Vrasja në ish-bllok, Ervin Mata do hetohet në gjendje të lirë

Ornela

Ervin Mata, i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit në ish-bllok do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë.

Edhe Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke vendosur për partnerin e këngëtares Elvana Gjata masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar për Matën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ervin Mata u dorëzua në polici 5 muaj pas ngjarjes.

Mbi 31-vjeçarin rëndon akuzua e vrasjes në rrethana të cilësuara të mbetura në tentative të kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Në dëshminë e dhënë në polici ai ka mohuar të ketë qenë ai që ka qëlluar.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *