Gazeta zyrtare e Vatikanit L’Osservatore Romano, i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri. Në shkrimin e publikuar përshkruhet gjithçka ndodh ditët e fundit.
Gazeta thotë se deri më tani, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, palët nuk kanë gjetur ende rrugën e dialogut, ndërsa rreziku për një tjetër ’97 është i dukshëm dhe i madh.
SHKRIMI I PLOTË
Prej muajsh situata politike në Shqipëri vijon të jetë e tensionuar dhe zjarri ndizet herë pas here. Përplasja mes qeverisë dhe opozitës është radikale dhe nuk kursen as sheshet.
Kriza ekonomike bën që “kafshimet” të ndjehen në një vend me një histori të trazuar, përveç saj kriza sociale dhe morale mban në litar Shqipërinë, vendin ku grupet rivale politike nuk e njohin legjitimitetin e njëri-tjetrit dhe ku dyshimi i një lidhje midis interesave të paligjshme dhe pushtetit është shumë i fortë tek popullsia, e cila ndërkohë ndjen gjithnjë e më shuëm varfërinë.
Javët e fundit, opozita e përfaqësuar nga lideri liberal Lulzim Basha dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, ka kundërshtuar fuqishëm qeverinë.
Por gjithashtu po proteston edhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), partia e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në javët e fundit PD dhe LSI kanë arritur në pikën që deputetët e tyre të lënë mandatet në shenjë proteste.
Megjithatë, braktisja e parlamentit u kritikua nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Qeveria përfaqësohet nga kryeministri socialist Edi Rama. Partitë e opozitës dhe protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Akuzat kundër qeverisë së Ramës lidhen me afërsinë e tij me organizatat kriminale dhe biznesmenët. Një skandal u shënua verën e kaluar, kur u zbulua që qeveria lejoi devijimin e projektit të lumit të Tiranës, Lanës, për të lejuar një oligark kontrovers të ndërtonte një kompleks rezidencial luksoz.
Që nga vjeshta e kaluar ka pasur disa demonstrata ku janë sulmuar ndërtesat e qeverisë. Protestat e ditëve të fundit fokusohen tek akuzat ndaj qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve, shtoi faktin se partia në pushtet është- sipas akuzave – e ndikuar fuqishëm nga trafikantët që e bënë Shqipërinë një bazë solide për trafikun e drogës në Evropë.
“Arsyeja themelore për protestat – deklaroi ish kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-president dhe kryeministër për 13 vjet – është shkelja masive e rregullave zgjedhore të denoncuara nga bashkësia ndërkombëtare në raportin e OSBE-së për të cilat në 20 për qind të rasteve u ble vota.
Janë shfaqur përgjime nga të cilat rezulton se grupet kriminale në rrethe rezultojnë të kenë blerë vota dhe të kenë imponuar rezultate të caktuara në zgjedhje “.
Në disa rrethe kishte më shumë vota se sa votues, por në fund vëzhguesit çertifikuan vlefshmërinë e zgjedhjeve.
Për momentin gjetja e një rrugëdaljeje duket shumë e komplikuar. Demonstruesit argumentojnë se ata nuk do të ndalen derisa kryeministri të japë dorëheqjen dhe të krijohet një qeveri kalimtare për të menaxhuar zgjedhjet.
Nga ana e tij, kryeministri Rama foli për gatishmërinë për dialog por përjashtoi kategorikisht mundësinë e “ndërprerjes së një mandati legjitim”. Ndërkohë, në këtë klimë të opozitës frontale, zgjedhjet lokale janë planifikuar për në qershor, të cilat mund të kenë një efekt tjetër detonues.
Për më tepër, në qershor pritet edhe përgjigjja nëse vendi do pranohet apo jo në Bashkimin Evropian. Shqetësimi është shumë i madh përballë një krize të ngjashme me vitin 1997, kur vendi ra në kaos dhe anarki. Tani kohët kanë ndryshuar, por kontradiktat mes palëve politike janë shumë të mëdha.
Për Radio Vatikanin, Kryepeshkopi Metropolitan i Tiranës-Durrës dhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Monsinjor George Frendo, argumentoi se: “Situata në Shqipëri është tragjike, për fat të keq nuk ka dialog mes partive politike.
Ndoshta është pak a shumë faji i të gjithëve: Që të ketë dialog duhet vullneti i mirë i të gjithëve. Dialogu është e vetmja rrugë për një zgjidhje të drejtë “. Bashkimi Evropian gjithashtu nënvizoi urgjencën e rindërtimit të një platforme kombëtare ku palët mund të përballen dhe të dialogojnë në interesin më të mirë të vendit.
Duhet të kihet parasysh se kancelaritë ndërkombëtare nuk i konsiderojnë akuzat për keqbërje dhe bashkëpunim të ashpër kundër qeverisë të pabazuara, por ata janë edhe më të shqetësuar për rrezikun e paqëndrueshmërisë në një vend delikat në zemër të Ballkanit, i cili tashmë është bërë anëtar i NATO-s dhe po i afrohet me shpejtësi Bashkimit Evropian.
Nëse, pra, udhëheqësit politikë, ndoshta të mbështetur nga institucionet ndërkombëtare, nuk arrijnë të gjejnë një mënyrë për të hapur një dialog serioz dhe konstruktiv, situata mund të shohë një përkeqësim të shpejtë.

b.b/dita

Po thuajeni shkurt pse i bini nga Kina.
Ka ardhur koha per nje president qe ka dakortesine e Vatikanit.
Duket qe prifterinjte katolike e njihkan shume mire situaten ne Shqiperi. Artikull i turpshem per idiotesite qe thote. Si eshte e mundur qe nje gazete nga vatikani te fuse hundet “me shtremberim” ne politiken e nje vendi. Kete pune ben Vatikani me te gjitha shtetet ne bote!? Genjen per dite me diell! Sa bukur i zbatokan mesimet e Bibles “Mos genje” – “Thou shall not lie”. Kur biblakaret genjejne – a mund ta mendoni se cmund te bejne njerizia e pafe!?
Uaaàa. Na mbyten agjentet e vatikanit. Po partia sikur i zhduku keta pisat. Na paskan shpetuar ca. Duhet tu biem tu biem ketyre te prapambetureve. Duan te shembin imazhin e ndritshem te fanarit tone ndricues buze Adriatikut. Po duan te pyesin katoliket le te pyesin Tomin, Arbenin,Pjerinin apo Edin vete dhe ja ckoqitin ata te tera. Rrofte rilindja. Ashtu de.
Vatikani ka te njejten linje politike te jashme me rusine: “Genje, perca e sundo!”. Kjo eshte politika e qelbur abramike mesjetare qe shkaterroi shqiptaret.
Keto jane shkrime te influencuara nga gjekmarkaj dhe nuk tregojne asgje! Sa per 97-en ta harrojne te gjithe ata qe e enderrojne,97-a kishte disa faktore qe ndodhi,1-piramidat2-Kosova.Agjenti, dhenderri e kopili serb sali vuku denigroi ushtrine, policine, ekonomine dhe cdo gje qe vendi te degradoi dhe mos te ishte ne gjendje ti ofronte ndihme Kosoves, jo me kot i ndjeri Safet Zhulali pati deklaruar se 97-a eshte nje dosje e zeze qe nuk do hapet kurre.Sot nuk ka nje zemrim popullore por nje frike nga sala, luli, mona e burri i saje nga reforma ne drejtesi dhe po organizojne militantet e tyre qe vetem mune do i hajne qeverise dhe parlamentit legjitim.Me apo Edi Ramen ps ka qene dhe do te jete gjithmone force e pare, sa do te keqinje te jene krahu i ps nuk krahasohen kurre me antishqiptaret, hajdutet, spiunet e katapultuar ne pd e lsi.
Ore tutkun Saliu e shkatroi ushtrine ne 97. .si i tha shkaterohuni se sdu te rri me ne pushtet. .jo or tutkun, Francezet kan nje thenie “kur ndodh nje krim shikohet kush perfitoi nga krimi” dhe ti e di shume mire or tutkun kush erdhi ne pushtet ne 97. .komunista te shpif
FAKE NEWS
NJI SHTREMBERIM I TURPSHEM I REALITETIT
SHQIPTARE
NGA DJALLI MEDIE – QE PO SHKATERRON
NJEREZIMIN
– NE NJI KOHE KUR REALITETI FLET NDRYSHE
NJI SLLOGAN I INSKENUAR NGA QARQE ANTISHQIPTARE
SIC ESHTE ” LARGIMI I SHQIPTAREVE NGA SHQIPERIA ”
( A THUA NDIHESHIN ME MIR NEN REGJIMIN E KRIMINELIT E IDIOTIT TE SHPELLES – QESHARAKE NJI LLOGJIKE E TILLE SHARLATANESH MEDIETIKE)
PRA KEQARDHJE QE PARAJA SOT BLEN JOVETEM
MORDIN -VRAJSET – KRIMIN
AKTET E TURPESHME TE PEDOFILISE
POR EDHE MEDIA NE SELINE E SHENJTE –
PAFYTYRESIA NJEREZORE SOT NUK NJEH ME
INSTITUCIONE SHTETERORE PRESIDENCA APO
SHENJTERI
PARAJA = SYRI I DJALLIT DUKET TE JET
ME ATRAKTIVE SE CDO VLERE E NJEREZIMIT !!!
——————————————————–
DIKUSH DUHET NGA SHTETI SHQIPTARE TE TREGOJ DINJITET
DHE PERGENJESHTROJE E NJIKOHESISHTE
“SQAOJE -DUKE I AFRUAR SYZE QORRI MEDIAS
SE SELISE SHENJTE (PA U IMPRESIONUAR ASPAK
SEPSE VETEM KESHTU FITOHET RRESPEKTI SI KOMB E SHTET )
DUKE I SQARUAR REALITETIN NE RRUGET E SHQIPERISE
DHE LEHJET E QENVE AGRESIVE TE BANDAVE KRIMINALE
NE SHQIPERI – QE I USHQEJNE PER TE KAFSHUAR
NORMALITETIN E ARRITJET E SHQIPERISE SOT
NE KERKIM TE DESTABILIZIMIT TE VENDIT
NGA FRIKA /TMERRI QE I KA MBERTHYER BANDAT
OPOZITARE NGA PERBALLJA ME DREJTESINE !
TEXTI I KARTONAVE QE MBAJNE NE DUAR
TERRORISTET E RRUGEVE DHE FJALIMET
E KRYEKRIMINELEVE JANE FORMULIME
QESHARAKE QE NUK SHPREHIN REALITETIN DUKE TENTUAR TE MANIPULOJNE ATE ME FJALE
NDERKOHE QE NUK MISHEROJNE ASGJE MNE LIDHJE ME TEXTIN FALLSO QE I ESHTE DHURUAR
TE LEXOJNE TEATRIT TE RRUGEVE QE BIE NDESH
ME CDO LEVIZJE QYTETARE APO PROTESTE
QYTETARE
PRA QE MEDIET TE CAKTUARA E TE PAGUAR
BEJNE SHEJTAN IDIOTIN PARA NJI INSKENIMI TE TILLE
KJO TREGON QARTE SE E HOLLE ESHTE BER
CIPA E NJEREZIMIT E VEZES QE POLLI PULEN
E CILA RREZIKON SERIOZISHTE NJEREZIMIN
E TE DESHTOJE NE NJI VEZE TE PRISHUR
PA ASNJI VLERE E SHENJTERI
Vatikani te merret me punet e Zotit dhe te kete kujdes pedofilat e shumte qe ka nen mbrojtjen e tij..vatikani nuk eshte gje tjeret veçse nje kufome qe po e mbarojne krimbat (skandalet)
Gazeta e Shejtanit thuaj me mire…Keta jane vampiri qe na sabotojne prej dhjetra shekujsh.Fara e preversave pedofilave ..qafira te pashpirt
Vatikani nuk zgjidhe kurvllekun e prifterinjeve dhe te murgeshave.Fute hundet ne politike.
Ato te 97 ishin origjinal me fakte qe detyroj diplomacine Amerikane ta tundte PD bashke me Berishen.Vatikani duhet ta kuptoj fort dhe mire e bukur,qe Amerika e urren komunizmin njisoj si Vatikani e mos ma shume.Por diplomacia Amerikane u tregue shume objektive.
Sot asht komplet e kunderta.Kemi nji proteste artificiale pa asnji baze rreale.Proteste qe kerkon 2 vjet mbrapa zgjedhjesh pretendime qe u vodhen votat.Ne nji kohe qe OSBE dhe ODHIRI vendosen vulat per nji zgjedhje nga ma te sukseseshmet e tranzicionit ne ate vit.
Une do pranoshem edhe mendimin e Vatikanit nese vatikani i ka te dhenat nga vete krijuesi ZOT.Nese nuk i ka, te rrije urte e te merret me urate e litanite e Zojes dhe disiplinimin e priftave dhe te murgeshave te mos bajne sakrilec me te shkerdhyara.
Ju lutem kontrolloni saktesine e perkthimit, psh. Paragrafi i parafundit, eshte ndryshuar kuptimi!!!
Vatikani ne ngjarjet e 1997 ne shqiperi, ishte ne anen
e sherbimeve greke dhe serbe qe punonin per shkate
rrimin e shqiperise, vetem Turqia ishte ne anen e
Shqipetareve.
Pak a shume njesoj si sot
I fryn zjarrit te djege shqipetaret, por do ta kuptojte
shume shpejt se do te digjet vete ne ate zjarr.
Allahu Ekber
Sapo e pash titullin e ketij lajmi, as qe e mora mundimin t’a lexoj. Eshte nje lajm dashakeqes dhe aspak i vertete, per aresyen e thjeshte se opinioni i Vatikanit nuk perputhet me realitetin e sotem dhe nuk mund te behet krahasim me vitin 1997. Gazetari i ketij minishteti nuk ka aspak njohje per vendin tone aktualisht.
Sa per dijenine e tij, me 1997 u shkaterrua e tere ngrehina e shtetit, te gjithe institucionet u paralizuan, popullit iu vodhen kursimet nga frimat piramidale, ushtria hapi dyerte e depove te armatimit dhe ne te gjithe teritorin kerciste pushka, automatiku, mitrolozi, murtaja e granata, ndersa salifaqeziu pispillosej si mbret me shpurren e tij, derisa ngeli vetem me Izet Haxhiun…