Ja pse u shkarkua Konsulli shqiptar në Itali

Bora Basholli

Shkarkimi nga Ministria e Punëve të Jashtme e Konsullit të Shqipërisë në Itali, Edmond Kumaraku është bërë për shkak se ai ishte emëruar jashtë sistemit të shërbimit diplomatik.

Këtë e bëjnë me dije burime për Ora News. Vetë Ministri në detyrë Gent Cakaj teksa foli për reformë në këtë shërbim nënvizoi se nuk do të ketë më emërime politike në shërbimin diplomatik.

Edmond Kumaraku mbante postin e Konsullit shqiptar në Itali që prej vitit 2016.

Dy ditë më parë, Cakaj njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve me 20 punonjës të shërbimit diplomatik.

Ministri deklaroi se gjate këtyre 77 ditëve të punës së tij në këtë institucion kishte ngritur një grup pune i cili do të shqyrtonte me hollësi cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik të shtetit shqiptar.

 

b.b/dita

 

Share This Article
5 Comments
  • se mos e bën dhe ky si puna e vjerrit fallco që në një krah thotë se “do mbeten në rrugë” dhe në anën tjetër i emron në për europë!!gjyqtarë e visho ajazër!!
    prisni dhe pak dhe keni për të parë se kanë për tua zënë vëndin njerëz që do të kryejnë të njëjtat funksione partiake!!
    heqim kundërshtarët vëmë tanët!
    politikë e njohur shumë mirë deri më sot!!

  • Meqë qenka emëruar jashtë sistemit ligjor të shërbimit diplomatik (sipas raportimit prej vitit 2016) dhe meqë jemi në 2019, a mban njeri përgjegjësi për shpërdorim detyre duke shpërdoruar fondet publike për këtë emërim? Apo ku di unë se çfarë bëj/them unë … Hajde gallatë hajde, komplet TALLAVA’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *