Sot, me rastin e themelimit të Shkollës Ushtarake “Skënderbej” presidenti Ilir Meta ka përshëndetur të gjithë Skënderbegasit e mrekullueshëm.
Për Presidentin ata dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në forcimin e ushtrisë sonë dhe të gjithë institucioneve të sigurisë kombëtare me dijet dhe atdhedashurinë e tyre.
Meta kujton se Skënderbegasit shkëlqyen edhe në të gjitha fushat e tjera si sportistë, akademikë e artistë, falë një edukimi të gjithanshëm plot pasion që morën nga mësuesit e mësueset më të mira të kohës.
Gjurmët e shkëlqyera të këtij edukimi janë ende të freskëta në të gjithë Shqipërinë, që nga veprat më të mëdha hidro-energjitike me në krye Fierzën, e deri te brezaret e Ksamilit.
Skënderbegasit, për Metën ishin të parët kudo në çdo shërbim dhe sakrificë që u kërkohej për mbrojtjen dhe zhvillimin e atdheut.
Ata, u shpreh Meta përqafuan ndryshimet demokratike dhe dhanë një kontribut të shkëlqyer në transformimin e modernizimin e Forcave të Armatosura, si edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në Aleancën më të madhe të lirisë, 10 vite më parë.
Ndaj shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë Skënderbegasit kudo që ndodhen, për familjet e tyre dhe të gjithë mësuesit e pedagogët e tyre të dashur.

b.b/dita

A po ti hipokrit ngele o derëzi…u rroftë shkolla ushtarake juve sepse ushtri nuk keni dhe ma do mëndja se qëllimisht e keni lënë këtë popull pa ushtri sepse ushtria është gjithmonë me popullin dhe ju duke pasur frikë nga populli keni zgjedhur ta lini pa ushtri nga frika se mos hani dajak ..u rrofshin festat që bëni. .
skenderbegasit nga zoti lolo president nga like floriri vidhni sa mundni me qetsi e dashuri
E ke mirenjohjen edhe per skenderbegasit ne bllok.
Kur shprehu kete mirenjohje, floriri ka patur parasysh kapter presidentin para ardhes, qe mori teseren e partise shtet, “kur te tjeret po e linin”.
Meriton “mirenjohje” se ka qene ne protesta per ta mbrojtur komunizmin, kur studentat protestonin.
Ik o pirdhu ore president muti.