Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë ku një burrë është treguar i gatshëm të ngjisë një godinë plot 607 metra të gjatë. E gjitha kjo ka qenë një përpjekje e tij për të fituar një shumë prej 5650 dollarësh.
Ajo që vlen për të përmendur është se ky “sport ekstrem” u bë që të gjitha këto para të shkonin si donacion për katedralen Notre Dame në Paris e cila ka nevojë për rikonstruktime.
Francezi, Alain Robert u sponsorizua duke marrë çekun prej 5650 dollarësh të cilin e dhuroi për një nga ndërtimet më të bukura arkitekturore në Paris siç është dhe katedralja Notre Dame e cila vizitohet nga mijëra turistë në ditë.
Për rikonstruktimin e katedrales duhen plot 100 milionë dollar në mënyrë që ti shpëtojnë harqet gotike, të cilat rrezikojnë të shkatërrohen.
b.b/dita

Paska mbetur keq Franca per 100 miljone dollaro?
Po ti Makronin e ke shok trendi,mor z.Rama!
Mesoja pak ate concessionin e shurres Chak-fap,qe i nxjerr 130 miljon dollare me nje emer.E kane bere chak-fapin francezet?