Vrasja e Kurtit mban këtë emër…

Bora Basholli

Personi që policia ka shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit është Klodian Bane.

Sipas burimeve nga policia, automjeti që është përdorur për vrasjen e Kurtit është në pronësi të Banes. Ekspertët e policisë kanë arritur që nëpërmjet kamerave të instaluara në rrugë, të gjejnë momentin kur Bane i heq automjetit tip “Benz” targat false të cilat ia kishte venë përpara dhe gjatë krimit.

Ndërkohë, policia ka arrestuar tre personat e tjerë që dyshohet se kanë qenë në makinë atë natë. Ata janë: Elsi Levendi lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Olsi Qalliaj 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos dhe Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier.

Elsi Levendi, ishte personi i cili ruante lëvizjet e Jurgen Kurtit dhe njoftonte anëtarët e tjerë të grupit. Ishte pikërisht 21-vjeçari personi i parë që ra në gjurmët e policisë, pasi u kap nga kamerat e sigurisë në rrugën “Zef Jubani”, aty ku mbrëmjen e 18 Marsit u ekzekutua për vdekje 26-vjeçari Jurgen Kurti.

Kështu, fillimisht autoritetet u vunë në ndjekje të Levendit. Pas krimit, ai u takua me 3 personat e tjerë dhe këta të fundit u vunë gjithashtu në përgjim.

Pistoleta TT dhe 2 makinat luksoze u gjetën në shtëpinë e Alesio Berberit. Aktualisht mësohet se autoritetet po përpiqen të zhbllokojnë telefonat e grupit.

 

b.b/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Ja qe ditkeni te kapni vrasesin me gjithe mbeshtetesit,kur jane VRASESIT E NJE KRIMINELI!?,..Film e keni bere.Sepse nje kriminel i pandeshkuar nga shteti,eshte vlere e ketij shteti.Sepsa ishte ASSET,VALUTE,AL CAPONE,qe duhej te vriste dhe te mos e vrisnin,sepse te pakten tre here i pandeshkuar.Atyre qe e vrane i lumte e bardha dore,se jo vetem ndeshkuan nje hale,po ndeshkuan edhe nje hale shtet, PSE NUK VEPRONI KESHTU EDHE ME VRASESIT E AVOKATIT JUVE?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *