Ulqini: Vendoret, do të ketë shumë kandidatë të pavarur

Bora Basholli

Pavarësisht nëse merr pjesë apo jo opozita, Shqipëria ka forca të tjera dhe individë që do të garojnë të pavarur“. Kështu u shpreh sot në një intervistë në Report Tv deputeti i PS-së, Musa Ulqini. Ai tha se ka bindjen se zgjedhjet do të jenë jo vetëm të qeta por edhe me një pjesëmarrje të madhe.

Jam i sigurt që do të jenë jo vetëm të qeta, por me pjesëmarrje të madhe. Shqipëria ka shumë forca që janë të gatshme që të garojnë dhe individë që do të garantojnë të pavarur” tha ai.

Ulqini, si një socialist i vjetër u shpreh se Presidenti duhet të respektojë kushtetutën.

 “Mendoj që duhet t’i ofrojë vendit atë mundësi që ia garanton Kushtetuta, përpjekja për të bërë më të mirën sipas kompetencave, vullneti politik për ti shërbyer vendit. Karrigia dhe dorëheqja nuk janë ajo që i duhen Shqipërisë. Presidenti duhet të respektojë Kushtetutë”

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *