Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas lajmit të shpalljes së njërit prej dy vëllezërve mashtrues indian Konsull Nderi i Shqipërisë.
Sipas Bushatit, nuk është në përgjegjësinë e tij të verifikojë pastërtinë e figurës.
“Sqarim në respekt të opinionit publik!
Një prej rregullave më elementare të gazetarisë dhe informimit publik në një shoqëri demokratike është verifikimi i fakteve, rregullave dhe procedurave ligjore që udhëheqin një proces, për të cilin raportohet. Sikundër kontaktimi i institucioneve dhe personave të përmendur në lajm me qëllim informimin e paanshëm dhe zbardhjen e të vërtetës. Përsa kohë kjo nuk ka ndodhur me lajmin e publikuar në Top Channel, e ndjej për detyrë të informoj opinionin publik se procedurat për emërimin e konsujve të nderit janë të përcaktuara qartë në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Në çdo rast janë agjencitë e specializuara të vendit propozues dhe atij pritës që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit. Mjafton hulumtimi i dokumentacionit për këtë rast për të kuptuar se është zbatuar në menyrë rigoroze procedura”,-shkruan Bushati.
o.p. / dita

Fjalia e Indian Bushatit: “Sikundër kontaktimi i institucioneve dhe personave të përmendur në lajm me qëllim informimin e paanshëm dhe zbardhjen e të vërtetës.” Ky mund te dije gjuhen indiane, por jo drejtshkrimin e Gjuhes Shqipe!
Po kur them une qe Rilindja ka shpikur gjuhe te re te budallenjve qe nuk thone asgje, vetem ngaterrojne dynjanem, kam te drejte, apo jo..
buda te lutem me ndihmo per etimologjin e fjales buda.
Buda is a city in Hays County, Texas, United States.
Ja paska trashur xhepin Ditziut dhe nashi del e na llap pallavra.
Njerez ordiner dhe mashtrues perfaqesojne Shqiperine duke i shpallur Konsul i Pandershem, ashtu sic jane edhe qeveritaret dhe politikanet tane.
O ju dhjefsha procedurat,agjensite,,.sidomos ato te specializuarat! Mbaj pergjegjesine aty si burre,pranoje fajin dhe trego perse e bere?Dijne Agjensite e Specializuara se ke do te shpallesh ti konsull?Le qe ku kemi ne Agjenci te Specializuara?Lloqe,lloqe te specializuara keni me shumice dhe pakice.,,shkresurina sa te duash,po mire qe s`i vajti mendja Bin Ladenit te behej konsull i Shqiprise!
Ate Gurune e gruas se Gjiknurit,ku e keni emeruar Ambasador?
Eshte nje agjensi e panjohur te cilen nuk di presidenca dhe qivuria qe cakton konsujt.Kur te nxehet bracia do te dalle kush I verifikon gurute
Përgjegjësia bie mbi shërbimin sekret shqiptarë dhe Ministrinë e Brëndëshme.
Me 6 shkurt të vitit të kaluar,kur dy shtetasit indian kërkoheshin në të gjithë planetin, ata kanë arritur të marrin nënshtetësinë
shqiptare, një proces gjatë së cilit çdo individ i huaj kalohet në sitë, nga shërbimi informativ shtetëror dhe autoritetet e tjera të
rendit. Ky është dyshimi i parë i fortë se si SHISH ka lejuar dhënien e nënshtetësisë për dy persona, të cilët jo vetëm ishin në
kërkim ndërkombëtar, por i kishin emrat të botuar në mediat ndërkombëtare për pastrim parash.Por skandali i dështimit të
autoriteteve shqiptare është edhe më i madh se kaq. Me ardhjen në Shqipëri në fund të vitit 2017, Nitin dhe Chetankumar
Sandesara kanë ngritur dy kompani në sektorin e ndërtimit, Tulja Real Estate dhe Laxmi Real Estate siç tregojnë dokumentet
e regjistrimit në qendrën kombëtare të biznesit.Të dy kompanitë janë të regjistruara me adresë në zonën e Liqenit të thatë të
Tiranës. Pikërisht në buzë të Liqenit të thatë, Laxmi Real Estate është duke ndërtuar pallat bashkë me një kompani shqiptare,
sic tregon leja e ndërtimit e dhënë nga Bashkia e Tiranës në nëntor të vitit të kaluar.
Ja dhe ky “deshmori” i “patriotizmit”., qe kercente si kurve me tallavane greke flet per institucione dhe agjensi te “specializuara”, por qe nuk e specifikon kush jane.
Detyra e ketij eshte te emeroje konsujt e (c) nderit, se ke perfaqesojne nuk di gje..
Po arsyen per emerimin e indianit konsull nderi te Shqiperise??
Kush te informoi per kete?
Nga e gjete, apo ta solli ne dere Gjiknuri..
Bellisimma, Pulissima..Serenissima..
Gurunissima..
Sipas ketij, Konventa e Vjenes e ka percaktuar qarte qe Konsuj Nderi mund te emerohen personat me kriminale te botes..Vetem keshtu e kupton Konventen e Vjenes nje politikan shqiptar, dhe i Rilindjes per me teper..
Edhe ti Brut? Edhe këtë e paskemi bërë ne shqipot?.Po pse more jeni kaq të dhënë për oara? Presidenca hep shtetësi shqiptare, sikur të jetë bukë e djathë, ju nuk gjeni dot një konsull shqiptar, por shkoni larg larg, mërguar atje në Hindystan për të gjetur një njerë për të na përfaqësuar! Ish minisrër , mos umundoni të jepni argumenta por thoni që duam të bëjmë pasuri.
Mama Zeqos