“Miliona dollarë nga Tirana janë përpirë nga lobistët e Uashingtonit”

redaktor

Shqiptarët duhet ta njohin realitetin dhe të kuptojnë se kush i ka gllabëruar paratë e tyre dhe të mos mashtrohen sërish – thotë në këtë intervistë botuar sot në Dita, Geri Kokalari.

Për të, prokurorët tani duhet të kthehen dhe të shqyrtojnë se sa janë shpenzuar për lobistët e Uashingtonit gjatë dy dekadave të fundit.

“Ky nuk është një sekret i madh sepse informacioni gjendet në FARA (Aktet e Përfaqësimit të Agjentëve të Jashtëm) që lobistëve amerikanë u kërkohet të paraqesin kur përfaqësojnë interesat e huaja. Vetëm një shkelje e paraqitjes në FARA nga Paul Manafort, menaxher i fushatës së Donald Trump e futi atë në burg. Nga vlerësimi im mund të flasim për rreth disa miliona dollarë nga PD të përpirë nga lobistët e Uashingtonit” – thotë Kokalari.

Më poshtë, intervista e tij botuar sot në Dita:

– Zoti Kokalari, dy ditë më parë u thirr në Prokurorinë e Tiranës kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha për të dëshmuar rreth dollarëve që janë paguar për të lobuar për këtë parti në qarqet e larta të administratës amerikane. A keni ndonjë opinion tuajin për këtë zhvillim?  

– Po, kam. E vetmja surprizë që vjen me këtë lajm është pse nuk është shqyrtuar më herët kjo çështje? Prokurorët tani duhet të kthehen dhe të shqyrtojnë se sa kanë shpenzuar Berisha, Basha dhe PD për lobistët e Uashingtonit gjatë dy dekadave të fundit. Ky nuk është një sekret i madh sepse informacioni gjendet në FARA (Aktet e Përfaqësimit të Agjentëve të Jashtëm) që lobistëve amerikanë u kërkohet të paraqesin kur përfaqësojnë interesat e huaja dhe ky informacion është çështje rekordi publik. Vetëm një shkelje e paraqitjes në FARA nga Paul Manafort, menaxher i fushatës së Donald Trump e futi atë në burg.

Vetëm në rast se dikush e ka harruar, në mesin e lobistëve të punësuar në të kaluarën janë BGR, Tom Ridge, Stuart Stevens, Patton Boggs etj. Add Stonington dhe Muzin janë tani në këtë grumbull plehrash. Nga vlerësimi im mund të flasim për rreth disa miliona dollarë nga PD të përpirë nga lobistët e Uashingtonit.

– Në pamje të parë duket se këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe, përderisa vetë Shtetet e Bashkuara e lejojnë diçka të tillë si lobimi. Dhe kjo është një punë që duhet paguar. Atëherë ku qëndron gabimi apo krimi i politikanëve të Tiranës?

Keni të drejtë. Po unë pyes për çfarë janë harxhuar gjithë këto para? Ato janë shpenzuar për të krijuar mundësitë për të bërë fotografi me udhëheqësit politikë amerikanë për të avancuar interesat politike të Berishës, jo interesat e popullit të Shqipërisë. Dhe nga vijnë këto para? Ndërkohë që po përpiqemi të gjejmë përgjigjen ndaj këtij misteri, ndoshta mund të zbulojmë se ku i gjeti paratë Shkëlzen Berisha  për të paguar betejën ligjore kundër botuesit dhe autorit të War Dogs. Unë mendoj se ai mund të fillojë një tjetër veprim ligjor për të apeluar humbjen e tij poshtëruese. Gjithçka që mund të bëj është t’i uroj përsëri fat. Ai mund të ketë nevojë. Sepse një zog i vogël më tha se Shkëlzeni mund të ketë një problem edhe më të madh me rastin e tij ligjor herën tjetër.

– Çfarë, për shembull?

– Le të kthehemi te thelbi i çështjes për të cilën po flasim. Duke folur për lobistët dhe hetimet, pyetja që unë kurrë nuk i jam përgjigjur dhe ndoshta prokurori mund ta ketë të vështirë, është:  Ku i gjeti dhe si i bleu Fatmir Mediu të gjitha ato orë të bukura që mban në dorë dhe që unë i kam admiruar? Kam folur edhe herë të tjera për këtë politikan të pacipë, prandaj nuk po zgjatem më tej këtu. Pamjet e këtyre shejtanëve që protestojnë kundër korrupsionit janë të neveritshme dhe duhet t’i bëjnë të gjithë shqiptarët – dhe veçanërisht ata që i mbështesin këta gomerë – të ndiejnë pështjellim në stomakun e tyre. Oh, meqë ra fjala, nëse nuk gaboj, Ilir Meta dhe LSI-ja e tij kanë disa dosje të tyre në FARA që përfaqësojnë pagesa për lobistët e Uashingtonit që shkojnë në qindra mijëra dollarë. E gjithë kjo më bën të pyes veten pse Shqipëria kurrë nuk e gjeti momentin e saj të natyrës Çaushesku. Por nuk është kurrë tepër vonë!

– Mund të kenë lidhje me çështje të tjera më të hershme e ndoshta më të koklavitura hetimet e tanishme?

– Padyshim që kanë. Unë mendoj se ju e keni lexuar një artikull në BalkanInsight afro pesë vjet më parë rreth lidhjeve të Lulzim Bashës dhe Damir Fallziçit. Në atë shkrim thuhet shprehimisht se biznesmeni i dyshimtë boshnjak Damir Fazlliç, një sekser me miq të fuqishëm në Uashington DC dhe në Ballkan, kërkoi 1 milionë dollarë ‘investim’ për Partinë Demokratike të Shqipërisë në mënyrë që të siguronte një kontratë fitimprurëse në telekomunikacion, aludon ish partneri i tij në biznes nga SHBA.

Po ua sjell në kujtesë lexuesve tuaj të respektuar ashtu siç është shkruar në atë kohë:

“Ndërsa Shqipëria përgatitej  për të hapur tregun e vet të bisedave telefonike përmes internetit, Voice over Internet Protocol (VoIP), në vitin 2006, Fazlliç dhe partnerët e tij amerikanë sakaq kishin krijuar Meridian Telecommunications, dhe po përgatiteshin të përfitonin avantazh të gjerë duke qenë firma e parë që ofronte këtë shërbim në bashkëpunim me kompaninë shtetërore Albtelecom. Kompania po shpresonte të realizonte së paku 3 milionë dollarë fitime vetëm gjatë vitit 2007, tregojnë dokumentet e kompanisë, por kishte vetëm një problem. Partnerët amerikanë duhej të bënin dy ‘pagesa për investim’ prej 500 mijë dollarësh secila për Partinë Demokratike në pushtet para 15 dhjetorit 2006, për të arritur marrëveshjen. Fazlliç, një njeri i lidhur ngushtë me kryeministrin shqiptar të kohës, Sali Berisha, i tha partnerëve të tij amerikanë se këto para nevojiteshin për të bërë pagesën duke qenë se “megjithëse kryeministri aktual i ka edhe tre vite të tjera mandat, ne kemi nevojë për njerëzit e duhur në qeverisjen vendore për të fituar. Kjo ndihmon këtë kauzë para fundit të vitit zgjedhor”.

Këto që përmend këtu nuk janë sajesa, por citohen sipas procesverbalit të takimit të mbajtur nga Meridian në shtator 2006. Mirëpo a është hetuar ndonjëherë kjo aferë korruptive kaq flagrante? Kurrë. Pse?

– Zoti Kokalari, me sa më kujtohet ju keni qenë edhe vetë i angazhuar në zhvillimet e atyre viteve, pra rreth 15 vite më parë dhe me siguri keni faktet tuaja të drejtpërdrejta. Mund të na tregoni diçka për lidhjet me Berishës, Bashës dhe Fazlliçit?

– Pavarësisht se për këtë çështje është shkruar shumë, ia vlen që ato të kujtohen dhe mund t’i shërbejnë prokurorisë për hetime të mëtejshme. Sepse ngjarjet e asaj kohe janë ngushtësisht të lidhur edhe me zhvillimet e tanishme. Më kujtohet se kur Berisha punësoi BGR, Fazlliç ishte i përfshirë dhe shihej duke vrapuar rreth Tiranës me përfaqësuesit e BGR dhe Stuart Stevens.

Unë i takova të gjithë së bashku në Sheraton sepse të gjithë kishim të njëjtin objektiv në atë kohë. Në atë kohë unë po ndihmoja të mposhtej Fatos Nano. Erion Veliaj më tha se Stevens kishte kërcënuar se Erionit do t’i bllokohej viza amerikane. Veliaj po punonte gjithashtu për të minuar Nanon, dhe ne bashkëpunuam në këtë drejtim, por sigurisht ai kishte një axhendë të ndryshme nga Berisha, ai ishte në linjë me Ramën, por ishte në interesin e tyre për të krijuar probleme për Nanon. Kur Veliaj më tha këtë, e thirra Stevensin dhe i thashë atij të tërhiqej dhe nëse nuk e pëlqente ai mund të përpiqej të bllokonte vizën time.

Edhe pse Nano dhe PS humbën, Rama dhe Veliaj fituan sepse kjo e ndihmoi Ramën të fitonte kontrollin e PS dhe përfundimisht pozicionin e tij si Kryeministër. Menjëherë pas zgjedhjeve, unë e takova Bashën në Sheraton dhe e pyeta nëse ai do të punonte për fiksimin e problemit me marrëveshjet e interkoneksionit të Telekomit, gjë që unë e kam përdorur për të goditur Nanon. Basha tha se ishte duke punuar, por unë ende po pres që Basha ta rregullojë këtë problem.

Unë nuk e dija në atë kohë, por nga ky artikull që citova pak më parë nga BalkanInsight duket se ideja e Bashës për të ndrequr problemin ishte më së shumti në vijën e fiksimit për të mbushur xhepat e Berishës, Bashës dhe Fazlliçit me para. Nga dokumentet bankare zbulohet gjithashtu se kunati i kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha tërhoqi 56 mijë euro nga një kompani nën pronësinë e biznesmenit të dyshimtë boshnjak Damir Fazlliç. Fazlliç qe këshilltar i afërt i Berishës dhe anëtarëve të tjerë të lartë të Partisë Demokratike gjatë fushatës së tyre të suksesshme zgjedhore të vitit 2005, duke rekrutuar kompaninë e lobimit me ndikim në Uashington DC, BGR, për të këshilluar.

– Pra, ju mendoni se kjo ortakëri e Fazlliçit me Berishën dhe Bashën ka funksionuar?

– Pa asnjë dyshim. Ja një fakt tjetër: Pas fitores zgjedhore të Berishës, Fazlliçi me shpejtësi filloi të përdorë kontaktet e tij për të ndërtuar perandorinë e tij të biznesit në Shqipëri – në atë kohë, një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë. Ai themeloi në Tiranë tre kompani – Crown Acquisitions, Virtu Acquisition dhe SRF Developments – duke vendosur kunatin e Bashës, Erion Isufin, si menaxher të tyre.

Lidhjet e tij të dyshimta me pushtetin erdhën nën hetim intensiv kur prokurorët e Shqipërisë – të alarmuar nga përdorimi i bankave nëpër parajsa fiskale dhe blerjeve me para në dorë të tokave – filluan një hetim për pastrim parash në tetor 2008 mbi një seri marrëveshjesh tokash të ndërmjetësuara për Fazlliçin nga vajza e Berishës, avokatja Argita Malltezi.

Hetimi u kritikua rëndë dhe publikisht nga Berisha dhe mbështetësit e tij dhe prokurorët në fund hoqën dorë pasi dështuan të gjejnë dokumente kyçe në lidhje me operacionet e biznesit të Fazlliç nga zyrtarët e Qipros dhe Bosnjës.

– A mund të jenë objekt hetimi këto afera, pas të cilave fshihen miliona dollarë të zhdukura, megjithëse kanë kaluar shumë vite?

– Po, është e mundur. Por më shumë se mundur është e domosdoshme. Që shqiptarët ta njohin realitetin dhe të kuptojnë se kush i ka gllabëruar paratë e tyre dhe të mos mashtrohen sërish. Mirëpo frika nga një hetim i mundshëm i bën të frikësohen të gjithë ata që ngjiren tani nëpër rrugë për luftë kundër korrupsionit.

Intervistoi Xhevdet Shehu

Share This Article
28 Comments
  • Nuke colon gomer NBA veshet
    Pun e madhe ato lake nuke ju Kane vjedh banked shqiptar
    Kjo beet me lathered mendjen nag vjedhja botsve NDA Ps me Tahitian ,ballen RTM etj me police
    Policies eshte organ I min p.b qe NBA love,ehmetibkadrie frccorri bakirani xhafa e llevshiPo ashtu due proliroriab e administrate e ramesRavesh ber Si la’a Kris vet
    Shkrhuan e vete vuloseA PO BENE sips oreksitr
    Po nag Na dolor Li iushtrurs I dunes diplomatike
    Pas budhatbpaska ‘unite me sentimentslizxempaska zgjedh te pa aftiteapo Li Kosovar pas ka experience foplomatike se shqiptarebku ka mbarure oxfordim oksfordin,ttroxkinCfsre reformed bene miDUHET VETINGUN TA KALOKJN KI I PARI.Aii ben
    Seleksionim sips bindjeve thac tama per coptimin e kosoved per hate te sebicese di ali shukriu me fjshani,miladinin elveri??VAJ HALLI??’s nuke I those kudh kane meta re pa afte?????

    • Po shkruaj o i uruar gjuhen tende ametare te anadollit.
      Pse mundohesh te shkruash nje gjuhe qe se di

      • Mire lobistet,por kete popull e kane grabitur edhe ligjerisht e jo me me para te pista!
        Ja disa grabitje te tilla:
        1-Qeveria u jep miliona leke partive politike per zgjedhje!
        Dhe keto parti bejne fushate spektakolare per te mashtruar popullin me pallavra qe as vete u besojne!
        Pse u duhen dhene leke partive politike?
        ASNJE lek!
        Fushaten partite ta bejne gjate 4 vjeteve me jeten e perditeshme politike,ne Kuvend,ne media etj e jo 2 muaj me spektakle milionere !
        ASNJE LEK partive!
        2-Qeveria u jep miliona komuniteteve fetare dhe universiteteve private!
        Asnje lek te mos u jepet se kjo eshte populizem dhe lobim i fshehur por i ligjeruar!
        3-Qeveria ben tenderat e rrugeve etj dhe u jep miliona euro per km pa pyetur se mund te ndertohen me lire!

        Kemi 28 vjet qe bridhet pas rrugeve ( se ka pare te madhe per korrupsion) dhe lihen pas dore vend banimet e njerezve!
        Bashkia e Tiranes shpenzoi miliarda per sheshin Skenderbej vetem per te dhene parkingun nentokesor,krejtesisht i panevojshem per momentin kur ish komunat qe ju bashkuan bashkise jane edhe sot ne gjendje te mjeruar!

        4-Shitet uji i pa pijshem per uje te pijshem dhe ai me cmimin skandaloz prej 6.5 leke per m/3 ,kur energjia elektrike shitet 9.5 leke per kw/ore qe ka kosto disa here me te madhe se uji kur prodhohet ose blihet!
        Pra grabitet populli ligjerisht!
        5-Jane mbi 200-300 mije banore te Tiranes te larguar me pune dhe banim jashte Shqiperise,kane kerkuar mbylljen e kontrates me UKT,por kjo e fundit nuk ua mbyll kontraten,vetem per t’i xhvatur njerezve taksat vendore te pa ligjeshme qe shkojne dhjetra milione leke ne muaj dhe miliarda leke ne vit!
        A nuk eshte grabitje e ligjeruar kjo?
        6-Bredhin politikanet neper bote ku te kete takime,seminare etj shumica krejtesisht te panevojshme duke shpenzuar miliona euro !
        Shkojne presidentet dhe kryeministrat e vendeve te pasura ne takime te ndryshme,shkojne edhe keta tanet neper bote sukur jane pasanike te medhenj!
        Bejne turizem politik me parate e popullit!
        Behen koncerte me parate e shtetit dhe bashkise kur ato mund te behen vetem me paret e biletave,bile kengetaret te paguajne edhe qera per sheshin apo stadiumin!
        Por keto koncerte behen per qellime politike,prandaj u jepet miliona kengetareve!

        Dhe per te gjitha keto as Avokati i Popullin nuk reagon,as KLSH nuk reagon,as Prokuroria nuk reagon,as OJQ nuk reagojne dhe as POPULLI DELE nuk reagon!
        Prandaj qeverite shijne mbi kurrizin e ketij populli qe eshte vetem TURME DELESH!

        • Ke shume te drejte Antonio, po kush te degjon? Dikur thoshin qe shqiptaret kane bisht. Tani jane moderne, si tha Viktor Malaj..
          Ne vend te bishtit kane karrige.

  • Qe kane derdhur para me thesa nuk eshte ndonje gje e re,
    per ti kapur ligjerisht,kush do i kapi,i bie qe Rama te kapi edhe veten e tije sepse edhe socialistet te njejten pune kane bere,zoti Kokalari qellon ne ajer kur tregohet i nje aneshem,sistemi i vertete i drejtesise fillon vetem
    atehere kur Basha Rama Berisha Meta largohen nga
    pushteti,Amerika e ka te thjeshte ta beje po te doje
    Klani PD,LSI ishte i keq por kjo nuk do thote se klani i
    PS eshte i mire,populli nuk eshte budalla te mos kuptoje lodrat e tyre te kompromiseve.Njeri po ra, ata shume shpejt do marrin fund te gjithe,koha do e tregoje

  • Po sa miliona te tjere jane perpire nga lobistet “shqiptare” te Prishtines, te Shkupit, te Podgorices, te Presheves… te derguar ne Europe dhe ne krejt boten e edhe ne SHBA nga UDBa jugosllave e “shqiptare” e Titos?! Edhe keta nuk duhet harruar e jo vetem te shkruani ne menyre selektive veç per Tiranen!…

    DRENICA E KUQE

  • shqiptaret nuk kane buke te hane keta i japin dollare nen dore amerikaneve te pasur per tu ber me te pasur.
    ka 30 vjet qe amerikanet nuk japin asnje ndihme(pervec bla blaveve) dhe marin dollar nga mafiozet e Shqiperise qe duan te vijne ne pushtet ose qe duan te mbajne pushtetin.
    keta maskarenj hajdute pergjerohen per popullin dhe mbushin xhepat e tyre dhe te amerikaneve.
    ketu flitet per vampirin berisha e dhjerokratet,por po te njejten gje ben edhe pala tjeter.
    dhe keto jane dollar qe kane dale ne siperfaqe por sa ka qe behen ne te zeze.
    shikoni ambasadoret qe nga rajersoni e ketej si kane ardhur dhe si kane ikur me xhepat….

  • Sikur e keqja te ishte ne njerin krah do te isha i lumtur se krahu tjeter do ta luftonte , por jo , ketu eshte e kalbur gjithe politika e shoqeria . Geri Kokalari do te ishe me i besueshem po te flisje per tere klasen politike, ndersa keshtu me lind e drejta te dyshoj ; Berisha e Basha te kane lene thate , dhe Rama te ka shikuar duke te hedhur ndonje kocke dhe ti kakaris ne favor te tij!!!!

    • Prandaj nuk e ka thene vicidolsi se ta paska lene ta tuash ti.I ziu ti qe perpiqesh te hiqesh me shume nga cje

  • Nuk kuptova dha ndonje mendim zoteri Kokalari si veprohet kur lobizmin ne favor te njeres force e ben SOROS !?

  • JU LUMTE Z.KOKAKARI,JU LUMTE D I T E S,XH.SHEHUT.DIHEN TE GJITHA SE ÇFAR KAN BERE NE KTE VEND KTA PERBINDESHA NE 29 VITE.
    -POR EDHE KETE HERE SALIU,LULI,META,MEDIU,ETJ, DO TE SHPETOJNE SEPSE TE NE NUK KA DREJTESI.AJO ESHTE DEGJENERUARE NGA SALIKRIMI.ASNJE PREKUROR E GJYQTAR NUK MUND TE FIRMOSI ARRESTIMIN E TYRE.I PARI DUHET ARRESTUAR SALIU SI E KEQA ME E MADHE E KTIJ VENDI.ME PAS KESHTHELLA PREJ RERE BIE VETIU.
    -NESE NUK KRIJOHET NJE GJYKATE SPECIALE NGA SHBA+GJERMANIA PER ARRESTIMIN E 4 KOKAVE TE KRIMIT NE KTE VEND,KJO PUNE KA MARR FUND.
    -SHBA+BE NA E PRUN KTE SISTEM DHE NA LANE NE MES TE RRUGES,NE GOJEN E UJKUT SALI DHE SHPURES SE
    TIJ BASTARDE.PA IKUR AI NGA SKENA POLITIKE VENDI DO TE JETE NE ZI.DO BEHEN EDHE 20.000 NENA TE TJERA ME SHAMI TE ZEZE PO PREJ TIJ.SE AI PERDITE BEN THIRRJE PER LUFTE.DHE BOTA SHEF E TALLET ME 3 MIL.SHQIPETAR ME TE VARFERIT NE EUROPE.PSE:SE LEKU,PASURIA JONE VIDHET NGA HORRAT E SHEKULKIT.ASNJE GJYKATE NUK KA KTHYER NE BUXHET LEKUN E VJEDHUR SY ME SY.FULLANI ESHTE NJE PREJ TYRE.LIKE 7 % ESHTE I PARI ME VILA ME 11 WC-1 PER MACET.
    -DHE POPULLI I MBAN SYT NGA SHBA SI FEMIJA QE SHIKON NENEN E BABEN PER TA NDIHMUARE.TE SHOHIM SE ÇDO BEJ DREJTESIA JONE E FANDAKSUR NGA TMERRI KORRUPTIV E FRIKA DERI NE PALCE.

    • Mire lobistet,por kete popull e kane grabitur edhe ligjerisht e jo me me para te pista!
      Ja disa grabitje te tilla:
      1-Qeveria u jep miliona leke partive politike per zgjedhje!
      Dhe keto parti bejne fushate spektakolare per te mashtruar popullin me pallavra qe as vete u besojne!
      Pse u duhen dhene leke partive politike?
      ASNJE lek!
      Fushaten partite ta bejne gjate 4 vjeteve me jeten e perditeshme politike,ne Kuvend,ne media etj e jo 2 muaj me spektakle milionere !
      ASNJE LEK partive!
      2-Qeveria u jep miliona komuniteteve fetare dhe universiteteve private!
      Asnje lek te mos u jepet se kjo eshte populizem dhe lobim i fshehur por i ligjeruar!
      3-Qeveria ben tenderat e rrugeve etj dhe u jep miliona euro per km pa pyetur se mund te ndertohen me lire!

      Kemi 28 vjet qe bridhet pas rrugeve ( se ka pare te madhe per korrupsion) dhe lihen pas dore vend banimet e njerezve!
      Bashkia e Tiranes shpenzoi miliarda per sheshin Skenderbej vetem per te dhene parkingun nentokesor,krejtesisht i panevojshem per momentin kur ish komunat qe ju bashkuan bashkise jane edhe sot ne gjendje te mjeruar!

      4-Shitet uji i pa pijshem per uje te pijshem dhe ai me cmimin skandaloz prej 6.5 leke per m/3 ,kur energjia elektrike shitet 9.5 leke per kw/ore qe ka kosto disa here me te madhe se uji kur prodhohet ose blihet!
      Pra grabitet populli ligjerisht!
      5-Jane mbi 200-300 mije banore te Tiranes te larguar me pune dhe banim jashte Shqiperise,kane kerkuar mbylljen e kontrates me UKT,por kjo e fundit nuk ua mbyll kontraten,vetem per t’i xhvatur njerezve taksat vendore te pa ligjeshme qe shkojne dhjetra milione leke ne muaj dhe miliarda leke ne vit!
      A nuk eshte grabitje e ligjeruar kjo?
      6-Bredhin politikanet neper bote ku te kete takime,seminare etj shumica krejtesisht te panevojshme duke shpenzuar miliona euro !
      Shkojne presidentet dhe kryeministrat e vendeve te pasura ne takime te ndryshme,shkojne edhe keta tanet neper bote sukur jane pasanike te medhenj!
      Bejne turizem politik me parate e popullit!
      Behen koncerte me parate e shtetit dhe bashkise kur ato mund te behen vetem me paret e biletave,bile kengetaret te paguajne edhe qera per sheshin apo stadiumin!
      Por keto koncerte behen per qellime politike,prandaj u jepet miliona kengetareve!

      Dhe per te gjitha keto as Avokati i Popullin nuk reagon,as KLSH nuk reagon,as Prokuroria nuk reagon,as OJQ nuk reagojne dhe as POPULLI DELE nuk reagon!
      Prandaj qeverite shijne mbi kurrizin e ketij populli qe eshte vetem TURME DELESH!

  • Z. “NY” , keto gjera behen me radhe si kafshatat e bukes,
    duke fillur nga Berisha,Monstra e Vicidolit, hajn,kriminel ,
    kryemafiozi i Shqiperise edhe sot qe flasim e shkruajme,
    e pason Ilir Floriri,mbashkryetar i mafias Shqiptare,ne
    unison te plote me Berishen ne te gjitha fushat, ne te gji-
    tha krimet e hajnite. Vazhdojme me “bemat”e gjemat e
    hajnise dhe marifeteve okulte te Lulzim Bashes,si mena-
    xher dhe klloun i Sali Berishes de Ilir Floririt……Dhe pasi
    te kene “mbaruar” pune me kete bande te rrezikeshme
    kriminelesh qe ka njohur Shqiperia ne nje shekull, me si-
    guri do te vije edhe “turni” i Edi Rames, kryeministri aktu-
    al i Shqiperise. Te gjuthe keta dhe jo vetem keta por te
    gjithe klanet ,mdinastite dhe bandat kriminele, qe kane
    mbeshtetur partite majtas e djathtas me kercenime,agre-
    sivitet banditesk, deri ne likuidimin fizik te kundershtareve
    politike, te gjithe,pa perjashtim te gjithe do te kalojne ne
    siten e SPAK-ut dhe BHK-re dhe formalizimi i plote i ke-
    tyre dy organizma apo institucione,quajeni si te doni, do te krijoje premisat e nje investigimi te thelle te te gjithe
    veprimtarise antishqiptare e antikombetare te partive qe
    kane qene e jane ne pushtet. Shqiptari anonim,si puna
    ime dhe milionave te tjere nuk arrijne te inagjinojne se
    cfare kane punuar pushtetaret e ketyre 28 vjeteve mbi
    shpatullat e tyre: E kane grabitur,plackitur, perbuzur, vra-
    re vetem per interesat e tyre,vetem per kolltukun e tyre,
    vetem per padurimin e tyre permes posedimit te pushtetit
    duke em shndrruar ate praktikisht ne nje prone te alter-
    nuar te te dy partive.E keqja e madhe eshte se nje pjese
    e mire e shqiptareve eshte e manipuluar tmerresisht nga
    keto dy-tri parti dhe terhiqen prej hunde ne te te gjitha evenimentet dhunuase,agresive dhe shkaterruese,sic po
    ndodh aktualisht me vandalizmat barbare te grupimeve
    pedeiste e leseiste dhe reminisencat e partickave te tjera
    qe i mbajne ison duke u perpjekur secila nga keto te
    rrembeje ndonje cope “kocke” nga partite e medha. Pjesa
    tjeter e popullsise shqiptare qe i ka kuptuar me kohe mbrapeshtite,hilete,mashtrimet, hajnite e krimet e ketyre
    partive jane terhequr dhe kane marre nje pozicion indife-
    rent, bojkotues te zgjedhjeve. Por ky grup i shoqerise shqiptare nuk eshte i vogel, ai perben me shume se gjys-
    men e popullsise shqiptare qe kane hequr dore nga zgje-
    dhjet dhe thjeshte qendrimi i tyre ndaj pushtareve eshte neverites,perbuzes duke e humbur totalisht besimin ne
    keto qeveri qe ikin e vijne vetem per te mbushur xhepat e tyre dhe asgje per popullin, i cili vazhdon te njejten drame
    te perditeshme per te siguruar mbijetesen. Kjo eshte dhe,
    me sa duket do te vazhdoje po keshtu per nje kohe te
    gjate historia e vendit tone . Ikja e shqiotareve nga ky vend deshmon me se miri se ne cfare gjendje edhte katandisur Shqiperia:”Ti ke pase kene nje zonje e rende,
    burrat e dheut te quanin nene……. ” !!!!!

  • Nuk jam kunder rrealitetit.
    Si ka mundesi levizje shuma marramendese parash pa dijenin e FBI.
    Cdo banke asht e detyruar me ligj ti kerkoj klientit nese fute ne banke jo ma shume se njihere ne muaj shumen 10 mije $ e ma teper nga e ka burimin.Nese ekziston bindje pozitive kalohet,mbyllet ceshtja.Ne te kunderten do perballet me FBI.
    Nuk e di per ne Europe.Por kendej nga USA te kerkojne te plotesosh nji testim para se te ulesh nga avioni.Tashti kane vendos kompjutra dhe testohesh me tu ule nga avioni.Nga kendje paraqitesh tek polici.Dhe kur nuk ke klecka vashdon daljen nga aeroporti i lire.
    Asht e habiteshme se si joshin levizjet e parave ne ato bankat Hovshore.

  • Kur mbrita ne amerike dhe kerkoja leje qendrimi nje avokate me pyeti se a ka organizata diaspora shqiptare dhe si I ndihmojne bashkekombasit e porsa ardhur.I thashe qe ka por nuk kam degjuar se merren me Te ardhurit.
    po me se merren ato?
    I thashe se Kane problem kryesor se kush do Te mbaje pushtetin ne shqiperi
    Po me habit tha avokatia
    Kjo interviste e Gerit tregon se organizatat e diaspores Jane kthyet ne masha Te mafies politike shqiptare.
    Ta falendetojme Gerin qe na ndihmoje horr piktorin

    • Shume e sakte kjo verejtja juaj. Ajo qe me ra ne sy mua ishte qe dhe Velia ka qene bashkepunetor i PD per llogari te Rames.
      Dmth Rama indirekt ka punuar me PD.

  • Duke mos injoruar asnje fakt per perfshirjen ne korrupsion masiv dhe krimin shteterir te Berishes &CO , vini re nje fakt pak te dukshem por teper te rendesishem nese jeni vertete socialiste: Kokelari thote qe Veliaj punoi per Ramen qe Nano dhe Partia Socialiste te humbte. Veliaj punoi kunder Partise Socialiste, pra ne aleance me ke? Me Berishen.
    Kujt i interesonte kjo humbje e PS pervec Berishes? Rames..
    Hapni syte sesi Rama e ka zhytur PSne ne humbje dhe pervec kesaj ka cuar popullin dhe Shqiperine ne nje katastrofe tjeter te qeverisjes se Berishes. Vetem per tu bere kryetar i PS.
    Fakti eshte aty, dhe ato vite qe Berisha fitoi ndaj PS dhe vazhdoi krimin shteteror dhe korrupsionet masive i keni dhurate nga dyshja e “pazevendesueshme” Rama-Veliaj.

  • Keto palo pune nuk njiheshin ne 1990.A,B dhe C e ketyre lobimeve,dhurimeve nga parate e popullit te skamur,,nga pasurite e tokes dhe nentokes,eshte vetem nje malok qe i paska ditur keto palo pune qe ne 90.Ky eshte Sali Berisha.
    Ky tjetri nuk eshte gje tjeter,vecse nxenes i korrupsionit te Berishes.

  • Meqe Dita nuk ma botoi kometin e plote Geri pohon hapur se Veliaj ka bashkepunuar me PD qe PS te humbase perballe Berishes, per llogari te Rames.
    Dmth Ramiut as qe ja ka ndjere fare se Berisha erdhi ne pushtet per te vazhduar masakren ekonomike dhe krimet e tjera shteterore ndaj shtetit dhe popullit, perkundrazi, e ka stimuluar ardhjen e Berishes per te rrezuar Nanon dhe per te marre drejtimin e PS, per ti hapur vetes rrugen e qeverisjes.
    Kete ndihme ja ka dhene Velushi i dashur i Tirones.
    Shifini mor cfare plerash mbroni, kerma qe jane gati te sakrifikojne vendin per pushtet.
    Maskarenj

  • RESPEKTE pafund për GERI KOKALARIN ! Intervistë e SHKÈLQYER dhe Pèrgjigje BRILANTE nga GERI KOKALARI !!!

  • Mirel ! Lexoj me vemendje komentet qe shkruan dhe respektoj forcen dhe vullnetin qe ke te mos ndalesh pa then ato te verteta te hidhura te ksaj prapaskene Sketerre jeroglifesh , qe nuk i deshifron dot asnje lloj populli ! Un u lodha ,kam humbur orientimin ,nuk di cte besoj ma ,ndjej nje zbraztir e neveri ne cdo rjesht qe lexoj te verteta helmi qe derdh dinakeria ,pabesia ,pangopshmeria deri ne tradhti e ksaj klase ne fuqi e turpi qe bej pjes ne kte vend , qe pjell monstra te tilla ,me ka paralizuar e as fuqi te urrej skam ! Cdo dit ,e mesojm dicka te re , se te “vjetrat” dihen e jan ber mullar me shkrime e ky popull ska gjak , akoma ndjek vrasesit e tij ,e femijve te tij ,te ardhmen e tij ne erresir ! Edi Rama esht pjell e ksaj “koshereje”qe me siguri matematike hecen mbi ndergjegje te kalbura antishqiptaresh politikan e ben cdo lloj pazari (shet e blen) vec te qendroj mbi ta ! Esht pjell e dal nga kjo “miter”klase ne fuqi e smundet te ish ndryshe sepse sic permend kalimthi ky Kokalari ,ky popull, nuk pati forcen te egzekutoj caushesket edhe kur ju dha rasti ,sepse si delet i besoi degjenerates Nano e ter stafetes qe pasoi deri ne ditet qe shofim dot ! Shiko si kan fluturuar milionat te dala nga mushkrijt e varfanjakeve, qe moren rruget dhe akoma mbajn gjall ate pjes qe ngeli ne Shqiperi ! ,Rrenqethem kur shof si pi gjak drejtesia qe perfaqesohet nga vampir te etur e te pangopur ,pergjegjes kryesor te ktij degjenerimi ! Kur shoh hipokrizin qe therret shqiptaret ne “luft”, per te ardhur ne pushtet e qe ben te len ne pushtet sivllezrit !
    Mora mundimin te shfryj sonte kte duf e sdua me te vazhdoj se skam cfar te besoj ma ……
    Do vazhdoj te lexoj “debatet e perplasjet”e te humburve dhe zhgenjimit …….

  • Ky kokalari ,qenka tamam kokpalari qe laka koken pa lagur syte e veshet. Pse i thua sot dhe jo me pare keto medemek lobingje dhe nuk thua interesa vetjake ku jo me pak je dhe ti i perfshire ne keto “lobingje” turpi u mbulofte dhe Zoti ua pagofte te gjitheve qe i hoqet skalpin e kokes popullit dhe tokes.

  • Sepse ky ju kundervu .Sali Berishes,ju kundervu Fatos Nanos ,ilir Metes e bile mbaj mend qe kercenoi edhe nje ambasador kur u emerua ne Tiran nga Washingtoni e si duket esht rezervua sepse ska kuptuar qe armiqt me te medhej te shqiptareve jan vet shqiptaret qe jan mbreterit e prapaskenes ,hajnis e tradhtis ! Qe kush te duket ma i miri esht muti me i madh ! Qe kush nderzen kaqola ne emer te clirimit nga korupsioni e varferia ,nuk e ben per ta ,por per te shpetuar veten ,per te vjedhur akoma per te gezuar perjetesisht trofen qe fituan me pushtetin ! Ky Kokalari me kto te verteta e fakte te prapaskenes na ben nje nder shum te madh jo vetem ne qe i dim ,i kuptojm dhe shofim lakuriqesin e paturpesis ,por mbase edhe kaqolat qe “eksitohen” qorrazi ,apo blihen per je thes miell ,i ze turpi e tju kthejn shpinen ktyre krokodilave te pangopur …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *