Shkencëtarët në CERN gjejnë përgjigjen pse ekziston universi?

Leda Hysa

Për herë të parë në histori, fizikantët që punojnë me përshpejtuesin më të madh të grimcave në botë kanë zbuluar ndryshime në mënyrën se si shkatërrohen grimcat dhe antigrimcat.

Gjetjet e tyre ndihmojnë për t’i dhënë përgjigje pyetjes pse ekziston materia.

“Është një arritje historike”, thotë Sheldon Stone, një profesor i fizikës në Universitetin e Sirakuzës dhe një nga bashkëpunëtorët në kërkimin e ri.

Çdo grimcë e materies ka një antigrimcë, e cila është identike në masë por me një ngarkesë të kundërt elektrike. Kur materia dhe antimateria takohen, ato asgjësojnë njëri-tjetrin. Pikërisht këtu qëndron problemi. Big Bang duhej të kishte krijuar një sasi të barabartë materieje dhe antimaterieje dhe të gjitha grimcat duhej të asgjësonin njëra-tjetrën me shpejtësi, duke mos lënë asgjë prapa, veç energjisë së pastër.

Por është e qartë që kjo nuk ndodhi. Rreth 1 miliard kuark (grimcat elementare që përbëjnë protonet dhe neutronet) mbijetuan. Për këtë arsye, universi ekziston edhe sot. Ajo që del nga kjo është se grimcat dhe antigrimcat nuk të sillen në mënyrë krejtësisht identike, thotë Stone për Live Science.

Ata, përkundrazi, duhet të shkatërrohen në shkallë paksa të ndryshme, duke lejuar një çekuilibër mes materies dhe antimateries. Fizikanët e quajnë këtë ndryshim në sjellje shkelja e barazisë së ngarkesës (CP).

Nocioni i shkeljes së barazisë së ngarkesës e ka origjinën nga fizikanti rus Andrei Sakharov, i cili e propozoi atë për herë të parë në vitin 1967, si një shpjegim përse materia mbijetoi pas shpërthimit të Big Bangut.

“Ky është një nga kriteret e nevojshme për të ekzistuar, – thotë Stone, – kështu që është e rëndësishme të kuptohet se cila është origjina e shmangies CP”.

Ka gjashtë lloje të ndryshme kuarkësh, të gjitha me tiparet  e tyre.

Stone është një nga studiuesit që punojnë në CERN me Large Hadron Collider (LHC), përshpejtuesi i grimcave me gjatësi 27 km në kufirin mes Francës dhe Zvicrës, ku zhvillohen eksperimente sipas modelit të Big Bangut.

Ndërsa grimcat përplasen në njëra-tjetrën, ato thyhen në pjesë përbërëse, të cilat pastaj kthehen brenda fraksionit të një sekonde në grimca më të qëndrueshme.

I tillë është rasti i mezonit D0 dhe antimezonit D0.

Të dy ata shpërbëhen në shumë mënyra, por një përqindje e vogël e tyre përfundojnë si mezone të quajtura kaon ose pion. Raportet e shpërbërjes ndryshojnë me një të dhjetën e një përqindëshit.

“Do të thotë se D0 dhe anti-D0 nuk prishen në të njëjtën shkallë, dhe kjo është ajo që ne e quajmë shkelje e barazisë së ngarkesës CP”, tha Stone.

Dhe kjo i bën gjërat interesante. Dallimet në dekada ndoshta nuk janë aq të mëdha sa të shpjegojnë se çfarë ndodhi pas Big Bang-it për të lënë pas aq shumë materie. Por tani, sipas Stone, fizika teorike ka në dorë këto të dhëna të reja.

Fizikanët mbështeten te ajo që e quajnë Modeli Standard i shpjegimit, pra gjithçka e detajuar deri në shkallë subatomike. Stone thotë se pyetja që ngrihet tani është nëse parashikimet e bëra nga Modeli Standard mund të shpjegojnë matjen e kuarkut që ka bërë ekipi i studiuesve, ose nëse kjo do të kërkojë një lloj fizike të re – e cila, sipas Stone, do të ishte diçka akoma më emocionuese.

“Nëse kjo mund të shpjegohet nga fizika e re, kjo fizikë e re mund të gjejë se cila është origjina e prishjes së barazisë së ngarkesës (CP)” thotë ai.

l.h/ dita

Share This Article
12 Comments
  • e bukur shumë por e shpjeguar për mëndje më të larta!!
    do të më pëlqente që dy mëndjet e komentit të ditës MH dhe qipe bytha të na i shpjegonin ne profanëve për të kuptuar diçka!!

    qipe si të kam?robt i ke mirë??MHja është mirë??jeni tu e bo 69shin??

  • “Çdo grimcë e materies ka një antigrimcë, e cila është identike në masë por me një ngarkesë të kundërt elektrike. Kur materia dhe antimateria takohen, ato asgjësojnë njëri-tjetrin”!.
    Amerika kunder Rusise,Barcelona kunder Realit,arabet kunder izraeliteve,Berisha kunder Rames……

  • anticenshurrë25642654!
    Zagari im i dashur.

    Jam tue ba me ate te sateme.Po mbaka ere shurre dhe stili 69 te krijon veshtiresi sepse duhet qe grimcat te ushtrojne forcen ku te vertiten hallati i im me braven e derickes te sateme qe mendohet se ti ke kalue neper te qe ke dal tapall me tru ne kete bote.

    • Ha ha ha ha …. , anticensure je ba’ si Shaban Qosja ose si Sali Berisha , qe nuk lene Mut pa ju ba luge , ne cdo hale do t’i fusesh hundet . Epo edhe ne kete rast do komentosh or i ” zgjuar ” ?

      • o qyt e car
        je tu repliku me MutHa dhe jo me mua!
        si fillim si vazhdiim!?
        shko mor pirdhu!!

        MutHa
        shumë shkurt i ke ra sot!!përse nuk vazhdon më gjat?
        u ngope??

  • Mos u beni qesharak, studimet e CERN jane te gjitha mashtrime. Deri me sot nuk ka asnje shpegim te vertetuar se si eshte krijuar universi, kush jemi ne, apo si kemi ardhur ketu. Ne akoma s’kuptojme dot veten tone dhe dikush na genjen se mund te kuptojme nje “universi” te tere. Njeriu lind me dije natyrore, por vdes injorant, kjo per shkak te nje sistemi arsimor dhe shkencor dogmatik, qe nuk ka pergjigjet baze dhe pretendon se ka zgjidhur gjithe historine e krijimit… Rrofte injoranca e certifikuar!

    • muzë
      këta janë mashtrues të klasit të parë!!
      dhe më e keqja është se nuk dinë dhe të gënjejnë!!
      thonë që bota është sferike!?
      ça budallalleku!!po të ishte sferike!?
      njerzit diku në gjysmën e saj do të qëndronin kokposhtë,ata që janë sipër,në pjesën e sipërt të sferës,nuk do të kishin nevojë për karburant për të shkuar në pjesën e poshtme të sferës!
      pale që thonë se toka rrotullohet?!
      çar gomarllëkuuuuu,po të rrotullohej ne mjafton të drejtoheshim në një krah dhe kina do të vinte vetë nën këmbët tona!!
      jan rrena lal,rrena,por shumë të trasha!!
      pale këta na shikokan grimca aq të vogla!!nejriu mezi shikon një milingonë e jo më atë që thonë këta!!
      lali,unë e kam gjetur zgjidhjen!!do ta pris PCnë dhe nuk do ti lë të më indoktrinojnë!!
      bota është e sheshtë dhe nuk rrotullohet!

  • “Shkelja e barazise se ngarkeses”,eshte vetem nje nocion i thene nga shkencetaret,,sikunder edhe nocioni i energjise se paster,por ne realitetin natyror,duken si utopike,sepse:Kjo natyre,apo “materie”qe sot existon,si dhe fakti qe energji te paster nuk kemi,ve ne dyshim edhe vete barazine e ngarkesave,pra vete teorine mbi Big Bangut.Studimi i ketij problemi,po vijon prej vitesh,nderkohe,here-pas-here,deklarohen disa “rezultate”qe here kundershtojne njera-tjetren,dhe here,hedhin poshte paraardheset.,duke vene shpesh ne dyshim,per rrugen e ndjekur deri tani.Nga historia,kemi te dhena se zbulime te medha,jane bere” rastesisht”,sic jane zbulimi i penicilenes,apo rrezer Rendgen,apo edhe radioaktiviteti i zbuluar nga Cifti Kyri.Ndofta kjo “rastesi”per zbulimin e teorise se Big Bangut,akoma nuk na ndodhur.Vetem nje fakt,duhet pranuar:se natyra,si zor te lejoje “shkelje”qofte edhe ne barazine e ngarkeses.Nese do te ndodhte ndonje “shkelje” e tille,rezultati do ishte,vecse nje kataklizmo,gjithmone ne teorine e supozimeve.Ky konkluzion,mund te na coje edhe ne supozime ,ndofta absurde (sidomos per nivelin tone),sidomos kur degjojne informacione,qe grupe te ndryshme shkencetaresh,qe merren me studimin e te njenjtit problem,japin opinione (se akoma nuk kane arritur,ne konkluzione),te ndryshme.Humor,sigurisht shkaktojne edhe disa komentues,qe megjithese jane larg ketyre problemeve (dhe eshte shume normale,sepse jo te gjithe merren me shkence,aq me pak ne shqiptaret,qe nuk merrmi fare),por krijojne edhe nje humor,banal,pa humor.

  • @Gazetaret e Dita:Mjaft me keto perkthime shkel e shko ku fjalet teknike perkthehn me fjalorin e google. Qe te merrni nje shpjegim serioz e te qarte per keto tema ju mjafton te intervistoni (edhe me email) shkencetaren nga me te njohurat ne bote per energjine e erret apo masen e erret qe fatmiresisht eshte me origjine shqiptare. Laura Mersini

  • Ju lumte Dita,per larmine e informacioneve qe shperndani.
    Per kete milet eshte boll,qe ato te jene ne nje gjuhet te thjeshte dhe te kuptueshme.
    Kush do porno,mund ta cregulloj frymemarrjen tek fletushka e muzhikut baze.

  • anticenshurrë25642654

    Prita sa te na tregoje qe gezon trunin rrafsh e nuk te rrotullohet veqse qendron lidhun per kuj te gomarit te nastradinit ne qendren e botes.

    • MutHa
      ke harruar të hash si duhet tashti!!
      çfar ke ngrënë o gomar që shkruan kaq keq??
      ah,ma merr mëndja të, ramës,si zakonisht!!
      plotë mbeturina drogërash,ta paska bërë neuronin tallash!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *