gjenerator per ritjen e biznesit te hotelve,rerstoranve , etj duke hapur me mijera vende pune

    Edi ju pergjigjet atyre pyetjeve qe i vijne per shtat, ..Une kisha bere nja 15 pyetje , por ai nuk ju pergjigj asnjeres ………
    ..por sidoqofte eshte nje ecje perpara puna e tij , pavaresisht se eshte nje pune surrogate qe ai e paraqet si demokraci te kulluar –

    Se te thuash te drejten nuk mund te kerkojme qe ta heqim qafe kaq shpejte dhe menjehere fenomenin e Sali-kracise

    Salikracia eshte nje menyre te menduari dhe te vepruari …e cila eshte bere pjese e mentaltietit te politkaneve tane
    Edhe Edi eshte nje Sali ne version me te zbutur …..

    Por ka dicka demorkacia dhe virtytet e saj

    Me mire mos i zbato fare virtytet apo “huqet” e demorkacise , se sa ti aplikosh ne menyre gjysmake,
    Se kur i aplikon ne menyre gjysmake ………ato lene nje shije shume te keqe dhe e kthejne demokracine nje nje karkature te vet vetes

    Politikanet tane kane frike nga pyetjet e veshtira, por jane pikerisht ato lloj pyetjesh qe te hapin ty ne mendje hapesira te reja ku nxitet aftesia jote per te gjetur zgjidhjen e duhur per problemet kryesore te punes tende

  • Po pse cfare prisni ju qe EDI RAMA te bente nga ato TIRADAT dhe MONO-LOGJ((loq )) ET e VAGINES .
    Nuk e njohet ju EDI RAMEN ne BASHKI 12 VJET .
    EDI RAMA i pret drute shkurt ashtu dhe sic “”MUSHKA i do DRUTE “.
    Ai filloi pune para 10 ditesh dhe ju doni qe tani te ndryshohen gjerat .
    Prisni se ai do beje me te miren sec kane bere te gjithe PUSHTERIT qe prej 1991-2013 !
    Do t’a shihni dhe nuk do te zhgenjeheni !

  • Edhe pyetjet e bëra nuk m’u dukën shume te thella! Pak ose aspak pyetje per ndertimin e institucioneve,per vendosjen e shtetit ligjor,per sigurine kombetare, per trashegimine historike e kulturore,per energjitiken(ujra,nafte,gaz,erë etj),per transparencën,per ngritjen e linjave e fabrikave prodhuese,per shfrytezimin e burimeve minerare etj.etj. Pergjigjet nuk mund te ishin me te gjata sepse do duhej kohe shume e gjate komunikimi,megjithate vura re se shume prej tyre u mungonte materializimi ne shifra,afate, tregues konkrete. Me nje fjale pergjigje te pergjitheshme. Kjo u jepte tipare propogandistike. Megjithate si hera e pare mire. Presim heren e dyte e cila nuk duhet te vonoje sepse njerzit e komunitetet kane shume probleme!

  • futja pordhes o ed ram berisha! nuk permiresohet gjendja me fjale boshe ….. me keto qe na the po e verteton se me shume gjasa edhe ti si sale krimineli do punosh per kete vend!

  • FRIKACAKUT EDI RAMA XHAFERRI

    Ne emigrantet kemi mbi pesembedhjete vjet qe nepermes Microsoft Messenger apo Yahoo Messenger flasim direct me te afermit tane ne Tirane e gjetke, kur linjat ishin ato te 14,4 bit/sec e here pas here kishte edhe nderprerje nga ngarkesa e rrjetit.
    Te kriminalizosh sherbimin e internetit per vonesen eshte nje barzelete qe mund t’ja tregosh atyre punetoreve qe po riparojne trotuaret ne hyrje te kryeministrise. Kjo menyre e komunikimit te drejt per drejte me “publikun zgjedhor” me kujton nje tjeter lider perendimor Silvio Berluskoni: edhe ai ne konferencat per shtyp gazetaret gjithnje i ka seleksionuar e bashke me ta edhe pyetjet.
    Lexova ne “ciu ciun” tend pyetjen e emigrantit dhe pergjigjen, apo me mire mos pergjigjen qe i dhe: do jemi me prane emigranteve se qeveria tjeter!
    E dime mire qe te qenit prane emigranteve, ashtu si edhe qeveria hajdute qe sapo e rrezuam, per ju do te thote te jeni me prane parave te kontributeve per pension te emigranteve, me marreveshje te fshehta e skandaloze me qeverite italiane, greke e keshtu me rradhe per tu financuar me parate tona.
    Vazhdoni edhe ju si Sali Ram Shiqere Berisha te vidhni parate tona, por mos harroni ate qe shume shpejt per veprime te tilla jashte vullnetit e deshires tone do merrni pergjigjen e merituar.
    Ne nuk finanzojme me djersen e sakrificat tona arrogantet, masonet, fondamentalistet, menefregistet e mashtruesit e besimit qe i kemi dhene.
    Tapetet per te hyre ne BE mund te kene te gjitha ngjyrat e ylberit qe jane kombinime te kater ngjyrave baze dhe te bardhes – drita, jeta e te zezes – terri, humbnera, sketerra. Shohim ne keto qendrime hapat gjigante drejt tapetit te zi per te hyre ne BE. Mos shndro potencen e emigranteve ne nje bumerang per ty e tere masonet e injorantet qe ke vetezgjedhur per te qeverisur pa pyetur njeri.
    Eshte e ndaluar, sepse jashte vullnetit dhe interesave tona, çdo marreveshje e fshehte me ministren e jashtme te Italise Emma Bonnino, e/o kush ne vend te saj ka planifikuar te vizitoje Shqiperine.
    Mendohu mire para se te besh çdo lloj veprimi qe bie ndesh me interesat jetesore te emigranteve shqiptare te sparsur ne bote.

  • Pergjigjet e pyetjeve jane te gjitha ne programin e qeverise dhe ne te mund te gjenden pergjigjet me te plota. Pergjigje teper e drejte qe hapesirat publike te zena perreth pallateve ne Tirane per qellime fitimi do te clirohen. Por kur do te filloje dhe mbaroje kjo pune, pasi po na nxijne jeten matrapazet qe kane zene hapesiren publike me tregje, depo, mure, gardhe qe kane bllokuar hyrjen per ne pallat. Pallatet i ngjajne ndertimeve mesjetare, qe vetem Europes ku duam te shkojme nuk i ngjajne. Kemi kohe qe ankohemi per to por Bashkia e Tiranes nuk vepron, pasi nuk do dhe tallet me kerkesat e banoreve, duke e trajtuar pronen publike jo sipas ligjeve te urbanistikes por sikur te jete e saj ose private. Duhet qe t’u jepet nje afat jo me teper se 30 dite qe t’i prishin te gjithe ndertimet e bera dhe t’i kthejne ne gjendjen fillestare. Ne se jo te gjobiten dhe ndiqen penalisht.

  • Drejtoresha e Tatimeve e ka mbaruar shkollen me mesatare 5.0.
    Ka fjalor te nivelit me te ulet.
    Zhgenjimi i pare nga PS. Kjo nuk eshte Rilindje. Ky quhet ridegjenerim i shtetit me figura te tilla te peshtira.

  • Do kishte mundesi ti beja dhe une nje pyetje ?
    Jo se neni 55 …ops nr 55 asnjeher nuk me ka pelqyer ..pra pyes

    TE GJITHA KTO PYETJE JANE BERE NGA SKUADRA E REPRESHISTAVE RILINDAS ?????

    RROFTE PARTIA DHE …HALEANCA !

  • DISA PYETJE THELBESORE QE KANE MBETUR PA PERGJIGJE:

    – Kur politika shqyptare do te vendose t’i heqe titujt e REZILIT diktatorit sadist Enver Hoxha qe me vendim te Kuvendit mbahet akoma si “Hero i popullit” dhe “Hero i punes socialiste”?

    – Kur do te fshihet nga lulishtja ne qender te Tiranes Piramida e Kolanceit si TURP dhe ogur i keq per shqyptaret ne syte e Botes 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit?

    – Kur Edi Rama do te ndryshoje emerin e gazetes famekeqe te Enver Hoxhes, “Zeri i popullit” qe vazhdon te frikesoje femijet ne barkun e nenes dhe u kujton mjeraneve te persekutuar tmerrin dhe horrorin e viteve te tyre te lincimit.

    – Kur politika shqyptare nuk do te festoje me datat se mbollen ZINE bolshevike ne trojet tona dhe kur Edi Rama nuk do te shkoje me te nderoje beje homazhe ne varrezat e deshmoreve te sajuar si te tille, faktikisht dhe realisht te gjithe cuba dhe vrastare te Enverit dhe Saliut ne cdo 5 maj, data famekeqe kur Enveri spiunoi dhe likuidoi me pabesi te pashoq Qemal Stafen dhe me pas e qau dhe e vajtoi, njesoj si Sali Berisha me Azem Hajdarin?

    – Kur shqyptaret do te fillojne te behen si te gjithe popujt e tjere te rajonit dhe BE-se?

    Jemi ne pritje te ketyre pergjigjeve per mese 23 vjet, ne masa gri e popullates qe votuam per ndryshimin e VERTETE dhe jo per ndryshime kozmetike.

  • A keni ndonjë program për emigrantët shqiptarë?

    Do të jemi më pranë emigrantëve se qeveritë paraardhëse.

    JOOOOOOOOO ASPAK NUK E PRANOJME!
    NE DUHET TE VOTOJME ,NE DUHET ME DEPUTETET TANE ATY VETEN TE PERFAQESOJME!
    JENI I LUTUR EDI RAMA,TE VINI ME PREMTIME REALE,KOHORE..JO KESHTU…
    MINISTRIN E JSHTME NE EMIGRANTEVE MJAFT NA DEGDISET E SORROLLATET!
    RILINDJA QE TI DO,NGA EMIGRANTET U BE DHE NDRICOJE!EMIGRANTET KANE SHPETU SHQIPERINE,KUJTO MIRE HISTORINE!MOS NA JEP UJE NE BISHT TE LUGES,POR HAPESIREN POLITIKE QE NA ESHTE MOHUAR,KURE NUK DO PRANOJME QE SI DIASPORA TE MBAROJME!I DUAM RRENJET TONA ASKUSH NUK NA I MOHON!!

  • Personalisht nuk ka cfare me duhet nje konference,virtuale ,ne 20 dite qeverisje.Besoj me shume ne kontakte te zeshme dhe jo virtuale.Qeverisjen do ta matja ne 100 ditet e para te saj,me nje gabim te pakonsidrushem.

  • KM i vendit eshte masakruar nga pyetjet e qytetareve te tij,ai i eshte pergjigjur pyetjeve ne menyre retorike.(nuk mund ti pergjigjesh realitetit me gjysem ore….BLLOF…)prandaj vihuni punes se jeni shume vone…komentet i bejme ne… se SHQIPERIA ESHTE EDHE E IMJA

  • E forte ajo pergjigjja “te premtosh stadiume ne kohe krize eshte sport i se kaluares” :):)
    Gjithsesi me gezon fakti se kjo qeveri po demonstron se ka nje vizion me te matur dhe me te pjekur per vendimarrjet e rendesishme ekonomike si dhe prioritetet ne investime publike apo nderhyrjet emergjente ne sektore kyc.

    Gazeta Dita eshte gazeta me karizmatike 🙂 🙂

  • Une personalisht i bera disa pyetje z. Edi Rama dhe nuk mu kthye pergjigje asnjehere, gjate kesaj konference shtypi, besoj se keto lloj konferencash z. Edi i ben vete per show dhe vendos gjithe punonjesit e kryeministrise te bejne pyetje e tu pergjigjet

  • 55-pergjigjjet e z. Kryeminister i lexova. Isha shume kurioz me i ditë dhe u kenaqa duke i lexue. Do te dilte nji novele shume e bukur po te kombinoheshin dialogjet: pyetje-pergjigjje me FUND te Lumtun si ne romanet e realizmit socialist. Megjithate, pergjigjjet kane seriozitet e humor qe fundin, do ta shohim ne FUND te mandatit 4-vjecar. Kesaj i thone: ” Prit gomar te dalë bar ose : ” FUNDI DALTË HAJËR!”,- ka pas thane Gjergj Mullaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *