Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha sot në mesditë se në zyrat e Parlamentit ka mbërritur akti normativ i qeverisë, i cili kërkon shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil.
Meta u shpreh se maxhoranca dhe opozita do të diskutojnë rreth këtij akti në komisionet parlamentare dhe në seancë, ndërsa theksoi se integrimin nuk e pengojnë nismat e arsyetuara.
“Akti normativ ka mbërritur dje në Kuvend. Shërbimi Civil u takon të gjithëve, prandaj nuk duhet të politizohet. Inkurajoj debatin në Kuvend për ligjin e nëpunësit civil. Mazhoranca dhe opozita ta diskutojnë në komisione dhe në seancë. Procesin e integrimin nuk e cenojnë nisma të arsyetuara”, tha Meta.

-Me pelqen aresyetimi juaj,me duket nje aresye me shume te rishikohen ato ligje qe ne nje qeveri sollen regres.Ska asgje te keqe.