Si reagoi Adriano Çelentano kur dëgjoi Françesk Radin të këndonte

Ornela

Më 3 prill të 2017 Françesk Radi u nda nga jeta. Ai la pas një krijimtari të pasur artistike, duke u kujtuar gjithmonë me respekt nga kolegë dhe të afërm. Në nder të Radit, bashkëshortja e tij, Tefta është duke përgatitur një libër për të.

“Libri do të jetë i veçantë edhe për nga mënyra se si do të vijë tek lexuesi jeta dhe krijimtaria e kantautorit, të cilat i ka rrëfyer dhe lënë të shkruara vetë.

Brenda botimit do të ketë materiale shumë interesante për historinë e muzikës dhe rinisë shqiptare të viteve ‘ 70 të shekullit të kaluari- tha gazetës Dita, Tefta Radi duke i dërguar gjithashtu edhe kujtimet e tre miqve dhe bashkëpunëtorëve të Françesk Radit.

Se si e kujtojnë ata mikun dhe kolegun e tyre, lexoni me poshtë.   

Françesk Radi e kreu revolucionin e tij.

Më ra rasti, dikur, andej nga fundi i viteve ʼ90, tʼi jepja të dëgjonte Adrianos një cover tjetër të këngës “Susanna”, të interpretuar më parë në italisht po prej Çelentano-s. Ai, sipas mënyrës së vetë, komentoi:

“Po ky jam unë, dmth, duhet të jem unë, dmth, nuk jam unë por një që më duket më mirë sesa të isha unë.”
I tregova se këngëtari që po dëgjonte ishte shqiptar, që quhej Françesk Radi – një kantautor i shquar që edhe e kish pësuar prej muzikës së tij në kohën e diktaturës. I premtova që tʼi dërgoja një CD të plotë të Françeskut tonë, porsa të më binte në dorë.

Këto mʼu kujtuan, tek dëgjoja që kitara e tij kish heshtur. Për momentin. Pas ca kohësh do të rishishemi me të, në ndonjë cep të qiellit, ulur mbi ndonjë stol të drunjtë, me kitarë akustike në dorë. Kam për ta kërkuar unë, pasi ia kam borxh mirënjohjen për emocionet e krijuara prej muzikës së tij në rininë tonë të ndrydhur, të muzikës së dëgjuar fshehurazi tek “Hit Parade”, të pantallonave të shqyera me dhunë, të flokëve të qethura deri tek “kocka e partisë”.

Kompozimet e tij qenë më modernet e asaj periudhe -një mënyrë krejt e re e thurjes së pentagramit dhe e interpretimit, një revolucion i vërtetë kulturor. Ato na bënë të kuptojmë që edhe shqipja kishte mundësi të padiskutueshme që të shprehej me muzikë të stilit perëndimor.

“Adresa” dhe “Biçikleta” qenë kulme që na çuan në ekstazë. Ato u bënë kolonë sonore e entuziazmit tonë të padjallëzuar, të shpresës së vrarë akoma larvë, se edhe për ne me sa dukej do të kishte ndonjë ditë të lumtur. Sa here i kemi kënduar, edhe kur autorin e detyruan të shkruante këngë për sharraxhinjtë.

Françesk Radi ishte nga ata personazhe që kanë ardhur në këtë botë për të qenë ndryshe nga të tjerët, si grisës të natyrshëm të monotonisë në të cilën jeta e përplas njeriun e vdekshëm. Në ekstravagancën e tij humane ai ishte i gjithi origjinal. Ai kishte portret të veçantë, zë të veçantë, karakter artistik të veçantë.

Ai ishte nga ata lloj njerëzish që vijnë mbi këtë tokë si dhurata të paçmuara të qiellit.

Rrallë më ka ndodhur të trishtohem kaq shumë nga largimi prej kësaj jete i një artisti.

Jam ndierë kështu keq me ikjen e Battisti-t, të Pavarotti-t, të Dalla-s. Si ata, edhe Franko ishte një nga dobësite e mia më të mëdha. Po të kisha mundur të merrja pjesë në funeralin e tij, do të kisha kënduar “Adresa”-n, versione gospel. Me siguri pas zërit tim do të rimerrnin fluturimin mijëra fluturza akordesh të kitarës së tij.  Shpend Sollaku Noé – shkrimtar

***

Për brezin tonë Franko është Çelentanoja ynë me zërin që nuk do të vdes kurrë

Vitet shtatëdhjetë ishin vitet e rinisë sonë. Pa dyshim që brezi ynë i kujton me nostalgji, pavarësisht privimeve të shumta për shkak të izolimit absolut me botën që na rrethonte. Ato ishin vitet e zbrazësisë, zboreve ushtarake, e paradave nëpër stadiume përpara partisë, vitet e një propagande të shfrenuar e absurde.

Nuk duhej të dëgjonim muzikë të huaj, kryesisht atë perëndimore, nuk duhet të lexonim vepra të poetëve e të shkrimtarëve të huaj që diktatura i cilësonte dekadentë. Madje edhe mjaft libra të disa autorëve të shquar shqiptarë na i kishin censuruar. Por ne, rinia e atyre viteve në Tiranë e kishim gjetur mënyrën tonë për ta sfiduar dikataturën, ndoshta pa e kuptuar se çfarë bënim.

Ne kujtojmë herë pas here ato mbrëmje kur mblidheshim në shtëpitë e njeri-tjetri për të dëgjuar muzikë apo për të shkëmbyer mendime për ndonjë libër të ndaluar që kalonte dorë më dorë fshehurazi, e që na duhej ta lexonim brenda një nate. Shpesh edhe recitonim poezi nga këta autorë të ndaluar .

Muzika ishte bërë një lloj ashensori i fuqishëm që na nxirrte nga llumi i propagandës së errët e injorante e na bënte të besonim që kjo botë ka Zot.Çdo gjë ishte e ndaluar, edhe mendimi edhe fjala e lirë edhe besimi.

Një magnetofon e më pas një kasetofon, atëherë ishte ekuivalent me një institucion muzikor. Sa vitalitet të japin e të përndezin ato çka ndalohen, por diktaturat, siç ishte edhe ajo në Shqipërinë tonë, mesa duket nuk e mësuan kurrë këtë. Dëgjonim me zë të ulët muzikë italiane me këngëtarët që bënë epokë si Fabricio De Andre, Adriano Celentano, Georgo Gaber, Mina, dëgjonim muzikë angleze, me të preferuarit tanë  “Beatells”-at me gjithë repertorin e tyre, “Rolling Stones” –at por edhe rokistat amerikanë, të vjetër e të rinj. Jo rrallë na pëlqente edhe të kërcenim.

N’ato vite kishte mjaft nga ata individë të guximshëm që të frymëzonin me talentin e tyre. Në këto pak radhë është rasti të përmendim Françesk Radin, kompozitorin, kantautorin, muzikologon, shokun e mirë.

Mendoni ç’kohë ishtë : edhe një xhaketë e bukur, me prerje të modës që mbante Franko atëherë, nga që binte në sy u bë proverbiale! Për brezin tonë Franko është Çelentanoja ynë me zërin që nuk do të vdes kurrë. Amalia Dhamo – gazetare,TVSH

***

E donim se e meritonte!

Francesk Radi është një nga personalitetet më të mëdha të këngës shqiptare. E nisi karrierën me një start të sukseseshëm dhe e mbylli me më shumë duartrokitje.

Kitarist i talentuar, orkestrues elite,  kompozitor i paharruar dhe këngëtar plot dritë e emocion. I veçantë në muzikën shqiptare. Kantautor i rinisë që u shfaq në vitet ’70 me perla që ende e sot e kësaj dite, janë e, me siguri, do të jenë tepër të kërkuara, siç është “Adresa”, “Biçikleta”, e më vonë, pas ’90-ës, “Të kesh para”, “Zemër e lodhur”, “Rroku i burgut”, apo “Telefaontë zemrash”, që u pritën  aq mirë në Festivalet  e Këngës në RTSH.

Jeta artistike të sjell kënaqësi, por pa e merituar, ai punoi shumë vite larg Tiranës, duke iu mohuar skena e madhe e saj,  gjë që do të ishte traumë për çdo artist…Kurse për Frankon, jo! Shpirtmadh, tepër korrekt, i urtë, i dashur dhe zotni në sjellje. Kështu e kam njohur dhe kam punuar një jetë me të.

Nuk e di si e mori zoti këtë njeri që kurrë  s’piu as alkool, as cigare! I shkathët, i gatshëm për punë në çdo veprimtari. Këndoi këngë te lehta e muzikë popullore, këngë të njohura të repertorit botëror. Gjithnjë në mënyrën  dhe stilin e vet në të gjitha skenat e Shqipërisë, kudo, në gëzime familjare, në netët e Vitit të Ri. Edhe kur i këndoi Luftës së Vitenamit, zëri i tij dhe melodia dëgjoheshin me plot emocion e kënaqësi.

E deshëm se e meritonte. Kishte dhe nga ata që nuk e deshën! Ndonjë prej tyre tha: “Çelentanoja shqiptar!” Por ai ishte Franko Radi shqiptar, me stilin  e vet të të kënduarit, me temperamentin e tij! Ai ishte origjinal. Një kantautor që vijnë rrallë në muzikë. Prandaj ai do të mbetet gjatë në kujtesën tonë e të brezave që vijnë.

Me kalimin e kohës me siguri ai do të rritet më shumë se monumenti  i tij, në Parkun  e Liqenit të Tiranës. Osman Mula – regjisor në TVSH, kompozitor.

Share This Article
19 Comments
  • Beni shume mire qe i afroni qytetarit Vlerat e shoqerise

    Shqiptare ,sic eshte Francesk Radi

    ky muzikant i talentuar , qe gjithe jeten ja kushtoj Artit

    e muzikes e qe meriton cdo rrespekt nga te gjithe

    Ajo shoqeri aty ka shume nevoje per te tilla tema ,

    per kulture ,qe ajo pjes e kohes e cila ke shume njerez

    per arsye evolucioni eshte boshe ,mos te mbushet

    me maskaralliqet e politikaneve ,qe po cmendin ate popull ,

    por shofin edhe anen tjeter te medaljes ksaj shoqerie ,

    ate te Art-it Kultures e Dijes ,per te qendruar njerez perball ksaj Bote .

  • Kemi kaluar 28 vjet nga socializmi qe akuzoni kaq shume,por 28 vjet perbejne gjysmen e jetes se njeriut dhe nje brezi!
    Mire qe mbetet duke shfryre hundet kunder socializmit,por nuk e kuptoj kur do filloni te gjykoni keto 28 vjetet e kapitalizmit?
    Pervec lirise se denglave qe nuk t’i degjon njeri,degjenerimit total te politikes,ekonomise,percarjes se popullit, shkaterrimit te arsimit,shendetesise,bujqesise,industrise,mjedisitr,minierave,bregdetit,maleve,fushave ,droges,prostitucionit,korrupsionit etj (uaaaa sa suksese kemi patur keto 28 vjet!?) kur do na tregoni se cfare fitoi shumica e popullit shqiptar?

    • Qe je nje bir I skllaverise,,, nuk do koment,,, por je dhe me shume biri I imorales te permbysures pa meshire ,po nga bijte e imorales se djeshme ,.Pisi me origjine imorali
      [ Peza ] Imoralija e madhe komuniste ,ne praktike u permbye nga bijte e imorales ,,,duke u ndergjegjesuar nga idealet qe nuk e pranojne imoralen,,, 28 vjetet jane ndertuar nga mbeturina imoralesh si ti me shoke ,,, jo nga idealet qe frimezuan lirine e ketij populli, Ai brez I sakrifikuar o ka vdekur I braktisur o eshte larguar I haruar ,Skllavi I perbuzur ne breza,,, fatkeqesija e nje populli qendron tek mos vemendija ,kush e drejton ne rrugen drejt te mires ,,pas renimit shpirteror te shtipjes ? Llum nga llumi ta perseris dhe nje here o qelbesire e ndyre,,, 28 vite drejtohet nga imorali I krijuar nga shtipija e madhe imorale pa din dhe iman.

    • Peza duhet të jesh shum njeri i keq. ..bir komunisti nostalgjikët je. ..
      njeriu Sa të jetë gjallë do luftoj për më mirë ne shqiptarët shfryjme sepse nuk po mundemi të bëjmë një shtet ligjor që tju shkerdheje ndjenjat ju pasardhësve të qoftëlargut enver që e keni kthyer Shqipërinë në Afganistan. .brezi i prindërve e kaloi jetën si mos më keq nën regjimin e qoftëlargut ndërsa ne morëm rrugët e botës për të mbijetuar dhe ti guxon kaq paturpësisht të pyesësh se çfarë kanë shqiptarët që shfrjnë? ?që të them të të vijë turp është shumë pak

      • zhaku i pamposhtur ose je qorr ose je budalla ose hipokrit!
        Diku shkruan qe e kane kthyer Shqiperine si Afganistan? Nese do e kishe fjalen per perjudhen para 1944 do i kishe rene pikes, por ti e ke per tani, gje qe nuk eshte e vertete.

        • Po lexuesi ke te drejt në nxitim e sipër. ..Shqipëria nuk është Afganistan sepse Afganistani është shumë më lart nga Shqipëria në shumë aspekte. ..nuk kam shumë kohë për të mbushur mendjen tende lexuesi vetëm po të bëj një pyetje dhe përgjigjen jepja vetes tënde. ..
          A do ta lejonte populli afgan të udhëhiqet nga një president hajdut e tradhëtar të kombit të tij? ?

  • kengetar i mrekullueshem dhe autor njekohesisht por mos ia ulni vlerat duke e politizuar, sa per muziken e huaj, kerciste radio ne plazh, italiani, pozdravi, greku, stonsat, mbremjet neper shkolla me orkestra… mos flisni koqizma se ndoshta zeri amerikes apo bbc mund te degjohej me ze te ulet por jo muzika… edhe ne zbor kerciste muzika.

  • Thak You! Qe kujtoni idhullin e rinise.Francesk Radi sa here,djale i ri ,dilnje rrembyer me kitare ne dore nga hyrja e pallatit te Tirones se Re.I pasionuar ju benje ushtrime gishtave per kitaren tende : O CELENTANO I SHQIPERISE.
    Mendoj ,biseden me Adrianon do ta ket bere miku im Merdani.
    FANCESK isha i lumtur qe te njihja,jam i perlotur qe te kujtoj! TI JE GJALLE ,DO TE PRES NE URA E LANES,MERRE KITAREN!
    Tefta ,respekt dhe mirrenjohje per vlerat tende me ceskun.
    Sinqerisht te uroj ty ,vajzes ,gjithe familjes:
    ” THE BEST”

    ILIA Saro. U.S.A.

  • Une falenderoj zonjen Tefta,qe ka qene nje si Venera e Boticelit ne ekranin bardh e zi te TVSH.
    Ajo rrezatonte miresi, bukuri,ngjyre,,pa agresivitetin militantesk te femrave proletare qe e nxinin edhe me teper ekranin bardh e zi te tvsh.
    Fatit nuk i ruhesh dot.I ra per pjese te ndaje lekuren me nje bretk,ose bretkos,qe ka kuakur Adresa dhe bicikleta.Shume,shume ato kenge mund ti duroja ashtu si durojme me stoicizem nje koncert nga artistet dawn,me aftesi te kufizuar.Mendoni kete zonje qe ka duruar gjithe jeten.

  • Osman
    Kur punonte ne Fush-Arres , si masovik, ne shtepine e kultures, kompozoi e kendoi edhe kengen “Sharraxhiu”.
    Nje kenge e bukur ritmike.
    Ishte njeri shume i mire, i dashur, fjale pak e pune shume.
    Ne qe kemi punuar me Frankon ne Fush Arres, e kujtojme me mall e respekt. Edhe kur erdhi ne Tirane, ruante lidhjet me ish shoket e vjeter. Ngushellime familjes

  • Une nuk e di cfare kengetari ka qene ky Francesk Radi? Ky ka qene nje kengetar koti seksomanjak vetem për njerzit rrugac e te degraduar.
    Te me thuash per Vace Zelen, Sherif Merdanin,Tonin Tershanen,Kozma Dushin e te tjere ka kezet po jo per kete kengetar rrugesh lagjesh e katundi.Tefta Radi po ka qene spikere e talentuar po jo veshngreni i saj Frenxhesku ? Po keto cudira ndodhin vetem në Shqiperi qe te behesh kengetar i madhe edhe kur je rrugac
    lagjesh ose k/prokuror pa diplome te shkolles se mes me e te larte vetem me kurs plepash si Llalla dhe gjyqtar si shitsja e preshit Fatmira Hajdari Hardalli.

  • Une jam i datelindjes 55. Kam enderuar rinine me kenget e Franceskut. Jo vetem qe Adresen dhe Bicikleten e dija permendesh,por mesova kitaren vetem qe te shoqeroja kenget. I pa aritshem si artist,per mua ka permasa te kalibrit nderkomtar.I pa harruar kujtimi.

  • Nuk eshte e drejte te fyesh nje person kur jep vleresime dhe bene komente te ndryshme ne kundershtim me deshirat e tua.Persona te till ciletdo qofshin keta jane simbol i njeriut te sotem te ashtuquajtur demokrat(por te degraduar) te shoqerise tone ne Shqiperi, qe te fyen, perdhunon, te vjedhe, te vret e tj e tj.
    Kur nuk ka shtet keshtu trimerohen fundrinat dhe kthehen ne kafshe si si ne xhunglat e Afrikes.
    Megjithate une nuk mund ti ndryshoj dot nga kafshe ne njerez disa persona siç jane ky

    “ Tani” dhe kjo “Tefta”
    Me qense “kamxhiku”i veshgjatit eshte pak si i madhe le ta mbajne te dy se u del boll.
    Për mua pseudokengetari rrugac F.Radi ka qene nje zero, juve qe ju pelqen mbajeni dhe nuk ua mohon kush.
    Sa per injorant i kam nja dy diploma universitetesh nje nga te cilat eshte
    mare jashtë dhe jo te plepat e Saliut apo me nderhyrjen e Poli-Byroisteve dhe zagareve te tyre ne Tirane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *