Mungesa e reshjeve, drejt tharjes liqeni i Fierzës

Bora Basholli

Niveli i ujit në Liqenin e Fierzës po pëson rënie çdo ditë. Kjo për shkak të mungesës së reshjeve për një kohë të gjatë.

Në verilindje nuk mbahet mend kur ka qënë hera e fundit e reshjeve të shiut. Thatësira e tej zgjatur ka pllakosur edhe rajonin duke ndikuar ndjeshëm në mjedis. Burimet kanë shumë herë më pak ujë ndërsa prurjet e lumenjve që furnizojnë liqenin e Fierzës kanë rënë nën mesataren vjetore të 10 viteve të fundit.

Të dy lumenjtë e mëdhenj që furnizojnë liqenin, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi nuk sjellin më shumë se 170 metër kub ujë në sekondë.  Niveli i ujit po zbret çdo ditë dhe pritet të shkojë drejt 255 metra, thënë ndryshe rreth 30 metra ujë më pak se kuota maksimale.

Burime nga Abc News, bëjnë me dije se Fierza thuajse është jashtë pune dhe OSHEE po siguron energjinë nga importi i saj. Në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar liqeni i Fierzës thuajse ishte në kuotën maksimale të tij.

Jo vetëm mungesa e reshjeve të shiut në këtë fillim pranvere por edhe reshjet e pakta të borës gjatë dimrit janë faktorët e kësaj thatësire të madhe që po ndikon edhe tek fermerët në nisje të sezonit të mbjelljeve pranverore.

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Le te shkoje te beje shurren Edvini se e mush.

    Ptuuuuuuuuuuuuuuuu rrace e keqe socialistash

    Yyyytttttttttttttttttttttttttttt mutrat e rradhes.

  • Nuk shuhet etja e pushtave te shtetit per leke. Sikur ta kene devijuar pakez Drinin ..si Radiken dhe Vjosen..per te miren e vellezerve sllave e greke..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *