Vdes këngëtari i njohur, qëlloi veten me armë gjatë xhirimeve

Bora Basholli

Justin Carter, këngëtari i famshëm i muzikës country, ka qëlluar aksidentalisht vetën me armë zjarri gjatë xhirimit të një klipi muzikor.

Ngjarja ndodhi në apartamentin e tij në Huston të Teksasit. Këngëtari e mbante armën e zjarrit brenda në xhep, ndërsa plumbi e ka kapur atë në njërin sy.

Carter, nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë në kokë, duke ndërruar jetë në vend.

36-vjeçari një ditë para vdekjes kishte publikuar këngën e tij më të re. Carter ka lënë pas dy vajza të vogla, Dixie dhe Kaylee.

 

b.b/dita

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

‘Mik’ për Kombëtaren, Rama ‘luan gurët’ për zëvendësuesin e Panucci-t

 

Në përfundim të Ligës së Kombeve kur të gjithë kërkonin kokën e Panucci-t federata vendosi t’i jepte ende besim trajnerit Christian Panucci, por ka mjaftuar ndeshja e parë në kualifikueset e Europianit q ëish-futbollisti Milanit dhe Realit të shkarkohet nga Shqipëria.

 

Menjëherë në media kanë nisur spekulimet për gjetjen e zëvendësuesit ku aktualisht kandidati potencial duket Edy Reja, ose Edoardo Reja, ish-trajneri i Lazio-s dhe Napolit që të premten ishte në stadiumin “Loro Boriçi” ku mbajti edhe një takim me kreun e FSHF-së Armando Duka.

 

Gjithsesi për momentin gjërat kanë ngecur, por sipas medias italiane “corriera dello sport” gjithçka mund të mbyllet me sukses pasi ‘mik’ për këtë është futur kryeministri Edi Rama. Ky i fundit është përpjekur ta bindë Reja-n që të premten, por ka qenë e pamundur. Determinant për të mbyllur marrëveshjen në ditët në vijim është Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio-s i cili është mik i Ramës dhe Edi Reja-s.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *