Babai i Marvi Mihalit: Nëse s’ka drejtësi, do veproj Kanuni dhe Kurani

Bora Basholli

Ka dështuar sërish gjyqi për 4 të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihalit. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të autorëve të dyshuar të krimit, të cilët u shprehën të ofenduar nga fjalët e babait të viktimës.

Pavllo Mihali kërkoi dënimin me nga 35 vite burg secilin, teksa tha që duhet të veprojë drejtësia.

Kërkoi dënimin me nga 35 vite burg secilin, si dhe paralajmëroi se nëse nuk vendoset drejtësi, do veproj Kanuni dhe Kurani“. Ky i fundit, gjatë seancës, u shpreh se “avokatët ishin munduar gjatë gjithë procesit të shpëtonin disa kriminel dhe rendin pas parasë

Ndër të tjera, pas këtyre fjalëve, mësohet se avokati Sokol Hazizaj, ka thënë se ndihej i ofenduar nga këto fjalë dhe se nuk mund të vazhdonte procesin, pasi ishte aty për të kryer një punë dhe nuk mund të cenohej për shkak të punës së tij.

Edhe seanca e kaluar, më 19 mars, ku do të lexohej mbrojtja e 4 të akuzuarve, u mbajt mes tensionesh dhe akuzash mes familjarëve të të rinjve të përfshirë në ngjarjen e korrikut  të 2017-ës.

Gjatë leximit të mbrojtjes u shkëmbyen akuza të ndërsjella, ku  familjarët e të arrestuarve pretendojnë se në këmbim të faljes u është  kërkuar dëmshpërblim 300 mijë euro, ndërsa kjo gjë është mohuar nga  prindërit e Marvi Mihalit.

Përplasja vijoi më pas jashtë ku e ëma, Fatmira Mihali tha se për të arrestuarit po jepet dënim i ulët ndërsa akuzoi dhe drejtorin e policisë gjyqësore  se ka intimiduar dëshmitarët dhe u shpreh se do të vijojë drejtësinë me çdo kusht.

Më herët në seancën e 4 marsit prokuroria kërkoi 24 vite burg për Dejvi Bitrën, 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, ndërsa  18 vite burg Eugen Bitrën.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ti qe kerkon drejtesi dhe kercenon me kanun dhe kuran, thuaj shyqyr qe nuk ka drejtesi se vetem me keto kercenime do haje burgun edhe ti. Keshtu qe merri te dyja dhe futi ne bythe. Nuk jemi vend arab. Beje drejtesine vete dhe mos na caj trapin. Nuk je as i pari dhe as i fundit qe merr hak. Cdo popull meriton qeverine qe ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *