Filmoteka është qendër për ruajtjen, mirëmbajtjen, restaurimin dhe shfrytëzimin e filmave të gjithë periudhave.
Në arkivat televizive përveç filmave ruhen videoshiritat, videodisqet, videokasetat etj.
Filmotekat ruajnë gjithashtu afishet dhe gjithë materialet e tjera, që lidhen edhe me filmin.
Arkivi shqiptar i filmit lindi bashkë me kinematografinë shqiptare.
Sot ka një fond të pasur filmash kronikalë, dokumentarë, artistikë e vizatimorë shqiptarë dhe të huaj, tekste e partitura muzikore, afishe, fotografi, shkrime të shtypit të përditshëm e periodik për filmat.
Hartohen katalogë, bibliografi e filmografi të ndryshme.
Fonoteka bën studimet për gjetjen e filmave të xhiruar nga të huajt në të kaluarën për Shqipërinë.
d.a. / dita
