Si e bllokuan Gjykatën Kushtetuese 8 gjyqtarët e emëruar nga PD

Leda Hysa

Në retorikën e opozitës po dëgjohet të përsëritet vazhdimisht këto javët e protestës se Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkatërruar institucionet kryesore të vendit duke filluar nga Gjykata Kushtetuese.

Në fakt Shqipëria është nga të paktat vende të botës demokratike në të cilën që nga vera e vitit 2018 nuk funksionon Gjykata Kushtuese. Përse ndodhi kjo? Dhe përgjegjësia e kujt është?

Përgjigja është shumë e thjeshtë: Gjykata Kushtetuese nuk funksionon sepse shumica e gjyqtarëve të saj, të gjithë të emëruar nga PD midis viteve 2007-2013, janë shkarkuar nga Komisioni i Vetingut sepse nuk justifikonin dot pasuritë e tyre, ose pasi kanë dhënë dorëheqjen pikërisht për të shmangur Vetingun. Dy prej tyre e kishin mbaruar mandatin, por sipas ligjit mund të kishin qëndruar në detyrë derisa të zëvendësoheshin.

Përpara se të humbte zgjedhjet në qershor 2013, Sali Berisha, në bashkëpunim më parë me Presidentin Bamir Topi dhe pastaj me Presidentin Bujar Nishani, mori kontrollonin e të gjithë aparatit të Drejtësisë, duke emëruar krerët e Prokurorisë, të Gjykatave, të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë këta juristë të lidhur me familjen e tij ose me partinë e tij. Në përpjekje për të ruajtur këtë pushtet, PD u përpoq të bllokonte Vetingun (një procedurë kyçe e imponuar nga SHBA dhe BE në kuadër të Reformës së Drejtësisë), duke bërë rekurs në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata në një moment të parë e bllokoi Vetingun, por pasi u konsultua me Komisionin e Venecias, në dhjetor 2016, u detyrua t’i njohë atij legjitimitetin. Dhe pikërisht Vetingu në pak muaj, e asgjësoi edhe Gjykatën Kushtetuese.

Pra Gjykata Kushtetuese që kishte ndërtuar Berisha ishte plotë me gjyqtarë të korrupturar dhe vetëm për këtë arsye ai institucion sot nuk ekziston më, shkruan rshqiptarja.com.

Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që u larguan duke shkaktuar bllokimin e saj:

Sokol Berberi, i emëruar në prill 2007 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), jep dorëheqjen në shtator 2016, pas përfundimit të mandatit.

Vladimir Kristo, i emëruar në prill 2007 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), jep dorëheqjen në korrik 2017, pasi përfundon mandatin. Shmangu Vetingun.

Besnik Imeraj, i emëruar më 22 mars 2013 (me votat e PD në Parlament), jep dorëheqjen më 31 janar 2018. Shmangu Vetingun.

Fatmir Hoxha, i emëruar në qershor 2011 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 10 maj 2018 sepse nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Altina Xhoxhaj, e emëruar në maj 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), e përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 31 maj 2018 se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së saj.

Gani Dizdari, i emëruar më 22 mars 2013 (me votat e PD në Parlament), i përjashtuar nga Komisoni i Vetingut më 16 korrik 2018, për mospastërtinë e figurës dhe mosjustifikimin e origjinës së pasurisë.

Fatos Lulo, i emëruar në prill 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 17 korrik 2018, se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Bashkim Dedja, i emëruar në maj 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 17 dhjetor 2018, se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Gjykata Kushtetuese në fakt ka pushuar së funksionuari më 31 maj 2018, kur me shkarkimin e Altina Xhoxhajt mbetën në detyrë më pak se 5 anëtarë, që është kuorumi minimal i Gjykatës për vendimmarrje. Në përfundim të Vetingut, e vetmja gjyqtare që mbeti në detyrë në Gjykatën Kushtetuese është Vitore Tusha, e emëruar në shkurt 2008 dhe që më 5 prill 2018 e kapërceu me sukses provën e Vetingut.

Emërimi i gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese tani është në dorën e Komisionit të Emërimeve të Drejtësisë (KED) që duhet të zgjedhë mes 55 kandidatëve të paraqitur nga Parlamenti, Gjykata e Lartë dhe Presidenca. Përzgjedhja bëhet nëpërmjet një verifikimi mbi integritetin e kandidatëve dhe më në fund, kalon te vota e Parlamentit, ku për emërimin kërkohen 84 vota. Djegia e mandateve nga ana e opozitës ka rrezikuar edhe këtë pasazh duke lënë në Kuvend vetëm 79 deputetë.

Megjithatë Reforma e Drejtësisë parashikon që në rastin kur parlamenti nuk arrin votat e duhura, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen drejtpërsëdrejti në bazë të klasifikimit të bërë nga KED. Sipas parashikimeve mendohet se Gjykata Kushtetuese mund të rifillojë së funksionuari brenda muajit qershor, pra, përpara se në Bruksel të vendoset nëse do të hapen negociatat me Shqipërinë. Burimi:Reporttv.

l.h/ dita

Share This Article
18 Comments
  • Artikulli I mesiperm eshte korrekt por esenca e bllokimit te gjykates -kushtetuse ,eshte qe SHqiperia te mos futet ne EUROPE kY eshte plani “B”i PD,kurse plani “A”te mos behej reforma ne drejtesi ,ku drejtesia ishte kapur jo nga gjygjtare por nga gjarperij te cilet hodhen vetem helm ,por kemi dhe dy gjygjtare si Fatmira -Hajdari apo Gjin-GJoni te cilet s’kane kaluar ne siten e vetingut .

    • Artikull me vertetesi te plote. Urojme te shkruani me shume artikuj te tille qe nxjerrin ne pah punen e dobicit te Serbise ne shkaterrimin dhe rrembimin me dhune te drejtesise shqiptare. Edhe protestat jane pikerisht kunder ketij pastrimi te hale-drejtesise te plepave dhe frikes se kopilit te Serbise dhe Like floririt per pasojat qe do te vijne shpejt. I ka zene lemeria dhe me ndihmen e Serise dhe dobicave te Kremlinit po perpiqen te rrezojne qeverine. Por sa kohe qe interesat e Shqiperise jane te njejta me NATON dhe SHBA dobicat e Rusise dhe Serbise do te deshtojne.

    • Korrekt. Biles Vete Saliu i tha gjykates kushtetuese me rrezoni 31 ligje qe te mos e kuptojne qe ju kam kapur. Po na e shket dot ky shpellari ne. Ne te japim uje ne bisht te luges

  • Nje populli te Nenshtruar, pa Nerv e pa kerkesa ( edhe bazike), pa vizion dhe destinacion, pa e ditur c’ben sot e jo me te projektoje te ardhmen, nje popull qe i pelqen t’a genjejne dhe neperkembin, vjedhin dhe baterdisin nje kategori qe edhe pse pushta e qelbesira por ama kane prejardhje nga ai qe e cliroi shqiperine nga fashizmi dhe e nxorri ne drite.
    Tek ky popull edhe pas 50 vitesh do te beje pune shprehja Fajin e ka Saliu.

      • Por ama edhe ti nje cope bajge nuk je i gjithe populli.
        Por une them per ate popull qe ka nbetur ende ketu dhe nuk iken sepse ndihet i plotesuar me social-komunizmin. Pjesa tjeter e popullit ose ka ikur ose nuk interesohet fare sepse i duket fyese te matet me injorantet te cilet i kam shtjelluar me siper.
        Kujdes nga gogoli Sali dhe fitore te reja .

    • Je vertet njeri i ndyre ti @ Artemisa ! Me kete , kerkon te na thuash se nuk ka asnje faj Sali serbi , bajraktari mesjetar , vegel qorre e sherbimeve te huajaj , qe e shpuri vendin me qindra vite pas dhe e mban peng … ? !

  • Militant partie , keshtu ndodh kur cdonjeri nuk plotesok kriteret per nje post , dhe ja ofron partia kete post ,ateher ai eshte i detyruar ti qendroj besnik partis cilado qofte ajo e majt apo e djathte .

  • Vetem malokja hajde dru me pre qe bie era perc Vitore Tusha, nuk ka “lidhje” me PD.
    Per aftesi e njohin te gjirhe, nje koker injorante dhe medioker e papame.

  • Juristet qe u vendosen ne vitet qe “sundoi Saliu” ,perfshire edhe ata te plepave po i pastron “Reforma per Drejtesi”,por kujdes mos futet prap ndonji nga keta qe duhet te hiqen Gjin Gjonet me shoke ,se kthehemi prap atje ku ishim!

  • Kupola e shkërdhyer e drejtësisë ndër ta edhe këto emra që bllokuan gjykatën kushtetuese që nga fillimi i PD-së ka shërbye e shërben aktaulisht si mburoja e familjes kriminale e mafoize të Sali Berishës ,L.Bashës ,Ilir Metës e me radhë ,ajo ka mbyllur në bodrum dosje të përgjakshme krininale si vrasje ,.vjedhje shumë ngjarje të errta e të rënda të v.1996-,97,98-ës.

    Kështu mos u habisni që Saliu do ti mbrojë edhe me vdekje këto juntë të kalbur të prokurorve dhe gjykatësve ,që i ka KRIJUAR vetë PËR ta mbrojtur atë.

    Vetëm një pastrim rradikal e dizenfektim i radhve të drejtësisë do të ndryshonte situatën dramatike që eksizton .

  • E gjithe Gjykata Kushtetuese (pothuasje) e votuar nga PD dhe LSI doli e korruptuar nga Vetingu qe e udheheq ONM Organizata Nderkombetare e Monitorimit
    ONM skualifikoi pastroi kalbesiren nga Gjykata Kushtetuse duke u bazuar ne kriterin e PASURISE dhe Performances
    Gjyqtaret kishin me shume pasuri se sa te ardhurat vjetore nga puna !
    Ku i gjeten parate milionat e dollareve ? Vilat Tokat ? Makinat luksoze ?!!
    Ketu gjyqtaret e kushtetueses nuk jepnin dot pergjigje !

    Nuk mund te mbahet ne kembe nje gjykate e lidhur me korrupsionin rryshfetet favoret qe ata i krijonin vetes se tyre !
    Nuk mund te mbahet nje Gjykate ne kembe qe eshte e varur politikisht nga Partia PD LSI !!
    Gjykata Kushtetuese eshte organn i pavarur
    Gjykatesit nuk mund te jene te korruptuar dhe ti krijojne favore vetes per tu pasuruar ne kurriz te ligjit !
    Gjykata Kushtetuese ishte MOLLA E KALBUR

  • Artikull me se i sakte!
    Kete shkrim Gazeta DITA duhet t’ua dergoje me zarf ne rruge postare Presidences, Trupit Diplomatik, Kryeministrise, Avokatit te Popullit, Institucioneve Ligjzbatuese, Bibliotekes Kombetare, pd, lsi PS dhe partite te tjera parlamentare. Per propozimin dhe zgjedhjen e ketyre kuadrove me probleme ne krye te Gjykates Kushtetuese aktoreve te inisiatives dhe vendim-marrjes duhet te ndjehen te turperuar, te ulin koken dhe te bashkepunojne me maxhorancen per te vazhduar deri ne fund Reformen ne Drejtesi dhe reforma te tjera.
    Ky shkrim ka vlera te pazevendesueshme, per te hedhur poshte akuzat e opozites adresuar kryeministrit Edi Rama.

  • Vladimir Kristo ,gjygjtare ne kete gjykate kushtetuese i emeruar i PD ,.Eshte interesant se ky e ka pasur babain komunist , komplet mish me dy sy dhe e ka ngrene qyl gjithe jeten . Cuini i Spiros.
    Lind pyetja ke perfaqeson PD ,prape komunistet dhe kush na perfaqeson ne te tjereve qe skemi qene komunista ,bile deri ne brez te 27 .O te dhjefasha PD .

  • AS SLLOBODAN MILLOSHEVICI AS
    CHINCHIZKHANI …
    AS TE GJITHE PUSHTUESIT DHE RRENUESIT E SHQIPERISE NUK IA KISHIN E NUK JA KANE BERE SHQIPERISE E SHQIPTAREVE ATE QE IA KA BERE SALEH RAMOLLAH AJATTOLLAH MURTAJA I VICIDOLIT DHE BANDA E GANGSTEREVE POLITIKE BIOLOGJIKE DHE MEDIATIKE TE TIJ
    U HUMBTE FARA ! AMEN !

  • Replike me te gjithe zagaret dhe gjyetaret e Beogradit ne Tirane…

    “GJUETARET” E MILLOSHEVICIT NE TIRANE

    Por e theksoj me ze ne Kupe te Qiellit se ate qe ia jane kane bere Shqiperise Sali Berisha, Ilir Meta… vec e vec ose se bashku nuk ia ka bere as do tia bente as Sllobodan Milloshevici e as Chinchizkhani as dreqi e asi biri !
    …Une futem ne Tirane per dy ore vetem me Shoqaten e Gjuetareve te Beogradit, pat deklaruar Kasapi i Ballksnit ne 1991-in ne Kuvendin e Serbise …
    Koha e vertetoi plotesisht thenien raciste, naziste e ogurzeze te tij!
    Gjuetaret nuk erdhen kurre nga Beogradi
    Milloshevici perdori “gjuetaret” e UDB-es ne Tirane qe i vuri ne krye te politikes dhe shtetit shqiptar per mbi 15 vjet… duke e zhbere mbi 15 here shtetin shqiptar, cka nuk e ka bere asnje pushtues tjeter !

  • Shumë saktë.Po pasuritë e këtyre gjyqtarëve lëtyra,krijuar mbi bazën e padrejtësisë dhe vjedhjes ndaj shqiptarëve nuk do tu meret.Të paktën kjo, jo burg për legenat.

  • Bollino është vënë në garë me Baton Haxhiun si këshilltar dhe servil i kriekaqolit. Me këtë logjikë i bie që nesër fajin ta ketë kriekaqoli nëse gjyqtarët e emëruar tani kapen me presh në duar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *