Partizani, kampion i transfertave

anazapta

Partizani konfirmohet kampion i transfertave, pasi ka mundur dje Kukësin në Krujë, me golin e shënuar nga Thana. Të kuqtë e kanë metiluar plotësisht fitoren, teksa janë paraqitur më mirë se Kukësi që nga fillimi i lojës. Epërsia e Partizanit krijoi raste shënimi, por si në të gjitha ndeshjet e mëparshme nuk u shënuan gola, megjithatë të kuqtë mund të marrin zemër nga fakti që gjatë gjithë pjesës së parë nuk e lejuan asnjëherë Kukësin të rrezikonte e Alban Hoxhës. Futja e Cikalleshit në pjesën e dytë e bëri më të rrezikshëm Kukësin, por do të ishte një tjetër zëvendësues ai që do të rezultonte përcaktues, veçse për skuadrën e Hasan Likës. Pas një goditjeje nga këndi, në minutën e 77-të, topi nuk largohet nga zona e Kukësit dhe aty Jozef Thana gjuan duke tundur rrjetën.

Minutat e mbetura janë të pamjaftueshme që Kukësi të barazojë dhe Partizani merr një tjetër fitore, ndërkohë që ende nuk e ka bërë një gjë të tillë në fushën e tij. Skuadra e Likës është ngjitur në vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se Teuta, megjithatë është në pritje të takimit të sotëm midis Vllaznisë dhe Skënderbeu. Ashtu si Partizani, edhe Teuta e ka mendjen nga “Loro Boriçi” sot, për të parë nëse do të vazhdojë të mbetet në krye. Durrsakët sërish dalin pa humbje, duke qenë e vetmja skuadër që nuk janë mundur në këtë kampionat. Por, barazimi i djeshëm me Lushnjën e ka çuar vetëm në dy diferencën me Vllazninë, e cila, në rast fitoreje, do të ngjitej në krye, ndërsa suksesi i korçarëve do të sillte një dyshe kryesuese, bashkë me Teutën. Gjithsesi, barazimi në Lushnjë mbetet rezultat i mirë, pasi vendasit janë të rrezikshëm në “Roza Haxhiu”, gjë që e treguan edhe dje. Vendasit bënë lojë sulmuese, duke e vënë në vështirësi serioze Teutën, e cila nuk ishte në gjendje të organizohej. Pasi e mbylli në disavantazh pjesën e parë, skuadra e Maganit ndryshoi në të dytën, në kërkim të barazimit. Ia arriti me anë të të zakonshmit Daniel Xhafaj, goli i të cilit solli barazim shifrash por edhe në lojë, pasi asnjë nga skuadrat nuk arriti ta dominonte më tjetrën deri në fund.

Më në fund Tirana ka arritur të shënojë golin e dytë në kampionat, i cili i ka mjaftuar të mundë Kastriotin. Portugezi Semedo shënoi që në minutën e shtatë dhe rezultati nuk ndryshoi, pasi bardheblutë e mbrojtën fort atë, duke marrë tri pikë jetike. Në barazim 2-2 u mbyll ndeshja në Peqin midis Flamurtarit dhe Bylisit. Ballshiotët kaluan dy herë në epërsi, por pamundur ta ruanin, edhe për shkak se mbetën me nëntë lojtarë. Sakaj humbi një penallti në minutën e 80-të, por dy minuta nga fundit vlonjatët shënuan golin e barazimit. Në Laç, skuadra vendase bëri detyrën, teksa mundi Besën me gol të shënuar nga Vucaj në minutën e 23-të.

 

Kategoria Superiore

Java e 6-të

Dje

Laçi-Besa            1-0

Vucaj 23’

Flamurtari-Bylis           2-2

Qejvani 29′, Beqiri 88′ / Gërxho 24′, 53′ (p)

Kukësi-Partizani     0-1

Thana 77′

Tirana-Kastrioti           1-0

Semedo 7’

Lushnja-Teuta        1-1

Korreshi 21′ / Xhafaj 55′

Sot

Vllaznia-Skënderbeu  14:00

 

N  Skuadra      P    Gol  F    B    H

1  Teuta        12   9:5  3    3    0

2  Partizani    11   6:3  3    2    1

3  Vllaznia     10   9:2  3    1    1

4  Laçi         10   3:4  3    1    2

5  Skënderbeu   9    7:5  3    0    2

6  Bylis        8    9:7  2    2    2

7  Lushnja      8    4:5  2    2    2

8  Kukësi       7    4:6  2    1    3

9  Tirana       7    2:6  2    1    3

10 Kastrioti    6    3:6  2    0    4

11 Flamurtari   5    6:6  2    2    2

12 Besa         1    4:9  0    1    5

Flamurtari -3 pikë

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *