Vendoret/ PS rikthen në sondazh Dritan Lelin

Bora Basholli

Na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e 30 qershorit, mazhoranca ka konfirmuar vetëm disa kandidatë nga 61 në total për kryetar të bashkive.

Por lidhur me përzgjedhjen e tyre, PS ka ngritur një shtab special pranë selisë, përmes sondazheve  të cilit pritet të bëhet vlerësimi për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore të qershorit.

Kongresi i 23 marsit i PS, konfirmoi 7 prej tyre për bashkitë kryesore në vend. Përmes fjalimeve të mbajtura në sallë, PS zbuloi se në Bashkinë e Korçës konfirmoi për një mandat të dytë, kryetarin aktual Sotiraq Filo, po ashtu Armando Subashi u rikonfirmuar për Bashkinë e Fierit, Dritan Leli në Vlorë,  Majlinda Bufin në Roskovec dhe Erion Veliajn në Tiranë.

Ndërkaq për Bashkinë e Lezhës PS do të garojë në këto zgjedhje me Pjerin Ndreun i cili sipas sondazhit është pritur mirë nga opinioni lezhjan. Ndërsa në Elbasan, në vend të Qazim Sejdinit i cili ka drejtuar qytetin për 3 mandate, socialistët duket se kanë vendosur t’i besojnë Bashkinë, prefektit aktual Gledian Llatja.

Por edhe pse, iu drejtua me një fjalim Kongresit, la të mendohej se edhe Dritan Leli konfirmohej për një mandat të dytë për Bashkinë e Vlorës, burime nga PS thanë për “BalkanWeb” se skuadra e cila merret me sondazhet e kandidaturave, ka kërkuar edhe një herë opinionin e publikut, duke e rikthyer në sondazh  kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Për të shmangur çdo pakënaqësi në qarkun ku vetë kryeministri është deputet, dhe për të qenë të sigurt se Leli është kandidatura e duhur në 30 qershor, skuadra e sondazheve në PS, ka zbritur në terren me qytetarët.

Rezultati i sondazhit pritet të konfirmojë nëse Leli do marrë  një mandat të dytë si kryebashkiak i qytetit bregdetar apo do të përzgjidhet një tjetër kandidat për të drejtuar Vlorën.

 

b.b/dita

 

Share This Article
3 Comments
  • Vlora komuniste I Madhi Fatos Nano thoshte vlonjatet jan si pune karit Po ti kapesh pak nga koka haaahaaaaa

  • Kushdo qe ka vizituar Vloren vitet e fundit eshte shprehur me urime per ndryshimet drastike ne qytet. Vlora ka qene jashte venendjes qeveritare sidomos ne kohen e kacakut Sali .Por nuk duhen lene menjane dhe heshtja e ketij qyteti qe nuk i demoralizonte penalizimi politike .
    Shpesh Vlora eshte quajtur e kuqe si ky i idiot B72 qe na sjell si shembull se cfare ka thene Nanua .Nuk marr ne analize se cfare kane bere drejtuesit kryesor politike e sheteror per Vloren.Dua te shtoje se Vlora as eshte ankuar e as ja ka shtrire doren ndokujt bile edhe sot Rames .Ne kohen e Nanos ku Vlora kishte deputet me potenc ne Parlament e ne shtet ndryshimet ishin merite e vet biznesit vlonjat .Nanua ne kohene tij as qe e dinte se cishte Vlora . E donte Vloren vetem per votat dhe ishte nje derr i kenaqur qe Shperim Gjika ,Bashkiaku i Vlores ,per rrethanat qe populli i kesja krahine e di ,vulosi perfundimishte qendrimin e pandryshueshem pro Ps .Nanua ne keto rrethana ferkonte gopin e shikonte te bente nje jete Sulltani .Po te pyesesh ne Vlore per Nanon dhe Ramen nuk ke per te marre ndonje konsiderate te vecante .Per Ramen thone bravo se smund ti thone sot Saliu burre shteti .
    Vlora ka ndryshuar e do te ndryshoje nese ka vemendje per potencjalet qe ajo ka .Vloren e ka bekuar Zoti dhe ska nevoje ta vrasesh shume mendjen per ti dhene qytetit ate qe e meriton .Te gjitha investimet e fundit per Vloren jane nga donatoret Evropjan .Edhe pse jane bere investime qytetaret e saj jane shprehur gjithmone me rezerva per efektin e tyre .Ka akoma defekte serjoze qe vijne nga projektet e zbatuara .
    Ajo qe bie ne sy eshte se qyteti po ndryshon dhe ne kete kendveshtrim sjellja e Kryesis se Ps per nje mandat te dyte te Dritan Lelit ,qe e ve ne dyshim ,eshte e pa sinqert.Nje qendrim qe nuk bie ere ndershmerie por prapaskena per te kenaqur ndonje pinjoll te ri te Ps. Kongresi i kishte te gjitha kopetenca te bente vlersimin e duhur e te merrte vendimin nese e meritonte nje mandat te dyte .Por Rama ashtu si dhe Nanua, te dehur nga entuzjazmi vlonjat per zgjedhjen qe bene ne votimet e pergjithshme e ato lokale ,e dine rezultatin. Keshtu qe Leli apo ndonje kandidat tjeter fitoren ne Vlore e kane te sigurt .Ky standart vlersimi i Ps qe po ben sot do ti japi rrezultaret si ne kohen e Nano -Saliut ku Vlora u jepte 7 deputet Ps dhe 6 deputet Pd .
    Vlora i njeh akrobacirat e politikes dhe ska per ti kushtuar shume rendesi se kush eshte ne krye .Roli i cdo perfaqsuesit te saj nuk eshte deciziv . Rendesi per vlonjatet ka te mos kthehen ne pushtet kriminelet hajdutet dhe shkaterrimtaret e vendit .Po tu ferkosh kete varjant B72 do te kuptoje me mire fjalet e Nanos per Vloren .E qe ma ngacmoje kujtesen dua ti them se Nanua do ngordhte si nje qen ne qelin e Saliut po te mos ishte ngritur populli i Vlores .Nese ndokush thote se ishin skenaret e gatuar nga Saliu e Nano me e peshtire eshte qe ky ka drejtuar nje popull .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *