KPK vendosi ditën e sotme (e martë) të shkarkojë nga detyra e prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Fatmir Lushi.
Shkarkimi i Lushit erdhi pasi KPK konstatoi probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë e prokurorit gjatë hetimit administrativ.
Fatmir Lushi ka kryer shkollën e Magjistraturës përgjatë viteve 2006-2009. Në vitin 2009, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa në vitin 2014 është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit. Në janar të vitit 2017, Lushi u komandua drejtues i Prokurorisë së Fierit, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.
Sipas raportit të dorëzuar në KPK nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, prokurori Lushi është vlerësuar si i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës, i dyshuar se ka favorizuar person nën hetim.
Në një rast subjekti dyshohet se kishte vendosur pushim të hetimeve pa kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa në një rast tjetër ai akuzohet se kishte lehtësuar të pandehurin për akuzën e plagosjes me dashje gjatë gjykimit.
Sipas KPK-së Lushi dhe familja e tij nuk kishin pasur të ardhura të mjaftueshme për të blerë një shtëpi me vlerë 5 milion lekë në Elbasan, ndërsa u tha se deklarimet e prokurorit në vite nuk kishin qenë të sakta. Gjatë seancës dëgjimore, Lushi i kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe DSIK-së.
l.h/ dita

KPK shkarkon Prokurorin e Fierit se Favorizoi persona nën hetim?!!!A nuk foli para se te thote Drejtesia fjalen e saj Edi Rama,
per audiopergjimin e Agron Geron Xhafajt dy dit pas skandalit,se eshte i manipuluar?!A nuk eshte ky favorizim i personit nen
hetim?A nuk i tha Edi Rama Gazetareve me pare se Drejtesia te thote fjalen e saj ,i kerkoni falje tani Saimir Tahirit??A nuk eshte
ky favorizim i personit nen hetim?Dhe jo vetem lista e ordinereve qe ka favorizuar Rama eshte pa fund,por edhe njerezeve te tij
te afert ne pushttet,si Arben Çuko Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,
Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Ylsi Manja,Artur Bushi,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz
Ruçi,Taulant Balla,Damian Gjiknuri,Qazim Sejdini,Arben Ahmetaj,Vangjush Dako,Erion Veliaj…
Kur u shkarkua edhe Fatmir Lushi,prokurori me i ndershem dhe me i paster,me i perkushtuari,nuk duhet mbetet me prokuror ne kembe.E cfare vetingu qenga ky kur te ndershmit fundosen e hajdutet qe nuk dine ku te cojne parate e nuk u numerohen vilat,kalojne.Le ta shofe dhe verifikoje kushdo pasurine e Fatmir Lushit, e ketij fshatari te thjeshte qe ka fituar respekt e kulture vetem me aftesi e ndershmerei,pa asnje lloj perkrahje politike e pasurore.
Dyshoja shume tek vetingu,por prap nuk besoja se edhe prokurore te ndershem si Fatmir Lushi nuk do te kalonin.Po c’behet keshtu o veting leshi qe merrni ne qafe njerezit e ndershem te drejtesise me spiunlleqet e sigurimit te dikurshem ye shtetit.Po pse keshtu pastrohet drejtesia duke hequr te ndershmit dhe duke lene ne drejtim hajdutet.
Kam punuar me prokurorin Fatmir Lushi,njeri shume i mire dhe i ndershem qe i duhej drejtesise.Jam teper i zhgenjyer nga komisioni qe pa asnje shkak e ka shkarkuar nga detyra. Kur shoh prokurore e gjykates qe jane dhjamosur ne kurriz te popullit dhe kane kaluar vetingun,e nuk e kalon nje njeri i tille,them me plot bindjen se drejtesia eshte e kapur,edhe komisioni i vetingut ose nga paraja ose nga politika.Nese vazhdohet keshtu e groposet drejtesine.
Tre komente rradhe ke bere o Selim.
Nuk e njoh Lushin, po te gjithe prokuroret e gjykatesit te korruptuar jane.
Nuk ma ha mendja se ka te ndershem ky zanat ketu ne Shqiperi. Keta ti shkulin xhepat, jo ti rrjepin.
shyqyr qe e shkarkuan edhe kete plehre ,se I atill esht ,jo I korruptuar por superkorruptuar.