Grabitje me dhunë në Tiranë, qëllohet me levë një person

Ornela

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë.

Dy persona grabitën pronarin e një pike të këmbimit valutor duke e sulmuar gjatë kohës që lëvizte me motor. Ata e goditën 50-vjeçarin me mjete të forta (levë) dhe arritën t’i merrnin një sasi parash.

Falë reagimit në kohë të policisë, një prej autorëve u arrestua.

Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qenë duke lëvizur me motorr ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh. Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij”, thotë Policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *