Zbulohen gjenet e rinisë

anazapta

Identifikohen “gjenet e rinisë”, të cilat garantojnë lëkurë të bukur edhe 100 vjeç. Janë tri variacionet gjenetike, të cilat janë identifikuar si Kcnd2, Diaph1 e Edem1. Ato janë gjetur në një pjesë specifike të ADN-së njerëzore të disa personave të moshuar, lëkura e të cilëve kishte mbetur çuditërisht e re.

Zbulimi u përket studiuesve të departamentit të dermatologjisë në Stanford University dhe kolegjit të mjekësisë “Albert Einstein”, në New York.

 

Plakje e ngadaltë

Studiuesit kanë krijuar një databazë të 1000 personave të moshuar, përfshirë edhe disa që i kishin kaluar 100 vjet, por që asnjë prej tyre nuk kishte kryer ndonjëherë ndërhyrje estetike në lëkurë.

Ata vunë re se te këta persona, plakja përparonte por me një ritëm shumë më të ngadaltë se te njerëzi e zakonshëm.

Anne Lynn Chang, dermatologe në Stanford University dhe autore e studimit, thotë se lëkura që u reziston viteve është diçka që trashëgohet, pavarësisht se me kalimin e kohës, hyjnë në lojë faktorët ambientalë, cigarja apo ekspozimi në diell.

Hapi tjetër pritet të jetë ai i identifikimit të mekanizmave biologjike me të cilat veprojnë këto variante gjenetike, në mënyrë që këto mekanizma të mund të nxiten me anë të substancave farmakologjike, duke e ruajtur lëkurën nga plakja. / G. Sokoli

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Aman vetëm saliut mos i jepni gene rinie sepse po u rinua ky të tërë do behemi për në psiqiatri! Shikoni mos gjeni gjekundi ndonje gen për ta currufjepsur akoma me shume?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *