Mbush me hashash një kuti torte për ta trafikuar drejt Greqisë, kapet pasagjeri i autobusit

anazapta

Dy kilogramë hashash janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në një autobus të linjës Gjirokastër-Athinë.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte fshehur në një çantë dhe mbahej nga një pasagjer në sediljet e autobusit. Policia ka arrestuar transportuesin e lëndës, Fatjon Hadëraj, i cili udhëtonte drejt Greqisë së bashku me të shoqen.

Burri e kishte blerë marijuanën në Lazarat dhe tentonte ta trafikonte drejt shtetit fqinj. Ai e kishte futur drogën në një kuti torte, e kishte mbuluar me karamele dhe e kishte vendosur në çantë.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij nuk ishte në dijeni të asaj që ndodhej në çantën e tyre të udhëtimit. Pas marrjes në pyetje, ajo është lënë e lirë, pasi ishte edhe shtatzënë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *