Vrasës me pagesë janë personat që ekzekutuan në Tiranë, poshtë shtëpisë së tij, 26-vjeçarin Jurgen Kurti.
Tre persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e të riut në hyrje të pallatit ku i riu jetonte me nënën, u vunë në pranga si autorë të paguar për vrasjen. Një i katërt dyshohet të ketë pasur rolin e koordinatorit.
Sipas Report Tv, autorët dyshohet të jenë paguar 30 mijë euro.
Nuk dihet ende se kush është personi/at që ka dashur kokën e Jurgen Kurtit. Pista kryesore e hetimeve: Hakmarrja.
I riu ishte i dyshuar për vrasjen e babait të tij, Artur Kurtit, dhe vrasjen e një tregtari në Durrës, Agim Arapi.
Të dyja këto vrasje janë marrë përsipër nga njerëz të afërt të tij.
Vrasjen e babait i cili ishte i divorcuar nga nëna e tij, e mori përsipër daja i Jurgen Kurtit, ndërsa vrasjen e tregtarit në Durrës e mori fajësinë, vëllai i vjehrrit te 26-vjeçarit.
Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit, arrestuan Esli Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.
o.j/dita

Epo kot nuk te vret njeri
Mëkatarë