Letër e nënshkruar
Nexhat Nallbati
Për Qeverinë e re… Pushtetin e fitove me votë plebishtare, ndaj përgjegjësia jote është shumë e madhe. Saliu është mundur por nuk është mposhtur. Sepse nuk është vënë ende Drejtësia. Kjo do të thotë që berishizmi si abuzim në shkallën sipërore me pushtetin në një rend demokratik, është ende në këmbë.
Qëllimi i tij është të pengojë që Shqipëria të mos përparojë. Opozita do të luftojë që t’ju rrënojë akoma pa nisur punët. Vendosni rendin. Luftoni korrupsionin e papunësinë. Ktheni në shina shëndetësinë dhe arsimin.
Korrupsioni është futur thellë në çdo skutë e në çdo vrimë, por më shumë se asnjëherë, ka kalbur drejtësinë. Sfida juaj është e madhe, emergjencë ka kudo. Ecni përpara pa ngurim. Mbështetje keni çdo shqiptar dhe me sa shohim edhe faktorin ndërkombëtar. Nga Nexhat Nallbati, Korçë.