Kapitullon ISIS, forcat siriane çlirojnë Baguzin

Ornela

Forcat Demokratike Siriane (FDS), të mbështetura nga SHBA, thonë se e kanë çliruar territorin e fundit që mbahej nga ISIS në fshatin Baguz.

Lajmi vjen pothuajse një ditë e gjysmë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi mposhtjen e plotë të ISIS, duke treguar me krenari një hartë të territorit që kishin ekstremistët kur ai erdhi në pushtet. E njëjta gjë u konfirmua edhe dje nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Mustafa Bali, zëdhënësi i Forcave Demokratike Siriane, shkroi në Tuiter se fitorja ushtarake kundër ISIS-it tashmë është e plotë. Megjithatë, ai tha që nëpër Siri ka ende ekstremistë të shpërndarë, dhe misionet e tyre do të vazhdojnë derisa t’i kenë shfarosur plotësisht.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *