Jeremy Lamb shënoi një kosh të pabesueshëm nga gjysma e parketit duke i dhënë skuadrës së tij Charlotte Hornets, fitoren kundër Toronto Raptors të dielën në mbrëmje.
Kur kishin mbetur vetëm 3,1 sekonda lojë, Lamb lëshoi topin nga distanca, ndërsa turma pa e magjepsur se si topi përfundoi në kosh.
Tri pikët bënë që Charlote të fitonte takimin 115-114, një fitore që mban gjallë shpresat për të zënë vendin e fundit të lirë për playoff në Konferencën e Lindjes
n.s. / dita
