Pas marrjes së mandatit, deputetët e rinj të Partisë Demokratike dhe ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë nisur punën. Mëngjesin e kësaj të hënë ata kanë qenë pjesë në komisionet e zhvilluara.
Kështu në Komisionin e Sigurisë, ku u shqyrtuan proceduarat e Vettingut në Policinë e Shtetit, ishin të pranishëm deputeti i PD-së, Muslim Murrizi dhe Nimet Musaji, deputeti i LSI-së.
Ndërkohë në komisionin e Ligjeve ishte e pranishme deputetja e LSI-së, Aurora Mara.
Rudina Hajdari dhe dy deputete të tjera të opozitës kanë marrë pjesë në Komisionin e Integrimi.
Ky komision vendosi që draft-rezoluta për integrimin të diskutohet më 2 prill ndërsa me 27 mars seancë dëgjimore me ministrin Gent Cakaj.
Deputetja Hajdari tha se kërkon më shumë kohë për tu njohur me këtë pr/rezolutë.
“Në seancën e dy prillit duhet të jetë në seancë kryeministri“, është shprehur Hajdari.



b.b/dita

Me kembe te mbare, me se fundmi nje Parlament dinjitos pa kriminele dhe baxhella, te perkushtuar per hallet e qytetareve dhe jo te pasurive te vena me vjedhje dhe vrasje si ata plehrat qe dorzuan mandatet.
Mos kujtojne se do te gezojne, gjeja e vjedhur do te dorzohet dhe ata do te gjykohen.
Reforma në drejtësi ende pa kalu në vepra prodhon efekte u futi lepurin në bark të korruptuarve u arratisën për gjithmonë më në fund pas 3 dekadave shpresë për fillim normaliteti
Tashti te gjitha hallet do te zgjidhen o popull nga “OPOZITA E RE” flini te qete!!!!!!!!