PD: Shqipërinë e nxiu Rama, ne e hodhëm bojën e zezë për tre ministra

Bora Basholli

Sekretari i Përgjithshëm i PD,  njëkohësisht edhe organizator i protestës i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama.

Në një status në rrjetet sociale Gazmend Bardhi shkruan se është Rama që ka nxirë Shqipërinë gjatë qeverisjes së tij.

Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Evropën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”.

Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme;

1 për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizmit, paaftësisë dhe korrupsionit – shkruan zyrtari i PD.

 

b.b/dita

 

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *