Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Lushnjes, Çlirim Shahini.
Menjëherë pas hetimit të zhvilluar ndaj tij trupa gjyqësore e përbërë nga Suela Zhegu, Brunlida Bekteshi dhe Xhensila Pine mori vendimin.
Shahini rezultoi me probleme në të tre shtyllat e vlerësimit nga Vettingu.
Prokurori Shahini deklaroi një objekt dy katësh dhe papafingo në Bashkinë e Sarandës, në vlerën e 10.5 milionë lekëve.
Ai kishte deklaruar të ardhurat nga pagat dhe një hua në vlerën e 35 mijë eurove të marrë në vitin 2014, me afat shlyerje 10 vjet.
Nga analiza financiare, Komisioni ka konstatuar pamjaftueshmëri financiare të huadhënësit të 35 mijë eurove, që kishin shërbyer për shlyerjen e shpenzimeve për ndërtimin e banesës në Sarandë.
Çlirim Shahini e ka nisur karrierën në sistemin e Prokurorisë fillimisht si oficer i Policisë Gjyqësore.
Ai është emëruar prokuror në Sarandë në vitin 2004 dhe e ka ushtruar funksionin atje deri në vitin 2016, ku me dekret të Presidentit të Republikës u transferua si drejtues i Prokurorisë së Lushnjes.
b.b/dita

Kryeprokuror tjetri. I zhytur deri ne gryke..
Kur perdorin termin “i pajustifikuar” do te thote prezumisht “te vjedhura”, qe duhet te coje ne penalizim, ndersa te gjithe keta bande kriminelesh vetem po pezullphen nga detyra. Ne burg vene vetem fukarenjte
Te gjith i fundos pasuria,ashtu si Titanikun!!!
Po pse re Komisioni Pavarure,vetem Rama eshte Tapë,qe nuk fundoset?!
Ky majmun kish dengla
Nga Lushnja ne Tr cdo dite me makine shteti mengjes darke
Ku e gjente naften
Po vilat ne divjake
Po apartamenti ne Tirane
Ne burg te veje
Si u katandis kjo shqiperi . Del krye prokurori i nje qytetit te madh hajdut .O ju dhjefsha ,familjarisht ju o politikane te ketij tranzicioi post komunist , qe na keni servirur. me dashje kete drejtesi ,me falni zhdrejtesi.
Zoti do ja u laje edhe ju me SPAK ,prisni dhe ca jave..
Habiteni me prokurorin e nje qyteti, harruat prokurorin e pergjithshem !!! Shtet i kalbur nga korrupsioni. Nuk duhen vetem kostatime,por edhe burgime.