Prishtinë, lindi në 24 mars, prindërit i venë emrin Nato djalit të parë pas 3 vajzave

Ori

Një vogëlush të sapolindur në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, i cili lindi para tri ditëve, në 24 mars, prindërit e kanë pagëzuar me emrin Nato – njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Prindërit e tij, Pranvera dhe Albani thonë që kanë tri festa: Një, për lindjen e djalit pas tri vajzave,  të dytën 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga okupatori serb dhe të tretën, emrin e veçantë të djalit.

Banori me i ri i Kosoves peshon 5.7 kg dhe eshte mire me shëndet.

Pas çlirimit të Kosovës janë vendosur shumë emra si Liri, Çlirim, Pavarësi,  por edhe Klinton, Bush, Bler, Uolker, Ollbrajt, Klark etj.

o.p. / dita

Share This Article
1 Comment
  • Ai emrin NATO ta gezoje me jete te gjate.Rrofte Amerika,rrofte NATO!
    Po ka emra me te ndyre antishqiptare se Marenglen,Molotov,Bojken,qe rraca e ketyre fshatarakeve te kuq sllavofile mbollen neper qytetet tona?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *