Prej ditësh qeveria akuzon opozitën se po proteston, ndihmuar dhe nga rusët. Po ashtu sa i përket kontratave të lobimit të PD-së, ata thonë se janë paguar nga rusët.
Por ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin ka një përgjigje për këto akuza. Sipas tij akuzat janë të pabaza, ndërsa ka dhe një mesazh për politikën shqiptare.
“Ne e kuptojmë shumë mirë se atje lart e dinë që këto akuza janë të pathemelta dhe të rreme. Dhe ne e kuptojmë se është shumë më e lehtë të akuzosh rusët për të gjitha mëkatet e botës, sesa të merresh me zgjidhjen e problemeve me të vërtetë të ngutshme të vendit: të luftosh korrupsionin dhe krimin, të ndalosh emigrimin e popullsisë në moshë pune, dhe t’u bësh ballë shumë sfidave të tjera, me të cilat përballet jo vetëm Shqipëria, por edhe të gjitha vendet e rajonit. Për fat të mirë, populli shqiptar e kupton këtë gjë dhe nuk i merr seriozisht këto spekulime, ashtu si edhe shumica e ekspertëve dhe analistëve të këtij vendi”, tha Karpushin në një televizion shqiptar.
Sipas ambasadorit rus, është shqetësuese që deklaratat e udhëheqësve shqiptarë nganjëherë bien në kundërshtim të plotë me faktet kur thonë se Rusia është kundër integrimit të Shqipërisë në BE.
“Sidomos zbavitëse është kur deklarata të tilla bëhen në Itali, me të cilën Rusia ka tradicionalisht marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe kulturore, si edhe ndërveprim shumë intensiv politik”, shtoi Karpushin.
v.l/ Dita

Je shume zbavites z.KARpushin kur thua qe Rusia eshte pro intergrimit te Shqiperise ne BE . Po ashtu jeni shume zbavites kur deklaroni qe Rusia ka bere te pamunduren qe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut te integrohen ne NATO dhe BE !!
Por kulmin e zbavitjes e keni kur deklaroni qe Rusia po i lutet Serbise te njohe Kosoven dhe te futet ne BE !!
Dhe e fundit zbavitje nga zbavitesi havjaro – vodka eshte se populli shqiptar e njeh mire kush eshte Rusia !?!?
Ke te drejte o zbavites qe e njohim Rusine ,e cila u rrembeu toka Bullgarise ,Serbise ,Malit te Zi e Greqise per tja dhene Shqiperise ,por siç duket ti nuk e mban mend !! Ceshtje zbavitese dhe kjo .
Cfare ti besh disa komunisteve shqiptare ,qe disa ishin idealista ,disa enderrimtare e shume prej tyre kriminela ,qe sollen racen tuaj ne thelb antishqiptare ne Shqiperi ,se me teleskopin e Kopernikut do ta shikonte Shqiperine …Mother Vodka Rasha !!
Cma nxirrni kete trapin ketu se sa here qe del ,me vjen celulari era vodka !!
I pafytyre !!!
Ky rondokopi pusht-karist ben sikur eshte engjell. Gomari ben io-io ne mes te sheshit, dhe parate e Rusise paguajne Bashistet te lobojne ne SHBA dhe ky thote eshte argetim. Per ty eshte argetim ore pusht te nderhysh ne punet e brendeshme te nje vendi, por per ne na krijon shqetesim ore. Por karma thote anglezi eshte nje bushter. Do tju kafshoje edhe juve. Mos u beni merak. Do vije edhe dita e armagedos edhe per juve.
“Opo amani ore vllezer,po ajduti ai qe ma vodhi lopen s’ka faj fare ay” (I madhi Luftar Paja)
Ruset na e kane fajin qe kane financuar,po Lobistet qe i marin s’kane faj fare ata ?!
Keta jane te gjithe vagabonde,tani na jane kthyer ke enveri i dikurshem,”fajin na e kane te huajt”
I ke thene Te gjitha me kulture. Pershendetje.
Propoganda e sotshme kunder rusise, nxitet nga qeneria ne amerike, qe jane mesuar te jetojne si parazite.
tani qe trump po perpiqet te ule gjakrat, qenerise u iken thela nga dora.
kjo nuk do te thote qe rusia na coptoi ne feta me 1913 dhe punon vazhdimisht per te destabilizuar kete vend.
Te vetmes qe i shkon per shtat, zbrazja e shqiperise, sic po ndodh aktualisht.
Rusia vec kurvat i ka me te mirat ne bote .kjo sipas Putin pra vertet zbavitese.
Sa mire do ishte sikur te ishin te verteta i nderuar ambasador .
Rusia sot nuk eshte as ne nivelin e ish Bashkimit Sovjetik , atehere Lenini i madh denoncoi me force traktatin e fshehte te Londres, duke e bere publik ,ai ishte ne kurriz te Shqiptareve.
Rusia e di shume mire te verteten e kombit Shqiptar.
Beni te pakten ate nuk e bene caret e meparshem , mbani i te drejten e mos pengoni Kosoven ne rrugen e saj.
Mos ngateroni dashurine e popullit tone per popullin Rus.
Atehere do t’ju duan dhe besojne Shqiptaret.
Zbavitu Ivan se ke plote zagare ne Shqiperi qe i paguan dhe e hedhin vallen kazaco per ju.
Gjithmone me deklarime te detyruara nga deklarata zbavitese kunder Rusise nga ana e Ambasadorit Aleksander Karpushin. Gjithmone dinjitoz Ambasadori. Kurre ne asnje rast nuk ka nderhyre ne politiken e brendeshme shqiptare. Ka qene dhe eshte ne detyre te Ambasadorit jo te urdheruesit si jane ne Tirane shume tjere Ambasadore me detyre po Guvernatore me funksioni. Nuk eshte pergjegjesi e Ambasades Ruse situata kaotike politiko-ekonomike ne Shqiperise.
E pra ambasadori me vend e ka: interesat e shqiptarise edhe interesat e Rusise nuk perjashtohen, perkundrazi. Putini si burr shteti qe eshte e kupton se ardhmeria ne balkan eshte shqiptare e jo serbe, pra edhe ai e kupton se interesi i tij eshte shqiperia e jo serbia.
Ne duhet te punojme qe te jemi mire me Rusine , mire me ameriken, mire me turqine, mire me kinen sepse ky eshte interesi i jone e jo te mbetmi vetem lolo i nje bloku. Bota eshte multidimensionale sot, pra te jemi edhe ne ashtu.