Konfirmohen disa kandidatë të PS për zgjedhjet lokale

Ornela

Ka përfunduar pjesa e parë e Kongresit të Partisë Socialiste, që u hap me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla dhe u mbyll po me atë, pasi u miratua Deklarata e Përbashkët.

Pas Ballës, në foltore u ngritën me radhë disa ministra të qeverisë Rama, zëvendës-kryeministri Erjon Braçe dhe disa kryetarë bashkie, të cilët do të konfirmohen për një tjetër mandat.

Në fjalën e tyre, eksponentë të qeverisjes qendrore dhe lokale, të PS-së, vlerësuan punën e bërë në këto vite dhe shpalosën projektet për mandatin e ardhshëm.

Majlinda Bufi në Roskovec, Armand Subashi në Fier, Sotiraq Filo në Korçë, Dritan Leli në Vlorë dhe Erion Veliaj në Tiranë, janë rikonfirmuar si kandidatë për një tjetër mandat në bashkitë respektive.

Gjithashtu është prezantuar edhe prefekti i Elbasanit, Gledjan Llatja, i cili do të kandidojë për bashkinë e këtij qyteti, pas tërheqjes së Qazim Sejdinit, por edhe deputeti Pjerin Ndreu, që do të garojë për bashkinë e Lezhës.

Aktualisht vëmendja po kalon në sheshin “Nënë Tereza”, ku në kuadër të nismës “Bashkia që Duam”, do të shpallet mbështetja ndaj Erjon Veliajt, për nëj mandat të dytë në krye të Tiranës.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ketu po e shof nje burre shqiptar
    Pandeliun ket djale surdar
    Qe i bane nere kultures mbar
    Sabri Godon thue e kemi te gjalle
    Pandeliu zavensi i pare
    Pandeliu zvendes i tij
    Velere e madhe per shqipri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *