Pritet masa e sigurisë për 6 protestuesit e arrestuar të enjten

Leda Hysa

 

Gjashtë persona të arrestuar të enjten e kaluar si pjesëmarrës në protestën e fundit të opozitës të organizuar para Kuvendit të Shqipërisë do të njihen sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës.

Para gjykatës janë mbledhur familjarë dhe përfaqësues nga PD dhe LSI.

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”për të arrestuarit. Ata akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

“Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor” ka thënë policia.

Protestuesit e arrestuar

– J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;

– M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;

– A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;

– B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;

– E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;

– D.P., 31 vjeç, nga Tirana.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Keto dhe te tjere jane ojese e ISISIT te opozites shqiptare.Prezenca me maska e shperthime .sot ye vogla neser me te medha.Kjo celule dduhet te shkaterrohet qe ne fillim se neser do te jete vone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *