Manjani: Kongresi, model i Kim Jong-un

Bora Basholli

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar takimin e sotëm në sheshin “Nënë Tereza” ku kryeministri Edi Rama, zyrtarizoi Erion Veliaj si kandidat për  kreun e bashkisë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Me ironi, juristi i njohur dhe mjaft aktiv ka shkruar një statusi në rrjetet sociale, flet për karriget bosh në shesh të Partisë Socialiste.

Sipas Manjanit, “nëse duam këtë pluralizëm dhe dialog politik, atëherë duhet  që pushteti legjislativ të jetë pluralist dhe të funksionojë jo me fjalë, por me veprim konkret dhe pa opozitarë të blerë

Ai me koalicionin e karrigeve bosh në shesh deklaron se i fiton zgjedhjet përballë opozitës së bashkuar. Shumë mirë! Le të shpallë zgjedhjet dhe ta provojë këtë që thotë me rezultat zgjedhor jo me llafe. Të hyjmë në zgjedhje me këtë Kod dhe me atë Kryeministër, pa asnjë problem.

Në i fitoftë e gëzoftë! Por nëse duam që vendi të ketë pluralizëm e dialog politik në radhë të parë duhet të kemi një Parlament pluralist.

Ky parlament mund të ngrihet tashmë vetëm me zgjedhje, jo me llafe, as me sondazhe, as me opozitarë të blerë, as me karrema proceduralë e aq më pak me kongrese të modelit Kim Jong!

Zgjedhjet janë zgjidhja! Dhe zgjedhjet politike Parlamentare jo lokale. Këto të fundit nuk kanë tashmë asnjë rëndësi! Duhet ta ndajë vota kush ka të drejtë.

Ai që bën kongres partie për të shkatërruar Muzeun Historik e Teatrin e kukullave, apo opozita që thjesht po kërkon DEMOKRACI?! Në emër të popullit pa popull nuk mund të flitet më!”, shkruan Manjani.

 

b.b/dita

 

 

 

 

Share This Article
13 Comments
  • Ti minister drejtesie me kete nivel intelektit.Vaj medet se ku ka mbrrijte gjendja shendetesore i ish Manjan ministrit drejtesie.

    • Ha bajga ha se te bejne mire! Hidh vrer sepse Rama te hoqi nga karrikja e Ministrit si bajge qe ishe. Populli e beri dallimin midis bajgave si puna e juaj dhe Rames. Ti shko ke Kimi me qe e paske qejf. Rama ka partnere Ameriken dhe BE-ne ndersa jeni ju qe i jeni kthyer Kimit dhe Rusise. Shikoje Presidentin tend qe sapo vizitoj nje nga ish-Republikat sovietike. A e keshillove ti te shkoje atje more koke bajge!

  • Ore zagar ,ore ordiner ,ore tradhëtar ,ore hajdut që për xhepin tëndë shetit nga një parti te tjetra hu më hu ,ju LSI jeni të lidhur me modelin Rusë të protestave dhe të Kim jongut . Kurse magjorancën e Edi Ramës po e mbështet SHBA dhe BE , atje jemi nisur e duam të shkojmë të na hapen dyert ,ju po pengoni integrimin ,ju . Po e dredhëroni aleancat si kurvat bashkohi me Saliun dhe Lulin protesta të modelit rus e serb.?

    Por Manjan ,të mos ja hamë hakun Kimit , ti as te bolet nuk i arrinë ,kurse Edi Rama është i gjatë 2 m shkon më shumë stilit amerikan.

  • Ore zagar ,ore ordiner ,ore tradhëtar ,ore hajdut që për xhepin tëndë shetit nga një parti te tjetra hu më hu ,ju LSI jeni të lidhur me modelin Rusë të protestave dhe të Kim jongut . Kurse magjorancën e Edi Ramës po e mbështet SHBA dhe BE , atje jemi nisur e duam të shkojmë të na hapen dyert ,ju po pengoni integrimin ,ju . Po e dredhëroni aleancat si kurvat bashkohi me Saliun dhe Lulin protesta të modelit rus e serb.?

    Por z. Manjan që ,të mos ja hamë hakun Kimit , ti as te bolet nuk i arrinë ,kurse Edi Rama është i gjatë 2 m shkon më shumë stilit amerikan.

    Kurse ti qyshë se tradhëtove shtëpinë tënde PS-në e u bashkove me LSI-në , të ra leshi kokës je bë si kar.

  • O Yll i Mengjesit, Saturn apo Aferdita mashkull pa balls,
    Mire eshte me e mbjell edhe nje here kaptinen. Kesaj radhe merre leshin nga turra e sumes, se ndoshta nuk do te bjere me, se po te iken fare fiqiri nga marazi per ligesi, o skile i skizofrenuar!

  • Oh c’ka e njeh ky tullaci Kim Jong-un.
    Kjo djegia e mandateve i ka catrafilue teper turbullut ne tepelekun e krese.
    Flasin pa teklif e kenaqen me vetveten.Une do propozoja qe ne bjeshken e recit brend apallatit te prities te nderetohet edhe nji repart psiciatriet.Asht me e domodoshme se biruca burgut.

  • Ik, ore gomar ! Vetem samari te mungon ! Si dibran qe je,
    e kenintradite qe i gjuani me “dogra” postet e shtetit dhe
    kur nuk ju dalin llogarite hidheni ne sulm kamikazesh !
    Une mendoja se vetem nahia juaj e ka kete “semundje”
    patollogjike per poste,por po na del se edhe nahia e
    Skraparit vuan nga kjo sindrome e gjuajtjes se kolltuqeve
    makiaveliste. Degjova zonje Dade qe ka 30 vjet qe nuk ka lene karrige te PS pa “shijuar” dhe sapo Rama nuk i
    dha kolltuk sepse me moshe dhe sidomos me rrudhat e
    saj po i afrohet zonjes Doris Pack, menjehere u hodh ne
    sulm kunder Rames duke i bere thirrje te “japedoreheqje”
    sepse nuk ja paskish plotesuar tekat zarbes se vyshkur !
    Akoma nuk u ngope moj Arta me poste ?!
    Nje filosof i madh,emrin e te cilit nuk po e permend, ka thene: “Sikur aksiomat gjeometrike te preknin interesat e
    njerezve,me siguri ata do t’i pergenjeshtronin”…!!! Bota,
    njerezimi, me sa duket po e humb gradualisht ideologjine
    idealiste dhe i eshte futur fushes se pragmatizmit makia-
    velist,sipas te cilit: “qellimi justifikon mjetin” dhe ku ego-
    centrizmi prevalon ne gjithe kete shoqeri qe po jetojme.

  • Parlamenti eshte pluralist dhe ata qe ju zevendesuan , jane po ata qe kishit perzgjedhur ju ne listat tuaja. Zgjedhjet i ke perpara , shko po ta mbajti dhe pranoni sfiden qe ju beri KM. Ju jeni jo vetem humbesa te perjeteshem por edhe te liq. Dhe mos dil shpesh, se na peshtirose gazetat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *