Lëvizjet në trupin diplomatik shqiptar, kanë prekur një numër të konsiderueshëm përfaqësish të vendit tonë në botë. Në total mësohet se nga reforma do të lëvizin 28 persona, të cilët nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit.
News 24 ka zbuluar disa prej emrave, që do te duhet të lënë detyrën që e mbajnë prej kohesh. Burimet bëjnë me dije se Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër, do të lirohet nga detyra. Po ashtu, mësohet se është liruar nga detyra në Misionin e Shqipërisë në Gjenevë të Zvicrës Fatjon Demnderi.
Ndërkohë është urdhëruar që në Misionin në Nju Jork, të lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërleni është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Në listën e siguruar, vihet re edhe shkëputja nga detyra e Xhuljeta Kekos, pjesë e Ambasadës shqiptare në Hagë.
Më herët, gjatë ditë e të fundit janë publikuat edhe lëvizjet e diplomatëve shqiptarë në Greqi. Kështu janë lëvizur Florian Nova dhe Enkelejda Riza. E po ashtu u bë publik edhe lirimi nga detyra e Pranvera Skanës, këshilltare në Ambasadën shqiptare në Londër, si dhe konsullit të Romës Edmond Kumaraku. Vendimet për të shkëputur marrëdhëniet e punës ose për transferim, janë marre për shkak së këta punonjës kanë qëndruar në detyrë përtej afatit ligjor dhe kritereve të sanksionuar në ligj.
Vetë ministri në detyrë për Europë dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka deklaruar pak ditë më parë se reformimi i shërbimit diplomatik, kryhet bazuar në nevojat e shtetit shqiptar. Cakaj ka nënvizuar se një numër i te shkarkuarve nuk ka pasur performancën e duhur në punë, si dhe kanë pasur shumë pak kontribut për të miratuar vijimin në detyrë.
l.h/ dita

Më mirë vonë se kurrë. .hiqini të paaftët dhe fodullët. ..ka shumë shqiptarë të zgjuar dhe me intelekt për të plotësuar ato vënde boll më me tarafin. ..thika duhet të vejë në kockë madje përgjegjësinë kryesore e kanë ata ish ministra që sollën sojin e tyre. ..duhet të japin llogari.
moj zhaku, me mire ato te “paaftet” qe dine te bejne pune, se sa ca rrugace qe perdhosin figuren e diplomatit duke u shkerdhyer kryqezimeve te kryeqyteteve te botes.
O shoku L.H qe ke pergatitur lajmin.
Minister ne detyre i MEPJ eshte Edi Rama.
Zevendes Minister i MEPJ eshte Genti Cakaj.
Flisni ne menyre ligjore dhe institucionale.
Nuk ekziston termi Minister ne detyre. Ky term quhet llafe kazani.
Po behet gati trupa e re diplomatike per hesap serbesh.
Po keta kush i emeroi more shokeni??? A ju kujtohet se cfare debatesh ka pasur ne komisionet parlamentare per emerimet skandaloze ne diplomaci? Kush mban pergjegjesi? Kriekaqoli si minsiter i jashtem a ka ndonje pergjegjesi apo ia ka lene kete barre Gjinos buzequmesht si shprehje me e mire e krushqillekut dhe nepotizmit. Urojme qe Gregu te lidhet me ndonje me mend e jo me ndonje trularaske se vaj halli do ta gjejme drejtoreshe doganash a ndonje ministreshe financash.