Bayern Mynchen zyrtarizon blerjen e kampionit të botës, shifër stratosferike për 23-vjeçarin

Leda Hysa

Bayern Mynchen ende pa nisur merkato e verës ka siguruar futbollistin e dytë që do t’i bashkohet me 1 korrik të 2019-ës. Bëhet fjalë për kampionin e botës me Francën, Lucas Hernandez, i cili është blerë për shifrën e frikshme të 80 milionë eurove. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman në faqen zyrtare.

23-vjeçari ndërkohë ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare e vlefshme deri më 31 qershor të 2024. Hernandez është produkt i Atletico Madrid, skuadër me të cilën ka luajtur të pestë vitet e tij si profesionist.

Shifra që ka shpenzuar Bayern për blerjen e mbrojtësit të krahut të djathtë është rekord për klubin. Kujtojmë se më herët gjermanët kanë siguruar shërbimet e një tjetër mbrojtësi kampion të botës me Francën, Pavard.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *