Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, u takua sot me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kryeministrisë. Në përfundim të takimit, Rama dhe Bler dhanë një konferencë të shkurtër shtypi.
Rama tha se me konsulencën e Bler, programi i qeverisë do të kthehet në një realitet të prekshëm, ndërsa theksoi se kjo konsulencë është tërësisht vullnetare.
“Falënderoj Bler për vullnetin e tij për të pasur një dorë të shtrirë solidariteti ndaj nesh. Falë eksperiencës së tij të jashtëzakonshme dhe gjenialitetit politik, ne do të kapërcejmë të gjitha pengesat duke punuar së bashku me të gjithë shqiptarët për ta kthyer programin tonë në një realitet të prekshëm. Kryeministri Bler është në shërbimin tonë personalisht dhe tërësisht vullnetarisht. Për këtë dua t’i shpreh mirënjohjen për atë që bëri dhe të nënvizoj se sa e vërtetë mbetet doktrina e kryeministrit Bler lidhur me domosdoshmërinë për të vepruar në mbështetje të çdo populli që nuk mund të çlirohet dot i vetëm nga një diktaturë”, u shpreh kryeministri Rama.
Bler u shpreh se do të ndihmojë për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe.
“Jam këtu sepse besoj në këtë vend, tek ky popull dhe vizioni i progresit që është përcaktuar për të. Ideja e orientimit në BE është mjaft e rëndësishme. Është një perspektivë mjaft e mirë. Është një mundësi shumë e mirë bashkëpunimi që do të krijoni me vendet e rajonit. Ajo që është e rëndësishme për një qeveri, sidomos në mandatin e saj të parë, është që të realizojë ato gjëra që prekin gjërat e përditshme të njerëzve në këtë vend. Ajo që donim të bënim është të punojmë së bashku me Bankën Botërore të realizojmë projektin: Të kthejmë vizionin e objektivat në gjëra të prekshme. Sfidë e qeverisë është që gjërat të bëhen”, tha Bler.

Ku e gjete kete langor,ste pelqen Xhaxhi Putin qe esht pa borxhe e pa hile per ne Ortodoksine!
“Ata po plasn”.
Iku Saliu, aliu, liu, iu-iu-iu ………..
Gjithe nderkombetaret do ndihmojne qeverin e Z.Rama dhe BE-ja do ti hapi porten.
Ky eshte Tonny Blair ish nje nga Kryeministrat me te suksesshem i Britanise dhe njeri pa interes per te ndihmuar Shqiperine, ne ndryshim nga Tonny Podesta (Montana) i Saliut qe per nje vit merrte 1 milion dollare kesh ne dore per te rregulluar makjazhin e prishur te Saliut. Nuk do te jete me Fazllic per te marre pjese ne mbledhje qeverie, agjent Serb dhe per hotel kishte shtepine e Berishes, ku ne bashkepunim me Giten u bene pronare , grabites, te pronave dhe pasurive te shqipetareve. Kjo eshte Rilindja qe po sjell gjigandi Rama.
“…gjëja e pare qe duhet te realizoje nje qeveri (në mandatin e parë) eshte te béjé ato gjëra qe prekin gjerat e përditëshme te njerëzve në kéte vend”-tha toni bler. Shume e sakte! Populli yne e thotë këte gje pak me ndryshe por me te njëjtin kuptim : më mirë një vezë sot sesa nje pulë mot”. Sot për sot shqiptaret kane nevoje per pensione me te larta se ata qesharakët qe na la saliu,për çmime mé të ulta ne produktet e përditëshme,per shërbim shendetsor me te mirë etj. Nesër pensionistet s’kane çi duan,ështe vone! Ta shohim. Por nuk entusiazmohemi sepse deri tani jemi te ngopur me përrallat e delirantit që do te shkripezonte dhe ujin e detit e nuk shohim më endrra bjeshke me leng pjeshke. Shpresojme. Toni bler tha nje gje te mire qe ta rrit shpresen. Dhe edi rama e dime qe nuk eshte si saliu. Saliu ishte jashte çdo standarti të logjikes normale. Saliu fluturonte me bri cjapi ne bythe!