Veliaj: Projektet që do transformojnë Tiranën mandatin e dytë

Ornela

Erion Veliaj siguron se në mandatin e  tij të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, do të realizohen një sërë projektesh të rëndësishme të cilat do e transformojnë tërësisht kryeqytetin.

Duke folur në emisionin “Opinion” Veliaj listoi një numër të konsiderueshëm projektesh të cilat janë planifikuar që të realizohen në katër vitet e ardhshme.  Një prej tyre është edhe përfundimi i Bulevardit të ri që projekton Tiranën e 100 viteve të ardhshme.

“Bulevardi i ri sot i ndërtuar nga Grimshaw. Kush do udhëtojë nga ky muaj në Stamboll hapet aeroporti i ri i Stambollit që është më i madhi sot në Europë do shohë të njëjtën kompani që ka bërë bulevardin e ri. Ngeci ai projekt 4 vite. Rama negocioi gjithçka deri tek financimi. U bllokua me një tabelë aty: S’na lë Edi Rama. Si s’të lë Edi Rama? Ti dy vite ishe me Saliun, kë gënjen? 2 vite me Saliun kush të pengoi ty për ta bërë?”, tha Veliaj.

Sa i përket Unazës së Re, Veliaj siguroi pas përfundimit të procedurave, brenda këtij viti, një pjesë e punimeve do të jetë realizuar.

“Unë besoj që brenda këtij viti jo vetëm do jetë bërë një pjesë e punimeve por do jetë normalizuar situata”, tha ai. Por projektet infrastrukturore do të vijojnë edhe me rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”.

Por ashtu sikurse sheshi “Skënderbej” do të rivitalizohet edhe Bulevardi “Zogu I” për t’u lidhur me Bulevardin e ri. “Rehabilitimi I bulevardit Zogu i Parë-Rikonstruksion i gjithë fasadave me veshje termike, termoizolim. Do ketë rikonceptim më të madh të hapësirave në kryqëzime. Do jetë një zgjatim me të njëjtën cilësi si Sheshi Skënderbej”, nënvizoi Veliaj.

Krahas projektit të Unazës, një tjetër projekt do të jetë edhe transformimi i Piramidës . Kjo godinë e lënë në harresë për 3 dekada, do të jetë një tjetër hapësirë për ata që do të merren me teknologjinë e informacionit. “Piramida e Tiranës është konceptuar që të ruajë efektin e hipje-zbritjes. Një ministacion ku ti mund të kesh një ekspo, një vend-pushimi, të gjitha të lëvizshme.  Në disa vende do ruhen pjesët rrëshqitëse, në disa vende të tjera do jenë me shkallë. Do jetë ekzaktësisht një ballkon  belvedere mbi majën e piramidës. Brenda do ndahet ne klasa të ndryshme, një shkollë alternative për gjithë fëmijët e Tiranës 5-15 vjeç, kryesisht për kurse të teknologjisë së informacionit”, u shpreh ai.

Një tjetër projekt i rëndësishëm do të jetë edhe ndërtimi i terminalit të autobusëve te kthesa e Kazmës që do të bashkohet edhe me stacionin e trenit. “Terminali te kthesa e Kamzës, konceptuar nga Grimshaw. Unë besoj se pjesa e stacionit të autobusëve mbaron për dy vjet. Pjesa e stacionit të trenit është diçka jashtë kompetencës sime, do e ndjekë Belinda dhe ministria e saj”, bëri të ditur Veliaj.

Puna do të vijojë edhe me ndërtimin e 17 shkollave të reja duke i dhënë fund pas 30 vitesh mësimit me dy turne në kryeqytet.

“Fillojmë nga ky muaj 17 shkolla të reja, kryesisht në pikat që quhen periurbane. Të 17-a do ndërtohen nga e para. Bashkia e Tiranës tashmë ka ngritur fonde me atë taksën për arsimin. Për të 17 Bashkia tashmë i ka fondet, ndahen në 4 lote, 5-5/4-3. Shkollat janë shpërndarë kryesisht aty ku kemi çifte e popullsi të re dhe fluksin më të madh të largimeve nga zonat e banimit për të ardhur ku është zona e shkollës”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Bashkia e Tiranës ka menduar edhe për të gjithë të apasionuarit pas florës dhe faunës e veçanërisht për më të vegjlit. Kryeqyteti do të ketë edhe një Kopsht Zoologjik Modern.  “Pjesa e kopshtit Zoologjik do ketë hyrje të re. Do bashkohet me kopshtin Botanik dhe aty shpresojmë do ketë mbi 200 të punësuar, pra duam ta trajtojmë edhe si një park të madh argëtimi. Ambiente didaktike. Jemi duke parë mundësinë që një teatër Kukullash të jetë këtu. Parkimi është I gjithi nëntokësor. Besoj do të fillojmë para zgjedhjeve punimet për Kopshtin e ri Zoologjik. Është I ndarë në tre faza. Secila fazë zgjat nga një vit. Brenda mandatit do kemi Kopshtin zoologjik”, deklaroi Veliaj.

o.j/dita

Share This Article
20 Comments
  • Z.Erjon Veliaj
    Jam emigrant gati prej 30 vjetesh jam i lumtur te jem i tille se bashku me familjen time. Me mund me djerse dhe me profesion kam dhene kontributim tim si inxhinier per kombin ku aktualisht jetoj. Do te kisha deshire te jepja sadopak kontributin tim si profesionist edhe per Shqiperine.. Per fat te keq korrupsioni ne Shqiperi eshte aq i tmershem sa dhe vete Albert Einstein te ishte gjalle shqiptaret do ta kishin nxjerre te paafte dhe pa vend pune. kam vetem nje pyetje per ju meqenese situaten ne Shqiperi e njoh:
    Pse PS dhe pasuesit e saj Rama ,ju vete nuk flisni per korrupsionin e unazes perbere nga 42 milion euro ? Nje permase e tille korrupsioni nuk ma kishin degjuar veshet asnjehere. Edhe e fundit Pjesa e ndershme dhe e afte e shqiptareve iken dhe do te vazhojne te ikin. Llumi dhe balta kane ngelur. Me fal t’ju pyes JUVE ku jeni ne variantin e pare apo te dyte ? good luck

    • @emigrant
      Cilen hale ke lene pa pastruar more qafir. Leri komentet neper blogje. Shpejt fshesen dhe ujin se te mori muti shalet.

  • ERION VELIAJ:

    Ky mashtrues gebelsian pa shkolle dhe pa arsim qe premtoi se do te nderpriste betonizimin e Tiranes dhe po ben te kunderten, qe me pare vodhi Partine G99 sikur ta kishte prone te babes se vet nuk mund te genjeje me shqyptaret me ndihmen e tullacit me shkop ne dore te Klanit, Blendi Fevziu me projekte kompjuterike ne autocad,

    sepse:

    ERION VELIAJ E KA VENDIN NE BURG PER MASHTRIMET E TIJ MAKABER ANTIKOMBETARE QE E KANE BERE TIRANEN NJE QYTET TOTALISHT TE PABANUESHEM QE MUND TE KRAHASOHET ME KANDAHARIN E AFGANISTANIT NE LUFTE

    ndryshe:

    Edhe gjyshja ime do ta bente shume me te bukur Tironen tone me lekat qe po hedh Erion Veliaj badiava ne projekte idiote per te ndertuar kulla dhe per te hedhur beton ne cdo qoshe te Tiranes me qellimin e vetem hajnine dhe kuserine makaber pushtetare, shikoni si eshte rrethuar me perbindesha gjymnazi ne qender PARTIZANI, si ky shkaterrim total ka shume ne vende te tjera, vetem qorrat fanatike nuk i shikojne dhe shoqeria jone civile e ngordhur dhe e blere me paret e droges qe hesht si askund ne Bote.

    PO PSE ME KRIMINELIN DHE HAJDUTIN ENVERIST, DOPOLAVORA FASHIST PA SHKOLLE ERION VELIAJ DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Shikoni se cfare brockullash idiote flet gerdalla e Enverit Gramoz Ruci qe te kuptoni se cfare kafshesh prehistorike e drejtojne sot Shqypnine.

    • Ti , o bastard qe vetequhesh “intelektual”, mos i mbushesh dy jave , por vafsh ne ferr , ku e ke vendin .

    • E nxorre “koken” mor INTELEKTHALE….Doli dhe deficienti i llumit psiqik per te “vjelle helmin e tij te nje psikopati patologjik per te share cdo gje te bukur dhe te mire qe behet ne vend….Phu more race e mutit ….”bir gjenetik” i Enverit…..

      • Sa leka ju ka paguar Edi Rama me parate e droges qe te hidhni jashteqitje si propaganda enveriste ne Kohen e Qepes te Partise se Punes pa asnje argument llogjik, por vetem me hungerritje derrash nga Ferma e Partise

        O BEDELA SI BOLE SERVILE TE EDVIN DROGES?

        Megjithate:

        Ja qe Edi Rama ne nje pike ra dakord me intelektualin dhe po kerkon te prishe dhe te rafshoje Muzeun Historik Sovjetik qe ndertoi goca e Fecor Shehut si nje Kulceder Komuniste mu ne mes te sheshit te kryeqytetit, por intelektualit i u desh nje periudhe 30 vjecare t’i mbushe mendjen dallkaukeve enveriste me pushtet, prandaj le ta degjojme Erion Veliajn se cfare mendon per kete QOFTE idiote te arkitektures bolshevike si “dopolavoro sovjetike” ne mes te Tiranes,

        sepse:

        Nuk i erdhi zeri fare ne emisionin OPINION te tuallacit me shkop ne dore, Blendi Fevziu

        • O INTELOBOLE ,me qe vetequhesh keshtu se te pelqen,cdo te shkruash pas Qershorit? me siguri do te rrish te kafe 17 Nentori me kompjuterin perpara si cdo dite dhe do vazhdosh vjelljen logore shoqeruar me kujtimet e Enverit qe te ka …teteme….

  • Ky djalë nderon Ps dhe shqiptarët.Shyqyr që është i vetmi me vlerë.I themi të mos harxhojnë asnjë forcë e të mos bëjë fushatë fare.Tu a dhjese kundërshtarëve sidomos ata në PS.Për të do votojnë edhe Pd istët e Tiranës.I është e ardhmja e Shqipërisë.

    • Ky djali, qe nderroi PSne me Rilindjen ka punuar me Berishen per kete nderrim.
      Prandaj nderoheni sa te mundeni qe te cnderoheni deri ne fund.
      PSja sherbeu si surrogato per pjellen e Berishes. E mbarti vezen e Berishes te ngjizur nga Ramuti dhe Veliaj, dhe perfundimi eshte qe PS tani ka dobicin e Berishes ne krye: Rilindjen

  • Keto bukurit e Tiranes ju i kini shpalosur ne “TV”Klan”?Edhe intervistat qeveritaret tane qofshin ata te qeveris qendrore apo edhe ata te asaj vendore ,i japin neper TV privateTV “publik”qe vazhdon te quhet akoma RTSH d.m.th.shteteror,?eshte braktisur nga qeveritaret tane ,por nuk i ka mbetur as “publikut”sepse ne ate TV.vetem “publiku nuk flet”,Publiku eshte vetem per te paguar taksen e TV Keta TVprivate paguajne me mire sigurisht se jane me te pasur apo terheqin me shume nga qeveria qe i mbush me reklama!

  • Keto bukurit e Tiranes ju i kini shpalosur ne “TV”Klan”?Edhe intervistat qeveritaret tane qofshin ata te qeveris qendrore apo edhe ata te asaj vendore ,i japin neper TV privateTV “publik”qe vazhdon te quhet akoma RTSH d.m.th.shteteror,?eshte braktisur nga qeveritaret tane ,por nuk i ka mbetur as “publikut”sepse ne ate TV.vetem “publiku nuk flet”,Publiku eshte vetem per te paguar taksen e TV Keta TVprivate paguajne me mire sigurisht se jane me te pasur apo terheqin me shume nga qeveria qe i mbush me reklama! Po”AMA”ku eshte ,apo edhe ajo ngjyen tek privatet si tere qeveritaret!

  • Per Erjon Veliajn penso Pozitivo. Eshte puntor, dhe serioz, dhe me Bravo nga shefi tij piktori KM.

    • Hahahaha….Tol francezi pash zotin sa ju paguan Lali Eri per furca te tilla neper forume? He loqe, trego.

  • Llac shoku Ropi, llac..
    Beton hidhi, dhitja rracen gjithe Tirones. Merrni leke sa te siguroni dhe dhjete breza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *