Luftëtari që lindi nën një lis dhe prehet nën një ulli…

Ornela

Zylyftar HOXHA

Xhemal Ujaniku, vullnetar me armëi shkrepëtimave të para të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, djali i madh dhe më shumë se djalë, për të mos ndenjur nën hije, u bëshok i armëve tëtë atit, Mestan Ujanikut, “Legjendës së maleve të Skraparit”, u lind nën një lis në oborr të shtëpisë nëUjanik tëSkraparit, dhe pas një jete të vështirë, me ulje dhe ngritje, me zikzake dhe situata here-herë të pakuptimta, vdiq në moshën 82- vjeçare qytetin e Elbasanit, ku fëmijët e tij, për t’u prehur i qetë dhe për t’i siguruar përjetësi pas asaj jete skëterrë, zgjodhën ta varrosnin nën paqen e një ulliri gjenetik Kraste.

Siç thamë më lartë, Xhemali ishte i biri i Mestan Ujanikut, një luftëtari me emër, por që nuk mori nga emri i të atit asnjë “gërmë”, duke krijuar kështu një profil të tij luftëtari të paepur dhe të sprovuar në sa e sa beteja.

Më 1939 ai merr pjesë në aksionin e parë luftarak, në krah të të atit në Berat, ku u kërkuan autoriteteve armë për të luftuar kundër ushtrisë fashiste italiane, aty dhe arrestohet.

Para se të krijohej çeta e parë e Skraparit në Kulmak më 14 mars 1942, ishte formuar një çetë tjetër, “çetë familjare”, jo zyrtare, ku Mestani kishte rreshtuar tre djemtë e tij, Xhemalin, Vehipin dhe Hatemin. I mbetur në qiell të hapur, pasi shtëpinë ia dogjën fashistët italianë, ai iu ngjit familjarisht malit. Veç tre djemve me armë në sup, ai mori me vete edhe të shoqen Pemen me djalin e vogël, Nuriun që ishte vetëm 8 vjeç dhe s’ishte për pushkë. Pemja me Nuriun e vogël kanë jetuar bashkë me çetën. Sa mbaronin luftimet në një zonëai i çonte te miqtë e tij në një zonë tjetër, ku i dilte një tjetër hesap lufte.

Kjo “çetë familjare” u inkuadrua e tëra në çetën e madhe, që u quajt Çeta Plakë e Skraparit, një ndër formacionet e para partizane në Shqipëri, krahas asaj të Pezës. Që nga krijimi në mars dhe gjithë prillin e vitit 1942 çeta veproi në zonën e Nahijes së Beratit, në Roskovec dhe pjesërisht në Mallakastër. Aksionin e parë çeta e regjistron në qershor të vitit 1942 kundër një grupi karabinierësh në Shtyllë të Korçës. Në korrik të vitit 1942 çeta operon në fshatrat e Kolonjës, në Butkë, Qafëzës, Kozel, Rehovë, Selenicë të Pishës, Qinam, Qesarakë dhe Lubonjë,  ku takohet me Xhaferr Lubonjën. Por beteja që shënon fitoren më të bujshme është çarmatosja e milicëve fashistë në Mëlovë më 30-31 gusht të vitit 1942 dhe disa ditë më vonë çlirimi i Çorovodës, që qe e para qendër administrative në vendin tonë,  ku nuk u vendos më pushtet tjetër, veç atij nacionalçlirimtar. Më pas pati luftime të tjera shumë të rëndesishme.

Ka një korrespondencë të gjatë të administratës së atëhershme nga qendra në bazë që tregon bëmat e Mestan Ujanikut dhe çetës së tij, por edhe tmerrin që i kish kallur ai armikut. Po kështu shtypi i kohës, radio BBC, përshkruajnë detaje të përpjekjeve që bënte çeta e Skraparit me komandantin e saj, i cili që atëherë u quajt “Legjenda e Maleve” dhe u vesh me shumë histori.

Xhemal Ujaniku nuk u nda asnjë ditë nga luftimet derisa i ati i tij, Mestani shkoi komandanti i Qarkut të Beratit dhe çeta e tij u nda në tri çeta të tjera. Një luftëtar i sprovuar si Xhemal Ujaniku nuk mund të qëndronte në vend, ai mori nën komandë një nga këto çeta.

Me organizimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ai emërohet komandant kompanie në Brigadën e 10-të Sulmuese dhe, më  pas, në atë të 12 Sulmuese, ku e zuri edhe çlirimi i Shqipërisë.Pas çlirimit Xhemali emërohet oficer në Shkodër, Tiranë e Kavajë, ku la gjurmë të një njeriu të drejtë e korrekt, por edhe të aftë për detyrat që i ngarkoheshin.

Pas arrestimit të të atit, Mestanit, në Shkodër, me të ashtuquajturin “Grupi i Deputetëve”, që më pas edhe vdiq në burg, kuptohet, për Xhemalin nuk do të vinin ditë të mira. Ai do të vuante kusuret e të atit, ato kusure që i ati nuk i kishte bërë kurrë.

Në vitin 1947 arrestohet me akuzën absurde “për rrëzimin e pushtetit popullor”, e atij pushteti për të cilin luftoi dhe dhanë jetën disa nga shokët e tij më të mirë. Ishte e njëjta akuzë që ishte ngritur edhe për të atin.

Pas kalvarit të burgut ai kaloi kalvare të tjerë internimi e pune të detyruar në Tiranë e, më pas, në Elbasan, ku dhe bëri jetën deri në fund sa vdiq.

Por fisi është fis e karakteri karakter. Ai s’e uli kurrë kokën. U bashkua atje ku i ra të punonte me shokët e kolegët e punës, punëtorë të thjeshtë, duke lënë te ta gjurmë të pashlyera, si dikur në luftë, të një njeriu të mirë, të aftë, me kulturë dhe inteligjent.

Është kjo arsyeja që atë e donte dhe e respektonte gjithë Elbasani dhe që e përcolli për në banesën e fundit me dhimbje, por edhe me një respekt të veçantë.

Në telegramin e ngushëllimit që i dërgoi Presidenti i Republikës Alfred Moisiu familjes së Xhemalit, e cilëson atë si një Familje Martire, që i dha Luftës dhe Atdheut, megjithëse mbi ta ra padrejësisht dhuna dhe persekutimi.

Endé nën hije!…

Një bisedë e shkurtër me të birin e Xhemal Ujanikut, Kujtim Ujaniku

Megjithëse kanë kaluar 76 vjet nga krijimi dhe janë përkujtuar 76 përvjetorë të Çetës së Parë të Skraparit,emri i komandantit zihet pak në gojë, po kështu edhe i Xhemalit. “Një keqkuptim dhe paragykim nga regjimi i kaluar, i ndëshkoi rëndë këta burra malesh, thotë një nga pinjojtë e familjes Ujaniku, nipi i Mestanit dhe i biri i Xhemalit, Kujtim Musabelliun (Ujaniku), me banim në Florida të SHBA-së:

 Çfarë kini për të thënë për për gjyshin tuaj, Mestan Ujanikun dhe për atin tuaj, Xhemal Ujanikun?

Unë jam i biri i Xhemalit, djalit të madh të Mestanit, komandant i çetës së së dytë të Skraparit, pasi, pas zmadhimit, u nda nga ajo e Mestan Ujanikut. Dua të them me këtë rast se pas djegjes së shtëpive tona në Ujanik nga Xhaf Bali në gusht të vitit 1942, e tërë familja jonë ishte partizane, se s’kishin ku të rrinin. Xhemali, Hetemi, Vehapi ishin me “plakun”; i vogli, Nuriu, ishte i vogël dhe gjatë gjithë atyre tre-katër vjet luftë, bashkë me të ëmën, Pemen, kanë jetuar ose bashkë me çetën ose në familje miqsh e patriotësh në Skrapar.

 Çfarëështë bërë për vënien në vend të nderit dhe të dinjitetit të gjyshit dhe atit tuaj?

Për të qenë i vërtetë dhe i sinqertë, për mua, figura e kapedanit të maleve të Skraparit, Mestan Ujanikut, tani në një farë mënyre është reabilituar, ai ështëvlerësuar me dekoratën e lartë “Shqiponja e Artë”. Megjithatë ai meriton më shumë. Mestani është një dëshmor i pa cilësuar dëshmor, pa një varr. Ne familjarët e tij, kur bëhen festa përkujtimore të Luftës, nuk dimë ku të çojmë një tufë lulesh në shenjë nderimi, varr jo, një shenjë jo. Ndërsa Xhemali që s’ka ndenjur kurrë nën hijesa qe gjallë, tani është në hije. Askush nuk kujtohet për të.

Ju, sa vjeç keni qenë atëherë dhe a e keni njohur gjyshin?

Kur kam lindur unë, gjyshi ka qenë në burg. Një ditë prej ditësh më çojnë te gjyshi në burg. Siç më tregojnë më pas, ka kërkuar që të më fusnin ashtu siç isha kopanec mes hekurave. Pasi më kanë futur, ai më ka puthur në ballë dhe ka pyetur për emrin. “Ia kemi vënë Kudret”, i kanë thënë. “Do t’ia ktheni, do t’ia vini Kujtim, kështu siç iu them unë”, ka thënë ai prerë në atë kohë, dhe më ka nxjerrë nga hekurat. Nuk e di a ka patur ndonjë kuptim apo simbolikë kjo, por të dy kishim marrë rrugën, unë drejt jetës e ai drejt vdekjes, pasi pas disa ditësh vdiq nga torturat në birucat e burgut.

Kaq për gjyshin, Mestanin, ndërsa me babanë, Xhemalin bëra jetën…Nuk ka gazetë që të nxërë ato që kam për të thënë për të, ndaj më mirë ta lëmë këtu…

Intervistoi: Z. Hoxha

 

 

Share This Article
6 Comments
  • Thone qe ky luftetari Mestan Ujaniku ne te gjithe ata vite lufte arriti te vrase vetem dy gra, per te cilat thone se i kishte kunata. thone se per kete poshtersi qe beri doli malit partiza. Keshtu thone o Zylyftar.

  • Tani te rrime shtrember e te flasim drejt.
    Xhafe Bali nuk erdhi ne Skrapar per luften nacional Clirimtare,se nuk kishte L nac-Cl ne fillim te 42.Xhafe Bali ishte komandant i xhandarmerise dhe kryente detyren kunder banditeve,ashtu si jane forcat e Nderhyrjes se Shpejte sot.,ato qe asgjesuan ate grekun Kacifas ne Bularat,apo ate vrasesin e turisteve ne Vermosh.Xhafe Bali ne kohen e Mbreterise Zogiste asgjesoi 30 hajdute ne rrugen Mat-Diber,,Arrestoi hajdutet e bagetive te gramshakeve qe dimeronin ne Dumre.Ishte ne krye te forcave policore per mbrojtjen e shtetit ligjor,prandaj u perplas me banditet qe ploackitnin karvanet dhe fshataret si Riza Kodheli,Mestan Ujaniku,Isa Toska,pamvaresidht se disa prej tyre si Riza Kodheli dhe Mestan Ujaniku i vune bandat e tyre ne sherbim te Partise Komuniste dhe pranuan komisare politike pas vitit 1943.
    Tani hajde t`ja veshim fajin Xhafe Balit,se Mestan Ujaniku vrau kunaten a mbesen per ti rrembyer pronat dhe bagetite!Detyra per te mbrojtur shtetin e coi Xhafe Balin ne perplasje te hapur me cetat e armatosura komuniste,por ketyre tregtareve qe ndihmonin rebelet komuniste u doli borxhit.I mblodhi ne Llixhe dhe ju tha:-Ju po i hapni vetes gropen me duart tuaja duke furnizuar rebelet e kuq.Do me kujtoni!.
    Te paret qe u futen ne listat e pushkatimit ,sa u opushtua Tirana nga rebelet komuniste,ishin tregtaret.Ali Pazari,Dem Xhepa,Syrja Selfo,Sul Domi,Abdullah Mema e nja 70 te tjere i groposi Enver Hoxha,sju gjindet as varri.E kujtuan mire Xhaf Balin,se nuk i ka rene kujt ne qafe kot nasikoti.
    Ti o Kujtim i ke pasur dhe shoke djemt e Xhaf Balit,pse s`ja the keto pishmane qe te paskan ndjekur gjer ne Amerike!

  • Po c`ke me Xhaf Balin,o Kujtim?Xhaf Bali ishte xhandar i qeverise ;Kapte vrasesit dhe hajdutet e bagetive.Ne 1942 nuk kishte lufte nac-cl ne Skrapar.Xhaf Balit i ra detyra te pastronte rruget nga bandat e Isa Toskes ne Mallakaster,Riza Kodhelit ne Opar,Mestan Ujanikut ne Skrapar,Isak Alles ne Cermenike etj.Ca nga keta i rekrutoi Partia komuniste,ca i rekrutoi Partia Fashiste.
    Xhafa ishte si Mond Koseni,qe pastroi bandat e 97,qe i mbolli politika dhe ne fund mbeti po i keqi,nuk e duan as te djathtet,as te majtet.

  • Dekoraten per zbulimin e te vertetave te Xhaf Balit e meriton DEMO spiuni, nje morracak qe u fsheh nen strehen komuniste e shan ballitet duke e kthyer pllaken sipas interesit. Trushkulur qe qelb era bajg je o Demo.

  • Z Demo paske shume preokupime per ceshtjen e Mestanit mor njerii.Se burre nuk mund te jesh perderisa nuk del te ballafaqohesh hapur me ne!!

  • Demo paske shume pishmane nga kjo jete.fol me z,Zylyftar dhe na trego versionin tend te Xhafe Balit,ndoshta tregohetdhe historia e familjes tende n,q,s ke histori per te treguar.
    Sidoqofte nje number me shumene kete jete.
    Pa pishmane .te uroj shendet nqs te duhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *