69 zjarre të qëllimshme që nga fillimi i marsit, çfarë po ndodh?

Ornela

Dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të shumta në disa njësi administrative, në thuajse të gjitha prefekturat, një situatë të cilën Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako e cilësoi të pazakontë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se nga fillimi i muajit janë konstatuar 69 vatra zjarri. Sipas tij, kjo situatë është e qëllimshme.

“MM dhe EC po  ndjekin me shqetësim situatën e pazakontë të ditëve të fundit. Prej datës 3 Mars e deri më sot, janë konstatuar 69 vatra zjarri, të cilat kanë djegur 167 hektarë. Për 22 ditë janë djegur sipërfaqe me kullota, pemëtari dhe pyje, të konsideruara si zona të mbrojtura, duke sjellë pasoja shumë të mëdha si në ekonomi, ashtu edhe në mjedis. Sipas analizës së EC kjo situatë është e qëllimshme. Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut”, tha Çako.

Kreu i Emergjencave akuzoi autoritetet vendore se përballë kësaj situate mjaftohen vetëm me konstatimin e problemit apo kërkesat për ndërhyrje nga ajri.

“Autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla, apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit. Për të gjithë ata drejtues vendorë të cilët bëjnë veshin shurdh, ju rikujtoj ligjin për “Për emergjencat civile”, “Ligjin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi”, si dhe të gjitha akteve të tjera ligjore dhe nënligjore”.

Çako theksoi se pushteti vendor është përgjegjësi direkt për organizimin e masave parandaluese, ruajtjen e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave dhe identifikimin e vatrës fillestare dhe autorëve me përgjegjshmëri maksimale.

Sipas Çakos të gjitha strukturat shtetërore, institucionet e pushtetit vendor dhe komuniteti, jo vetëm që duhet të kontribuojnë në parandalimin dhe eliminimin e këtyre fenomeneve, por edhe të denoncojnë në kohë, të gjithë autorët e zjarrvënies

“Çdo neglizhencë në këtë drejtim ju ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë, pasi rrezikohen të krijohen precedentë të rrezikshëm që cënojnë sigurinë e komunitetit dhe pasurisë së përbashkët kombëtare. thirrje punonjësve të administratës vendore apo qendrore si dhe qytetarëve që të denoncojnë në numrat 112, 129 si dhe në nr. +355 69 411 0198 të Qendrës Kombëtare të Emergjencave Civile”.

Kreu i Emergjencave kërkoi nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria një bashkëpunim më efikas në identifikimin, ndalimin dhe arrestimin e të gjithë autorëve të zjarrvënieve me dashje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

o.j. /dita

Share This Article
8 Comments
  • Digjni SHQUP-in, dhe moloket hajde dru me pre nuk kane nga te marrin me urdhera.
    Saliu ka filluar edhe metoden e vjeter, ate te hedhjes ne ere te shtyllave te tensionit te larte.
    Vritini zagaret zjarrevenes te shqupit dhe policia te dale me deklarate se jane djegur ne pyll nga zjarri, vetem keshtu mund te mbrohen edhe ato pyje qe i kane shpetuar sopates dhe sharres.

    • Sa here pozita e drejton gishtin nga opozita, aq here me shume del ne shesh pafytyresia e saj. Aq here me shume rritet dyshimi rreth saj. Jo me kot ka dale proverbi i ujkut me gjurmet.

  • Tamam pune Lasiu eshte kjo. Dhe kto gazetaret e analistet kurva qe bejne gjithmon sikur se kuptojne qe eshte dora e sales ke gjith cudirat qe ndodhin kete periudhe.
    Ne Elbasan vrane nje avokat, me kete rast nje avokate e vjeter tha se tani ka rene shteti; as ne ‘97 nuk ka ndodhur nje gje e tille. Mos u habitni po qe se do gjeni doren e gjate te shqupit (sales me sakte) edhe pas kesaj vrasje.

  • Tamam pune sale eshte kjo. Dhe kto gazetaret e analistet kurva qe bejne gjithmon sikur se kuptojne qe eshte dora e sales ke gjith cudirat qe ndodhin kete periudhe.
    Ne Elbasan vrane nje avokat, me kete rast nje avokate e vjeter tha se tani ka rene shteti; as ne ‘97 nuk ka ndodhur nje gje e tille. Mos u habitni po qe se do gjeni doren e gjate te shqupit (sales me sakte) edhe pas kesaj vrasje.

  • E filloi Sali Berisha “rrevolucionin Demokratik”me hedhjen ne ere te shtyllave te tensionit te larte dhe tashti i eshte kthyer zjarreve ne pyje e kullota;nuk po kursehen as ullishtat e pemet e tjera frutore!!jo mendje e cartur vetem per prishje e shkaterim e ka mendjen !

  • Ta besojme per nje moment se eshte dora e Saliut qe i ben te gjitha keto. A nuk me thoni ku eshte dora e shtetit qe e ka per detyre qe ti ruaje dhe te kape Saliun bashke me zjarrvenesit e ti rrase brenda?A harrova,shteti e ka mendjen (tani qe i ka ardhe “opozita”e re)te liroje tte burgosurit sepse ndoshta i duhen per fushaten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *