(1895-1953)
Nga Prof. Nasho Jorgaqi
Në historinë e letërsisë shqiptare, Haki Stërmilli përfaqëson një nga shkrimtarët, jeta dhe krijimtaria e të cilit janë të lidhura ngushtë me luftën e forcave patriotike dhe revolucionare për një Shqipëri të lirë e të përparuar.
Dëshmi për këto është pjesëmarrja aktive në ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare, janë veprat që ai krijoi, i frymëzuar nga idealet progresiste dhe problemet madhore të kohës, të cilat i pasqyron gjerësisht në autobiografinë e tij.
Ishte një rastësi fatlume kur në vitet ’60 të shekullit të kaluar i hyra punës studimore për një monografi kushtuar jetës dhe trashëgimisë së tij letrare.
Për këtë m’u desh të bëja hulumtime mbi Arkivin Qendror të Shtetit, ku hasa që në fillim me dokumentin “Autobiografia e eme”, e shkrimtarit që më shërbeu si strukturë bazë e veprës së ardhshme.
Në vijim të punës zbulova disa dorëshkrime të veprave të tij letrare të panjohura siç ishin “Ditari i Luftës Nacional Çlirimtare”, “Shtigjet e lirisë” dhe romanet “Dy zemra dy shemra” (që unë e zëvendësova me “Kalorësi i Skënderbeut” dhe “Afsh dhe hov zemrash”.
Dy veprat e para unë i redaktova dhe i botova duke i shoqëruar me parathënie. Kurse romani i dytë në dorëshkrim nuk pa dritën e botimit.
Gjithashtu në kërkimet e mia ndesha në disa drama me temë patriotike dhe sociale, të cilat u botuan me veprat e tij të zgjedhura.
“Autobiografia eme” hodhi dritë në jetën e tij, por për mua si studiues më dha dorë për burimin e dramës së Dijes, heroinës së romanit “Sikur të isha djalë”.

S’ka dyshim që drama e thellë që përjetoi vetë autori i cili për shkak të ligjeve zakonore, ai u martua me gruan e vëllait që ishte vrarë në luftë kundër serbëve më 1913. Por që Hakiu do ta vuante këtë dramë për disa vjet dhe vetëm 1917 pranoi të martohej me të.
Me këtë rast do të perifrazojmë e shprehjen e Gëtes për djaloshin Verter, Haki Stërmilli duke i vuajtur thellë ligjet e zakonet prapanike dhe fatin e Dijes “e ka ushqyer heroinën ashtu si pelikani me gjakun e zemrës së vetë”.
Ky roman njohu një mirëpritje të jashtëzakonshme dhe u shtyp në dy botime njëra pas tjetrës 1936-1938, kurse sot ai ka arritur në 12 botime.
Në botimin e dytë autori botoi dhe jehonën e shtypit dhe fletët e lexuesve sidomos të vajzave.
Nga këto letra të tërheq vëmendjen letra e të resë revolucionare Nexhmije Xhuglini (me pseudonimin Flaka) që i shpreh mirënjohjen autorit dhe i thotë në mes të tjerash: “Do të vijë ditë që ne pa qenë nevoja të bërtasim “sikur të isha djalë” do të bashkohemi nën flamurin e lirisë dhe do të gjejmë vetë rrugën e drejtë, rrugën e shpëtimit).
Është shumë interesant, siç del nga shtypi dhe dokumentet e kohës si dhe nga autobiografia kur Stërmilli i arratisur u burgos nga jugosllavët në Europë u bënë demonstrata solidariteti dhe u nënshkruan protesta në përkrahje të tij nga shkrimtari Henry Barbes, nga shkencëtari A. Ajshtajn, profesorët e njohur siç ishte kryetari i Akademisë së Shkencave të Çekosllovakisë, deputetët britanik P. Marlow dhe V Kerkovood, nga deputetët gjermanë E. H. dhe Geisha, ata italianë apo dhe indian. etj.

Haki Stermilli po ne 1917 u emrua drejtues i Administrates ne N/Prefekture te Matit. Ne rang Nenprefekti. Ne luften e pare Boterore Haki Stermilli ishte ne perkrahje te Austro- Hungarise.
Ne 1920 Ministri Brendshem Ahmet Zogu krijoi Zyren Sekrete kete ne bashkepunim me Haki Stermillin qe u emrua Shef i Zyres Sekrete duke qene keshtu shefi i pare dhe themelues i sherbimit sekret shqiptar. Ne 1924 Haki Stermilli u rreshtua me opoziten e kohes dhe pas kthimit te Zogut u largua si tjeret opozitare jashte vendit.Dihet arrestimi ne Jugosllavi e sjellja ne Shqiperi ku u burgos. Megjithate qendrimi i tij kunder Mbretit nuk e pengoi te botonte librat “Burgu” dhe ” Sikur te isha djale ” . kaq si shtese miqesore …….tung
Haki Stermilli eshte nje figure e shquar e letrave dhe politikes shqiptare me origjine nga Dibra e Madhe.
Meqenese per Haki Stermillin po shkruan ky autor, atehere vertetohet dyfish qe haki Stermilli qe bolshevik dhe i sherbu sllavo-komunisteve. Pamvaresisht se ka shkruajtur libra letersie ne shqip.
Ose duhet te jesh njeri i ceket nga logjika , ose keqdashes i shqiptareve , zoti Doda ! Ne shkrimin e mesiperm te profesor N.Jorgaqit , thuhet qarte qe eshte arrestuar nga Jugosllavet , kurse ti , flet kodra pas bregut ! Eshte futur ne mnode , pas viteve `90 , qe ne se nuk te pelqen dikush , baltose me bolshevizem , komunizem , sllavizem , enverizem….!
Pena dhe emri i Haki Stermillit , si njeri perparimtar dhe me ide progresi e atdhetarie , u ben nder e u jep te drejten te ndihen krenare per te !
I nderuari Prof. Jorgaqi ju falenderojme nga zemra per punen tuaj te palodhur dhe plot me miresi per te vene ne pah intelektuale si Z.Stermilli. Ai me te vertete ka qene nje intelektual i zoti ,nje patriot i mire qe luftoi per Shqiperine ,per grate dhe vajzat per inteligjencen e atehershem ,por fatkeqesisht pikerish ajo Nexhmija qe ju e permendni ne doreshkrimin tuaj se do vinte nje dite qe grate te mos thonin sikur te isha djale e la kete intelektual e patriot ne harrese te madhe.Eshte e pafalshme se si ne ate kohe Hakiu ne vend te perfshihej ne jeten politike ne dukimin e rinise me dashuri per kombin,dhe shume virtytet te tjera e emeruan nje drejtor biblioteke ne Peshkopi ne harrese. Ai nuk e kishte vendin aty ,por qeveria e Enverit nuk i ka dashur kurre intelektualet e pavarur e te edukuar ,i ka pare si konkurrente dhe te zotet, e keshtu duke pasur pushtet i degdiste ku ja donte mideja e tij e semure.. Fatkeqesi per kombin tone qe te zotet e te mire asnjeher nuk jane perkrahur apo angazhuar si duhet per te dhene kontributin e cmuar eksperiencen e grumbulluar ne vite ne vend.Pena e ketij shkrimtari nese i lexon veprat e tij pena e tij eshte therese dhe pershkruajne realitetin shoqeror te asaj periudhe sic ishte per te ardhur keq. Po kujt i pelqente ndryshimi….Dhe me nje te rene te lapsit te pushtetit e larguan.Faleminderit shkrimtari intelektuali dhe patrioti jone i nderuar Z.Haki Stermilli per gjithcka bere per vendin tend.Puna juaj asnjhere nuk do te harrohet.
Une sot do te lutesha sikur te isha vajze, se ato nxjerret leket me kembe perpjete dhe pa asnje mundim. Ky eshte kapitalizmi.