Mazhoranca në Kuvend, opozita për herë të shtatë në shesh 

Ornela

Maxhoranca pritet të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, ndërsa opozita do të protestojë sërish përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Përfaqësuesit e opozitës do të rrethojnë që në orën 09:30 sallën e seancave plenare, ku deputetët e maxhorancës dhe përfaqësuesit e rinj të opozitës do të mblidhen për diskutimin e projektligjeve.

Pas mbledhjes së kryesisë dhe ish-përfaqësuesve të Grupit Parlamentar të PD-së nga Lulzim Basha të gjithë strukturat e demokratëve janë mobilizuar për të sjellë sa më shumë protestues në shesh.

Basha kërkoi angazhim maksimal nga drejtuesit politikë më të lartë në PD, duke e cilësuar si jo të mirë protestën e 21 shkurtit që opozita zhvilloi përpara Parlamentit.

Sipas mediave deri në orët e vona të së mërkurës strukturat e PD-së në të gjithë vendin kanë zhvilluar takime me anëtarët e PD-së ku kanë bërë thirrje për të qenë prezent sot përpara Parlamentit.

Kjo është protesta e 7-të që opozita zhvillon për largimin e Kryeministrit Edi Rama në harkun kohor të 40 ditëve.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *